-
VIDEO
‘Babi i tha unë ty do të bëj të vrasësh veten!’ Zbardhet dëshmia e djalit të Bedrie Lokës: Edhe natën kur piu helmin kanë bërë sherr
Është zbardhur dëshmia e djalit të Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila i dha fund jetës në 2 janar të këtij viti. Djali ka deklaruar se babai i tyre ushtronte dhunë ndaj mamasë dhe se një herë ai nga Greqia e ka kërcënuar duke i thënë se ‘unë ty do të bëj të vrasësh veten’.
-
VIDEO
Nga nesër rënie pritet e ndjeshme temperaturash, meteorologia: Në zonat malore do të arrijnë në -5 gradë
Rënia e menjëhershme e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në juglindje dhe në veri të vendit
-
VIDEO
‘Bedria u përmend në spital, na kërkoi falje pse piu helmin’ flet vëllai i Xhemal Lokës: S'është dhunuar, fëmijët janë kërcënuar nga dajat
Vëllai i Xhemal Lokës, Fatmiri para gjykatës së Durrësit ka hedhur poshtë akuzat e vëllezërve të Bedrie Lokës, se ajo është shtyrë drejt vetëvrasjes nga bashkëshorti i saj i cili e dhunonte.
Sipas tij, i vëllai nuk e ka dhunuar Bedrie Lokën dhe se vëllezërit e saj do të marrin përgjegjësi për akuzat që hedhin ndaj tyre. Ai tregoi se ka qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm në spital kur ishte shtruar Bedria Loka dhe në momentin që ishte përmendur kishte kërkuar falje pse kishte pirë helmin.
-
VIDEO
Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës, vjehrra: Xhemali i fali dhe humbjen e 40 mijë eurove! Bedrija fjeti mbi lekët e djalit tim
Nëna e Xhemal Lokës, vjehrra e 41 vjeçares e cila humbi jetën pasi piu fotoksinë ishte sot në gjykatën e Durrësit ku i biri ka dalë për vlerësim të masës së sigurisë.
Vjehrra mbrojti djalin duke thënë se ky I fundit Ia kishte falur postimin në Tik Tok ku denigrohej fytyra e saj madje flet dhe për një shumë prej 40 mijë eurosh që kanë humbur në banesë
“Faqen e hapi Kushërira e Bedrijes nga nëna, goca e tezes. Kështu thoshte Bedrija. Nuk ka thënë gjë Xhemali, ia fali edhe letkët ia fali. Bedrije Bushi ka fjetur mbi lekët e djalit tim"
-
VIDEO
‘Edhe unë si Bedrija!’ Gruaja nga Tropoja rrëfen në Report Tv tmerrin e 25 viteve martesë! Burri e nipi i tij më rrahin, s’më lënë të punoj tokën! Apel për ndihmë
Rasti i Bedrijës nuk është i vetëm. Një grua nga fshati Hoxhaj e Tropojës së vjetër telefonoi sot në emisonin “Shtypi i Ditës dhe ju" me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv për të denoncuar dhunën dhe kërcënimet nga bashkëshorti e familja e tij. Pa zgjidhje dhe pa ndihmë nga policia dhe pushteti lokal gruaja kërkon ndihmë nga ministri të Brendshëm, Balla e instancat e tjera shtetërore në Tiranë.
-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulajt në Lezhë, kamera e sigurisë zbuloi portugezin Ruben Saraiva! Hoqi maskën kur mori motorin të largohej
28-vjeçari Portugez Ruben Saraiva i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin, u zbulua përmes një kamera sigurie.
-
VIDEO
'Ciceron'/ Kultura në një ‘klik’: ‘Mirdita në fotografi’ në Shtëpinë e Europës! ‘Alkimia e trupave & entitete të tjera’ në galerinë ‘NAAN’! Java nis me humor në Teatrin e Korçës
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
-
VIDEO
Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, dyshohet se u konfiktuan për radhën e zbritjes nga trageti! Në pranga 3 malazezë
Dhuna ndaj 3 shqiptarëve Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi në Herceg Novi të Malit të Zi, mesditën e 6 janarit, dyshohet se zanafillën e ka në momentin që ata po zbrisnin nga trageti. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shqiptarët janë konfliktuar me shtetas të tjerë malazez për radhën e zbritjes nga trageti. Konflikti verbal i nisur aty, me sa duket nuk është arritur të mbyllet në moment.
Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë ndjekur makinën e shqiptarëve, apo kanë qenë të tjerë të cilët janë njoftuar miq të tyre malazez për të goditur shqiptarët.
Të tre në dëshmitë e tyre nuk e kanë përmendur faktin që ka pasur një përplasje gjatë kohës që po zbrisnin nga trageti. Policia malazeze akoma nuk ka lokalizuar agresorët, pjesa më e madhe e të cilëve janë identifikuar tashmë. Në pranga kanë rënë shtetasit Branko Vuksanović, Sergej Dević dhe Kosto Dunđerovic.
-
VIDEO
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, bashkëshorti del sot në gjyq, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Ngjarja e rëndë u shënua më 2 janar por u bë publike më 5 janar 2024. Bashkëshorti pretendonte se 41 vjeçarja kishte vrarë veten pasojë e një denigrimi që po i bëhej figurës së saj në TikTok por dëshmia e fëmijëve çoi në një pistë tjetër hetimi.
Më 6 janar blutë e Durrësit arrestuan bashkëshortin, Xhemal Loka, për të cilin fëmijët e 41-vjeçares i rrëfyen policisë se kishte tentuar ta vriste pasi ishte kthyer nga Greqia, vend ku punonte në mënyrë sezonale.
-
VIDEO
Vlorë, plumb në kokë 23 vjeçarit në ballkon, po pinte cigare! Dyshohet se u ekzekutua me snajper! 2 persona ndihmuan autorin të largohej
Policia vijon hetimet për të zbardhur ekzekutimin e tipit mafioz të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati. I riu u qëllua me snajper në ballkonin e banesës në Vlorë ku kishte dalë të pinte cigare. Një plumb i mori jetën, ndërsa pas vrasjes u fikën dritat në zonën përreth. 14 persona janë shoqëruar deri tani. Mjeti i autorëve u djeg në lagjen 24 Maji, por arma e krimit nuk është gjetur.
-
VIDEO
Vlorë, një orë pas ekzekutimit të 23 vjeçarit, gjendet “BMW” e djegur! Policia: E autorëve, u larguan duke përfituar nga errësira
Kur ka kaluar më shumë se një orë nga ekzekutimi i 23 vjeçarit Gëzim Sinomati, rreth orës 23:20 është gjetur një automjet i djegur pranë stacionit të trenit në dalje të qytetit të Vlorës.
-
VIDEO
Breshka e rrallë 'kareta-kareta' gjendet e ngordhur në bregdetin e Durrësit
Një breshke deti e llojit ‘kareta-kareta’ ka dalë në bregdetin e Durrësit këtë mëngjes.
Breshka e madhe me zhguall të bardhë dhe njolla të kuqërremta, nuk ka shenja plagësh në trup, çka të çon në përfundimin se ajo ka zgjedhur brigjet tona për të përfunduar ciklin jetik.
Ajo peshon rreth 30 kg. Kjo specie është parë rrallë në ujërat tona.