-
VIDEO
Stuhi të forta ere, rrëzohet kamioni në urën e Milotit! Krijohet trafik
Qarku i Lezhës është përfshirë nga stuhi të fora dëbore. Në urën e Milotit për shkak të erës së fortë është rrezuar një kamion. Ndërkohë është krijuar edhe trafik i rënduar.
-
VIDEO
Shi dhe borë në qarkun e Lezhës! Mungesë energjia dhe vështirësi lëvizje ne disa zone në Mirditë! Pezullohet lundrimi për mjetet e peshkimit
Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore ka përfshire dhe Qarkun e Lezhës. Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile prej mbrëmjes të së premtes zonat fushore në Bashkitë Lezhë dhe Kurbin janë përfshire nga reshjet e shiut me itensitet të lartë dhe mesatar, por fatmirësisht pa krijuar probleme. Ndërsa territori i Bashkisë Mirditë është përfshire nga reshjet e dëborës, trashësia e së cilës arrin nga 5 deri në 25 cm në varësi të zonave.
-
VIDEO
Lihet në burg mjeku besimtar Dervish Hasi, prokuroria i ndryshon akuzën për trafikim me të mitur dhe pornografi
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për mjekun kirurg Dervish Hasi. Për të ka ndryshuar akuza nga "prostitucion" që u akuzua fillimisht në "trafikim i të miturve" dhe "pornografi"
-
VIDEO
Reshjet e dëborës, bllokohet aksi rrugor Bogë-Qafë Thore! Dhe rruga Fushë Arrëz- Iballë e bllokuar
Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
-
VIDEO
Kamëz/ Dogjën ekskavatorin e një gurorje në Herraj me vlerë 150 mijë euro, 2 të arrestuar
Policia ka vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim pasi dogjën eskvatorin e një gurorje në fshatin Herraj në Zall-Herr
-
VIDEO
Stuhi të forta në Dibër, gazetari i Report Tv mbulohet nga dëbora në Qafë-Murrizë
Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje dhe stuhi të forta dëbore.
Gazetari i Report Tv, Mahir Jangulli, i cili ka dalë në terren në bypassin e Qafë-Murrizës, aks i cili është bllokuar si pasojë e dëborës e kishte të pamundur që të raportonte, për shkak të stuhisë së fortë së borës.
-
VIDEO
Moti i keq, policia e Shtetit: Jemi në gatishmëri në gjithë vendin për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve e qytetarët
Policia e Shtetit bën me dije se për shkak të vështirësimit të qarkullimit të mjeteve, nga reshjet e shiut dhe të borës, ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ofruar ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve.
-
VIDEO
Nisin reshjet e dëborës në Korçë e Pogradec
Edhe qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore. Sipas të dhënave vetëm në Qafë-Thanë dhe Qafë-Plloçë ka reshje dëbore me intensitet të ulët.
Në zona të tjera reshjet shiu, ndërsa në vazhdim parashikohet dëbore në të gjithë qarkun. Sa i përket energjisë elektrike aktualisht s’ka probleme.
Zona e Vlocishtit ka pasur probleme me energjinë ku 580 abonentë ishin pa energji por pas punës intensive energjia u rikthye.
Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në qytetin e Pogradecit.
-
VIDEO
Kishin harruar ngrohësen ndezur, digjen plotësisht 3 apartamentet në Memaliaj
Tre apartamente janë djegur plotësisht në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në lagjen nr.3. Nga zjarri janë djegur tre apartamente në katin e dytë, ndërsa tre të tjerë po në katin e dytë u prekën pjesërisht nga flakët
-
VIDEO
Grabitet dyqani ushqimor në Fier, autori thyen xhamin dhe merr 5000 lekë
Një dyqan ushqimor është grabitur në Fier
-
VIDEO
Nuk përdorën zinxhirët, bllokohen disa makina në segmentin Ura e Vashës në rrugën e Arbrit
Rreth 10 makina janë bllokuar për shkak të mospërdorimit të zinxhirëve në Planin e Bardhës, segment i rrugës Ura e Vashës-Qafa e Buallit, në rrugën e Arbrit. Pritet ndërhyrja e borëpastrueseve dhepër hapjen e qarkullimit.
-
VIDEO
Dëborë në Rrugën e Kombit, segmenti i qarkullueshëm normalisht
Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore në vend. Në rrugën e Kombit ka reshje dëbore, por segmenti qarkullohet normalisht.