-
VIDEO
I grabitën para 70-vjeçarit, pranga 3 adoleshentëve në Vlorë! Momenti kur arrestohen
Policia i ka arrestuar në befasi tre adoleshentët, teksa ata ecnin të vetëm nëpër rrugë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Blindohet Vlorë, Sokol Sinomati i njohur me nofkën ‘buzëderri’ merr leje nga burgu për varrimin e djalit
Më shumë se 100 forca policie janë angazhuar në Vlorë, pasi Sokol Sinomati, i njohur me nofkën ‘buzëderri’ ka marrë leje nga burgu dhe po merr pjesë në ceremoninë motorë të djalit të tij Gëzim Sinomati i cili u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit me snajper. Report Tv sjell pamjet kur dhjetëra makina policie shoqërojnë ish-anëtarin ë bandës së Gaxhait.
Sokol Sinomati i dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me biçikletë.
Në 2014 Gjykata e Lartë atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati me pseudonimin “Buzëderri”, të dy ushtarë të bandës së Gaxhait - të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim me 16 vite burgim.Por duke qënë të dënuar për një tjetër krim në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku, Sonomati mbeti në burg.
-
VIDEO
Arrestohet 30-vjeçari në Fier, shiste drogë në qendër të qytetit
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me doza kokainë, të përgatitura për t’i shitur. Autoritetet bëjnë me dije se është sekuestruar lënda narkotike. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. “Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe të mbështetur nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta. Për rastin u arrestua në flagrancë, në qendër të qytetit të Fierit, shtetasi 30 vjeç, banues në Fier. Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, me qëllim shitjen”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
VIDEO
Takimi dy ditor/ Rama në Shëngjin me ministra, zv/ministra, drejtorë e drejtues politikë! Në ‘skaner’ viti që iku e prioritetet 2024! (AXHENDA)
Kryeministri Edi Rama mbledh sot në Lezhë ministrat, zv.ministrat, drejtuesit politikë, krerët e komisioneve parlamentare si dhe disa drejtues të institucioneve shtetërore. Në tryezën janë prioritetet e 2024, problematikat në parti dhe Kuvend.
-
VIDEO
Vijojnë reshjet e dëborës në Korçë, borëpastrueset në terren për hapjen e rrugëve
Sipas informacioneve reshje intensive janë shënuar në segmentin rrugor Boboshticë-Dardhë ku trashësia ka shkuar 10 cm
-
VIDEO
Qëlloi me armë nga ballkoni banesës, video e arrestimit të 83-vjeçarit në Shkodër! FNSH hap derën me forcë
I moshuari Fadil Hyka në Shkodër qëlloi nga ballkoni i banesës duke rrezikuar jetën e kalimtarëve. Në këtë video shihni momentin kur FNSH ka ndërhyrë në banesën e të moshuarit për arrestimin e tij.
Në një moment shihet edhe kur forcat e FNSH hapin me forcë derën dhe më pas bëhet arrestimi i të moshuarit. 83-vjeçari pas të shtënave ishte mbyllur në banesë dhe kishte kërcënuar punonjësit e policisë se do t’i vriste.
-
VIDEO
Korçë/ Marrëdhënie seksuale me vajzën 12 vjeçe të njerkës, lihet në burg 29-vjeçari
Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për KT i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur
-
VIDEO
Në kërkim për grup kriminal e trafik droge, në pranga nënë e bir në Tiranë! Do ekstradohen në Itali
Nënë e bir janë arrestuar në Tiranë pasi rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
-
VIDEO
Blegtorët në Vlorë në protestë: Grumbulluesit e qumështit e kanë ulur çmimin me 40%, nuk mbulojmë dot kostot
Me dhjetëra blegtorë të krahinës së Lumit të Vlorës kanë dalë mbrëmjen e kësaj të hëne (8 janar) në protestë për çmimin e qumështit. Blegtorët thonë se sakrifikojnë çdo ditë me bagëtitë ndërsa grumbulluesit e qumështit kanë vendosur të ulin çmimin me gati 40% të vlerës.
-
VIDEO
I shoqëruar me avokat, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm që prej orën 09:00 në SPAK. Beqaj është shoqëruar në SPAK së bashku me avokatin Ermal Yzeiraj
-
VIDEO
Shkodër/ Qëlloi me armë nga kati i pestë i pallatit drejt një makine të parkuar, arrestohet pas 3 orësh autori
Një person ka qëlluar me armë zjarri gjatë natës në lagjen Rus të Shkodrës. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se autori ka qëlluar nga kati i pestë i pallatit në drejtim të një makine që ka qenë e parkuar poshtë.
-
VIDEO
'Flinin në një dhomë', flet nëna e 12-vjeçares që denoncoi djalin e bashkëjetuesit në Pogradec: Pashë fotot të dy të përqafuar dhe i dëgjova pas derës
Mirela Bosi, e cila pak ditë më parë denoncoi djalin e bashkëjetuesit të saj për marrëdhënien që kishte me të bijën 12 vjeçare prej gati 2 vitesh, është shpërngulur nga Pogradeci në Prrenjas