-
VIDEO
Report Tv zbardh dosjen/ Lidhjet e Beqajt me Ermal Kurtulën! Nga projekti me fondet e BE, fatura fiktive drejt bizneseve! Paratë nga projekti EUSAIR shkonin te ‘Gzona’
Një hetim i nisur nga SPAK në shtator ka çcuar në kontrollet e ushtruara të enjten në banesat e Ilir Beqajt dhe 4 personave të tjerë, për dyshimet për korrupsion dhe fshehje pasurie. Procedimi është regjistruar në emër të Ermal Kurtulajt, koordinator i një projekti me fondet e BE-së, ndërkohë që dyshohet se i përfshirë është edhe Ilir Beqaj, ish drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC),
-
VIDEO
Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC' dhe 'EncroChat’, burime: Asnjë polic s’deklaron se ka përdorur aplikacionet e grupeve kriminale
Efektivët e policisë plotësuan formularët në të cilët duhet të vetë deklaronin nëse kishin përdorur apo jo aplikacionet e koduara “SkyEcc” apo “EncroChat”. Report Tv mëson se asnjë punonjës nuk ka pranuar të ketë pasur aplikacionet, bisedat e të cilëve tashmë që po zbërthehen kanë zbuluar me dhjetëra veprimtari kriminale. Vetë deklarimi bie ndesh me atë që kreu i SPAK Altin Dumani zbuloi, se në çdo transkriptim të bisedave, del të paktën një polic.
-
VIDEO
Ashpërsimi i masës për Sali Berishën, oficerët e policisë mbërrijnë në shtëpinë e ish-kryeministrit
Gjykata e Posaçme ka vendosur mesditën e sotme (30 dhjetor) pranimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga “detyrim paraqitjeje” në “arrest në shtëpi”.
-
VIDEO
Lezhë/ Automjeti përplas biçikletën, plagoset rëndë çiklisti
Një person mbeti i plagosur, pasi biçikleta me të cilën udhëtonte u përplas nga një automjet.
-
VIDEO
Berisha i vetëm pret ekzekutimin e vendimit 'arrest shtëpie' e braktisin të gjithë
Sali Berisha ndodhet në banesën e tij në rrugën Mustafa Matohiti ku do të presë dhe oficerët që do të ekzekutojë vendimin për ta izoluar në shtëpi.
-
VIDEO
Zbardhet dosja e SPAK: Dyshohet se restorant 'Gzona' tek Kalaja e Tiranës është pronë e fshehur e Beqajt! Kurtulaj investime për interesa të ish ministrit
Report TV dhe Shqiptarja.com zbardh detaje nga dosja hetimore e SPAK për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Sipas SPAK restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës ndonëse ka për administrator emër tjetër është pronë e fshehur e ish ministrit të Shëndetësisë i cili në vitin 2021 u emërua në krye të Agjencinë e Koodinimit të Ndihmës SASPAC. Në dosje janë dhe bisedat e përgjuara. Beqaj komunikonte me telefonin e shoferit të tij pranë agjencisë SASPAC
-
VIDEO
'Partizani'/ Sali Berisha në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore! I ndalohet komunikimi! GJKKO jep vendimin, oficerët e ekzekutojnë
Sot në orën 12:00, Gjykata e Posaçme pritet të marrë vendim për masën e re të kërkuar nga SPAK, arrest shtëpie me polic tek dera për Sali Berishën
-
VIDEO
Viti i Ri, fëmijët jetimë në Sarandë surprizohen me dhurata nga efektivët
Punonjësit e Komisariatit të Policisë Sarandë dorëzuan disa dhurata të përgatitura me iniciativën dhe kontributin e tyre, për fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla”, në qytetin e Sarandës
-
VIDEO
Kreditë e garantuara nga shteti për policët mjekët e ushtarakët, Rama vizitë në shtëpinë e njërit prej efektivëve
92 efektivë policie festojnë ndërrimin e viteve në shtëpi të re të përfituar nga programi me kredi me interes zero. Kryeministri Rama ishte në shtëpinë e njërit prej tyre ku pas kartave të ushqimit për familjet, dietat ushqimore dhe rritje tjetër të pagave, u premtoi punonjësve të policisë zgjerim të mbështetjes.
-
VIDEO
Kredi me zero % interes për bluzat e bardha, ministrja Koçiu për Report Tv: 85 kuota të plotësuara, do hapim thirrje për ato që mbetën
Punonjësit e policisë së shtetit, mjekët dhe forcat ushtarake do të përfitojnë kredi me zero përqind interes. Kjo nismë e qeverisë është ndërmmarë për të mbështetur punonjësit që ofrojnë shërbim pranë qytetarëve, ku 100 kuota shkojnë për bluzat e bardha.
-
VIDEO
‘Me ty për Shqipërinë që duam’, qeveria i rikthehet sërish Këshillimit Kombëtar! Qytetarët do pyeten për çështje me rëndësi strategjike
Qeveria rikthen Këshillimin Kombëtar, marrjen e mendimit të qytetarëve për çështje me rëndësi strategjike për vendin.
-
VIDEO
Shqiptarja Drita Ziri, në Rinas me kurorën e Miss Earth 2023, e presin mes brohoritjesh: Momenti më i lumtur, pas fitores, kur ngrita flamurin kuq e zi
E përzgjedhur si mbretëresha e bukurisë, mes 84 shtetesh, 18-vjeçarja shqiptare Drita Ziri mbërriti në Rinas me kurorën e “Miss Earth”. Për Report Tv bashkë me familjarët rrëfejnë emocionet e këtij momenti, ditët në Vietnam dhe planet për të ardhmen