-
VIDEO
Sot dita e dytë e mbledhjes së qeverisë në Shëngjin! Priten konkluzionet dhe mbledhja me dyer të mbyllura
Në Shëngjin vijon dita e dytë e mbledhjes informale të qeverisë. Pas analizës së punës, dita e sotme do u dedikohet konkluzioneve të këtij takimi dyditor me mbi 70 funksionarë, si edhe objektivave të vitit 2024 dhe ndarjes së detyrave për të gjithë të pranishmit.
-
VIDEO
Tragjedia e Gërdecit, paraqitet në GJKKO ish-ministri Fatmir Mediu
Ish-ministri Fatmir Mediu i cili është vënë nën akuzë nga SPAK për tragjedinë e ‘Gërdecit’ është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO.
-
VIDEO
9 orë në SPAK për sterilizimin, Beqaj: Seancat e marrjes në pyetje do vijojnë, presim raportet e KLSH! Më kthyen dy dokumentet e një udhëtimi jashtë
Ka dalë pas rreth 9 orësh nga SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ku ishte thirrur në lidhje me hetimin për koncesionin e Sterilizimit. Ai tha se sencat e marrjes në pyetje do të vijojnë pasi çështja është komplekse. Ndërkaq njoftoi se sot ka marrë dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që i ka pasur të sekuestruara.
-
VIDEO
Vrau Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj kërkon lirimin nga regjimi ’41 biss’
I dënuari për vrasje Sokol Mjacaj synon të dalë nga izolimi në sistemin 41 Bis përmes një ankimi në gjykatën e posaçme. Ai ka kërkuar rrëzimin e urdhërit të ministrit të drejtësisë që u dha në të njëjtën ditë kur vrasesi i turistëve çekë në Shkdoër, ekzekutoi të dënuarin Arben Lleshi brenda qelisë në burgun e Peqinit.
-
VIDEO
'Gjithë Tirana mbushi stadiumin për stërvitjen e Gjermanisë', Uvil Zajmi për Report TV: Lidhjet e Beckenbauer me Shqipërinë dhe miku shqiptar i legjendës së futbollit
Për "Sot Live në Shqipëri" në Report TV, Uvil Zajmi rrëfeu disa nga momentet e Beckenbauer në vendin tonë.
-
VIDEO
Përfshihen nga flakët barakat e komunitetit rom në Shkodër, s’ka të lënduar
Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në Shkodër, në disa baraka ku jetojnë anëtarë të komunitetit rom.
-
VIDEO
Atentati ndaj Gëzim Sinomatit në Vlorë, në makinën e autorëve bllok betoni për mbështetjen e snajperit
Ekzekutimi i 23-vjeçarit Gëzim Sinomati ka dyshime se është kryer nga një vrasës profesionist me pagesë. Gëzim Sinomati është qëlluar nga sedilja e pasme e makinës në një distancë prej 35-40 m.
Burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, thonë se në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi. Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gaboi. Arma nuk është gjetur dhe as gëzhoja deri në këto momente.
-
VIDEO
Shisnin drogë pranë shkollave dhe në lokale nate në Durrës, 3 të arrestuar, 1 në kërkim
Policia ka vënë në pranga, Artur Jangozi, 50 vjeç, Arolt Jangozi 24-vjeç, babë e bir të dy banues në Fushë-Krujë dhe Ridvan Kapllanin 27-vjeç dhe u shpall në kërkim një tjetër shtetas, pjesëtar të këtij grupi
-
VIDEO
52 vite më parë, kur Panajot Pano driblonte dhe shkëlqente kundër Franz Beckenbauer
12 qershor 1971, Gjermani Perëndimore 2-0 Shqipëri për kualifikueset e Euro 1972. Sfida e Karlstruhes u luajt me afro 55 mijë tifozë në stadium dhe kuqezinjtë e trajnerit Loro Boriçi zhvilluan lojë të mirë, paçka se pësuan dy gola në pjesën e parë nga Gunter Netzer dhe Jurgen Grabouski.
-
VIDEO
Situata nga mot, në Rrugën e Kukësit ka prezencë ngricash! Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes
Rënia e temperaturave përgjatë 24 orëve të fundit është shoqëruar me reshje të dobëta në zonat e thella malore mbi 700 m dhe stuhi në qarkun e Kukësit.
Në zonat e larta malore si në Shishtavec e fshatrat përreth ka patur mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës informoi se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.
Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Edhe Rruga e Kombit është përfshirë nga reshjet e borës, por sipas njoftimit të kompanisë mirëmbajtëse sasia e borës është shumë e vogël. Sipas kompanisë temperaturat janë shumë të ultë dhe ka rrezik ngricash dhe lagështia e tepërt.
-
VIDEO
Tiranë/ I gjejnë granata, municion luftarak e kallashnikov në banesë, në kërkim 50 vjeçari
Granata, krehra pistolete dhe kallashnikovi, municion luftarak, i kishte fshehur në një enë prej bakri në banesë në fshatin Vilëz, Zall Bastar.
-
VIDEO
Blindohet Vlora! ‘Buzëderri’ nga burgu në varrimin e të birit Gëzim Sinomati! E shoqërojnë 100 policë! 23-vjeçari u ekzekutua nga vrasës profesionist
VLORË- Qyteti i Vlorës është blinduar nga forcat policore në përpjekje për të garantuar rendin, në një kohë kur Sokol Sinamati, i njohur si 'buzëderri' ka marrë leje nga burgu për të qenë i pranishëm në ceremoninë e varrosjes së të birit Gëzim. Rreth 100 forca policie janë angazhuar për të shoqëruar Sokol Sinomatin, ish anëtar i bandës së Gaxhait.