-
VIDEO
Atentati ndaj Zamir Kalemit, një mjet e ndoqi gjatë gjithë ditës më pas u ekzekutua!
Një automjet i dytë është gjurmuar nga grupi hetimor, i cili dyshohet se ka ndjekur përgjatë gjithë ditës Zamir Kalemin, ditën e atentatit në Tiranë. I njëjti mjet dyshohet se ka larguar nga vendi i ngjarjes tre autorët.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Përfaqësuesit e OSBE-së takohen me Gjiknurin, në 14:00 do takohen me Alibeaj
Një ditë pas letrës së firmosur nga dy kryetarët e komisionit bipartizan, përfaqëuesit e zyrës së OSBE-së ishin sot në kryesi për tu takuar me bashkëkryetarin Damian Gjiknuri.
-
VIDEO
Aksident në superstradën Lëzhë-Milot, makina përplas motoçikletën, 2 të plagosur
Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit
-
VIDEO
Forcat RENEA dhe FNSH aksion në Shkodër për arrestimin e Eljon Hatos, mik i Ervis Martinajt
Dhjetëra efektivë policie të RENEA-s dhe FNSH në Shkodër kanë bastisur një banesë në fshatin Grudë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ata kanë bastisur banesën e Eljon Hatos, një emër i njohur për drejtësinë, ndërsa njihet edhe si mik i Ervis Martinajt
-
VIDEO
Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim dhe prodhim lëndës narkotike është arrestuar në zonën e Sharrës në Tiranë.
33-vjeçari Roland Lamuça rezulton i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar Lamuçën me 3 vjet e 4 burgim, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e Policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.
-
VIDEO
“Il fumo”/ Tregtonte cigare puro kontrabandë dhe fshihte të ardhurat, pranga 32-vjeçarit në Tiranë
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Il fumo”.
I riu u arrestua pasi tregtonte cigare puro, të dyshuara të kontrabanduara, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Ndërkaq, u proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas, të cilët gjithashtu tregtonin cigare puro të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat.
-
VIDEO
Zjarr në një apartament në katin e 9-të të një pallati në Fier, shpëton i moshuari
Një zjarr ka rënë gjatë natës në një banesë në katin e 9-të të një pallati shumëkatësh në lagjen Apolonia në qytetin e Fierit. Zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që në banesë ndodhej i vetëm një i moshuar me probleme me shikimin.
-
VIDEO
Gripi mbush urgjencën e Fierit, mjeku: S’ka vend për panik! Ja masat që duhet të merrni
Me 150 vizita në ditë, urgjenca e Fierit po përballet me fluks pacientësh, prekur nga gripi dhe virozat. Bluzat e bardha kërkojnë që qytetarët të paraqiten tek mjeku i familjes nëse shfaqin temperaturë e koll. Ndërsa të sëmurët kronikë mund të kenë komplikacione nga gripi ndaj rekomandohet vizita në spital.
-
VIDEO
Dyfishohen turistët në Kolonjë, kryebashkiaku: Sfidë akomodimi! Operatori turistik: Dominojnë gjermanët, çekët e polakët
Ashtu si në mbarë vendin, numri i turistëve është rritur edhe në Kolonjë. Duke bërë një krahasim të shifrave, Kryebashkiaku Erion Isai, shprehet se ka ardhur koha për të shtuar njësitë akomoduese.
-
VIDEO
‘Vuani nga skleroza’ debate në sallën e gjyqit mes grupit të Shullazit dhe mjekëve për ekspertizën ndaj të penduarit të drejtësisë Luftar Reçit
Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ka shkaktuar debate të forta mbi ekspertizën psiko-ligjore të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi
-
VIDEO
Vrasja e Vajdin Lamajt e Klodian Saliut, dëshmon Agron Kuliçaj
Ish-zv drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, dëshmon në procesin ndaj Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdin Lamaj e Klodian Saliut.
-
VIDEO
‘Banorët po kërkonin kokën e një njeriu’, Kllokoqi tregon si arriti të filmojë masakrën e Reçakut: Bota u zgjua me ato imazhe e më pas ndërhyri NATO
Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës së Reçaku, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999. Por, si u dokumentua kjo masakër që më pas solli edhe kthesën e historisë për Kosovën.
Sylejman Kllokoqi, kameramani kosovar i Associated Press, tregoi për Report Tv momentet e para kur arriti të filmonte masakrën e Reçakut. Fuqia e këtyre imazheve, për Kllokoqin fillimisht ishte e paimagjinueshme, derisa pamjet e masakrës iu dërguan Associated Press dhe bota u zgjua me ato imazhe. Falë këtyre filmimeve në Kosovë ndërhyri ushtarakisht NATO.
Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Aglliu, tregon se në momentin e parë që ka mbërritur në Reçak, ku disa banorë po kërkonin kokën e një njeriu të varë, e më pas ka parë edhe trupat e viktimave të tjera nga kjo masakër.