-
VIDEO
Sonte në 21:00 në ‘Repolitix’ sondazhi i parë për vitin 2024, a duhet që SPAK të kërkojë arrest me burg për Berishën
-
VIDEO
Berisha si Beleri, kërkon leje nga SPAK (16 janar 2024)
Avokatët e Sali Berishës i janë drejtuar me kërkesë zyrtare SPAK-ut, për të marrë leje që ish-kryeministri në arrest shtëpie, të marrë pjesë në seancat plenare, në ushtrim të detyrës së deputetit. Në emisionin "Repolitix" të ftuarit e komentuan si një blof të qëllimshëm të Berishës
-
VIDEO
Burgu i mbipopulluar i sigurisë së lartë në Drenovë! Avokati: Gjykatat të japin masa sigurie më të lehta
Duke iu referuar shifrave zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve, mësojmë se kapaciteti është 382 vende, por aktualisht janë 83 të burgosur mbi kapacitetin. Burimet thanë se disa të dënuar i janë drejtuar me peticion Ministrisë së Drejtësisë për kushtet e vështira që vijnë si pasojë e mbingarkesës, por kërkesa s’ka marrë zgjidhje.
-
VIDEO
Nis puna për rehabilitimin e Lungomares së Durrësit, Sako: Punimet zgjasin 6 muaj, ndërhyrje dhe te ‘Sfinksi’
Ka nisur puna për rehabilitimin dhe zgjatimin e shëtitores Taulantia, njohur si Lungomare e Durrësit. Kryetarja e bashkisë, Emirjana Sako tha se punimet do të përfundojnë para sezonit veror
-
VIDEO
Rithemelimi nuk lejoi fjalimin e Presidentit në Kuvend, Poli Hoxha: Begaj është treguar asnjanës! Rama po përdor kaosin për të kaluar ligjet pa debat
Gazetari Poli Hoxha ka komentuar në Report Tv seancën plenare të ditës së djeshme, ku deputetët e Bardhit dhe Rithemelimit, vijuan me skenarin për bllokimin e punës, ku nuk lejuan as fjalimin e Presidentit Bajram Begaj.
-
VIDEO
Djali 3 vjeç i vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, babai i Brian Spahiut për Report Tv: Prokurorja Felaj do të prishë provat
Pasi publikimit të lajmit se klinika e Roland Xhaxhos nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime stomatologjike në momentin që ka kryer ndërhyrjen e 3-vjeçarit Brian Spahia që humbi jetën, i ati Bledari kërkon që prokurorja Alma Felaj të hiqet nga kjo çështje.
-
VIDEO
Hasani takohet me Osmanin: Shqipëria do jetë zëri i Kosovës në forumet dhe organizatat ndërkombëtare
Në vijim të vizitës në Kosovë, ministri i Jashtëm, Igli Hasani është takuar me presidenten Vjosa Osmani. Hasani shkruan se Shqipëria do të vazhdojë të jetë mbështetësja dhe zëri i Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare.
“Mirënjohje për mikpritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Diskutuam thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe situatën aktuale në rajon. E sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria është do të vazhdojë të jetë përherë mbështetësja më me zë e Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare”, shkruan Osmani.
-
VIDEO
Censi 2023, Dhuli: Po përpunojmë të dhënat, gati për publikim në qershor! Ka edhe qytetarë që refuzuan të përgjigjen
Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka dhënë një konferencë për mediat lidhur me procesin e Censit. Dhuli tha se të dhënat do jenë gati për publikim në qershor, të cilat do japin informacione lidhur me demografinë, ekonominë, arsimin apo shëndetësinë.
-
VIDEO
Aksident tragjik në Turqi! Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 9 të vdekur dhe 30 të plagosur
Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë
-
VIDEO
E rrethuar me mure 2 metër e tela me gjemba! Vila 2 katëshe ku dyshohej se ishte fshehur Eljon Hato! Filmuan me kamera bastisjen e RENEA-s
Policia ka pasur informacion se Eljon Hato, i njohur dhe si ushtari i Ervis Martinajt të ketë qenë në banesën e vëllait të tij në fshatin Grudë të Shkodrës. Banesa dy katëshe e përbërë e tëra nga druri është e rrethuar me një mur gati 2 metra të lartë, që kudo vëzhgohej nga kamerat e sigurisë. Mbi muret e oborrit ka gjithashtu tela me gjemba për ta bërë edhe më të vështirë hyrjen brenda saj. Sikur të mos mjaftonin kjo banesa ruhej dhe nga 2 qen të rracës kangal, të cilët kanë qenë të zgjidhur në momentin kur ka ndërhyrë FNSH dhe RENEA. Kanë qenë pikërisht kamerat e sigurisë së banesës së Elkier Hatos që kanë filmuar operacionin e bastisjes së RENEA-s.
-
VIDEO
U miratuan nga Kuvendi, betohen në Presidencë 3 ministrat e rinj
Një ditë pasi dekreti për emërimin e tyre u miratua në Kuvend, sot janë betuar në presidencë tre ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
-
VIDEO
Në arrest shtëpie për korrupsion, Berisha kërkesë në SPAK: Më lini të marr pjesë në Kuvend
Avokatët e Sali Berishës i janë drejtuar me kërkesë zyrtare SPAK-ut, për të marrë leje që ish-kryeministri në arrest shtëpie, të marrë pjesë në seancat plenare, në ushtrim të detyrës së deputetit. Nga 30 dhjetori Berisha e ka thyer thuajse çdo ditë vendimin e gjykatës duke mbajtur fjalime nga dritarja, në kundërshtim me vendimin që i lejon komunikimin vetëm me rrethin e ngushtë familjarë