-
VIDEO
Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, përplasen 2 automjete për shkak të lagështirës! Krijohen radhë të gjata trafiku
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë - Pogradec, në vendin e quajtur Qafë-Plloçë. Mësohet se dy mjete që lëviznin në sens të kundërt janë perplasur me njëra tjetrën si pasojë e lagështisë në rrugë.
-
VIDEO
Tentoi të vidhte në një lokal ditën e djeshme, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë! Dyshohet si autor i 4 grabitjeve të tjera në kryeqytet
Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e komisariatit nr.2 në Tiranë pasi tentoi të vidhte një lokal gjatë ditës së djeshme (17 janar) në rrugën “Pjetër Bogdani”.
-
VIDEO
AMP nis hetimet për një grup kriminal të shpërndarjes së drogave në Tiranë! Pjesë e tij një sirian dhe efektivi i antidrogës në Shkodër (EMRI)
Report Tv dhe Shqiptarja.com mëson se në fokus të hetimeve është një person, tashmë i arrestuar me origjinë nga Siria, por që ka edhe shtetësi shqiptare. Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka dyshime të forta se ky i fundit ka përfshirë në skemën e shpërndarjes të lëndëve narkotike edhe efektivë të policisë.
-
VIDEO
E rëndë në Tiranë/ Arrestohet kirurgu besimtar, akuzohet se shfrytëzoi 16 vjeçaren për prostitucion për 2 vite! E prezantonte si gruan e katërt
Report TV mëson se mjeku kirurg Dervish Hasi, 42 vjeç është arrestuar nga Komisariati nr. 1 në Tiranë pasi akuzohet prej disa kohësh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur rreth 16 vjeçe për prostitucion. Të miturën e prezantonte si gruan e tij të katërt, pasi 3 gra i kishte në shtëpi.
-
VIDEO
Pukë/ Makina del nga rruga për shkak të lagështirës dhe përfundon në lumin Fan, shpëtojnë mrekullisht babë e bir
Babë e bir kanë shpëtuar mrekullisht, pasi makina me të cilën udhëtonin për shkak të lagështirës ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan në fshatin Hadroj
-
VIDEO
Si mbijeton Belind Këlliçi i papunë? Fakte të rënda për pastrim parash gjatë fushatës
Shqiptarja.com zbulon faturat me milionat e paguara nga Belind Këlliçi ndaj televizionit Syri të familjes Berisha, të pajustifikuara se nga vijnë si burim të ardhurash. Hetime për paratë në fushatën luksoze që bëri për kryebashkiak i Tiranës.
-
VIDEO
Lapardhaja: Berisha i lidhur në banesë, opozita të ndahet nga ish-kryeministri!
Analisti Namir Lapardhaja ka komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar në ‘Repolitix’ në Report Tv, ku 62% e shqiptarëve mendojnë se SPAK duhet të kërkojë arrest me burg për Sali Berishën.
-
VIDEO
Zbardhet udhëzimi për zbritjen e çmimeve të referencës nga 1% çdo vit, por jo më shumë se 30%
Miratohet formula e re për taksimin e pasurive të paluajtshme në rast shitjeje, dukë përfshirë zbritje 1% të vlerës për çdo vit përdorimi, por zbritja nuk do të jetë më shumë se 30% e çmimeve të referencës
-
VIDEO
Hidhte mbetje në rrugë, gjobitet me 500 mijë lekë të vjetra drejtuesi i një mjeti në Fushë-Krujë
Policia rrugore e Krujës ka gjobitur me 500.000 leke te vjetra një drejtues mjeti i cili hidhte mbeturina nga mjeti.
Bëhet me dije se është gjobitur Ilirjan Burimi i cili në aksin Fushë-Krujë-Thumanë ka hedhur mbetje në rrugë.
-
VIDEO
Tirana ka dy vite pa fitore në Durrës, Julian Ahmataj: Kemi dy mungesa, nesër na duhen tri pikët
Teuta dhe Tirana luajnë nesër në orën 17:00 në "Niko Dovana" të Durrësit, për javën e 20-të në Superligë. Bardheblutë kanë dy vite që nuk fitojnë në transfertë me Teutën, fakt ky që është anashkaluar nga trajneri Julian Ahmataj. Përpara medieve, trajneri ka thënë se kanë dy mungesa për nesër, me Najdovskin dhe Patrick që ende nuk janë gati.
"Jemi stërvitur me ritëm të lartë dhe jemi gati për ndeshjen. Do të jemi në maksimum nesër, pasi Teuta është gjithnjë një skuadër e vështirë dhe e mirë, pavarësisht pozicionit që ka në renditje dhe nuk e meriton atë vend. Mendoj se është një ndeshje e vështirë. Ndeshjet nuk janë të njëjta. Besoj se vështirësia e kundërshtarit duket, por ne kemi objektiva të tjerë, objektiva madhorë dhe për këtë arsye duhet të jemi në maksimumin tonë dhe të dalim me fitore", tha fillimisht Ahmataj.
-
VIDEO
Kolonjë/ Harroi një qiri ndezur, çobani gjendet i djegur në kasollen e bagëtive
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Oseckë në Leskovik. Sipas informacioneve nga policia një 49-vjeçar (çoban) është gjetur i djegur në kasollen e bagëtive
-
VIDEO
Rama në takimin e CSU: Shqipëria shembull suksesi në rajon! Forcojmë marrëdhëniet me Gjermaninë
Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU)