-
VIDEO
Fundviti i fëmijëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ia dedikoi festat e fundvitit gëzimit të fëmijëve. Një fshat i vogël u ndërtua në aeroport, si vend takimi mes fëmijëve dhe babagjyshit ku ata hodhën dëshirat e tyre.
-
VIDEO
Bonusi i bebeve, kusht qëndrimi 180 ditë në Shqipëri, të dhënat do merren nga TIMS
Qeveria synon tashmë që bonusi i bebeve të shkojë tek familjet që jetojnë realisht në Shqipëri duke eliminuar kështu përfitimin e atyre që nuk jetojnë më në vend
-
VIDEO
Kërkesa e drejtuesve të GJKKO dhe SPAK për mbrojtje, 70 gardistë më shumë për të ruajtur gjyqtarët e prokurorët! Masa edhe për sigurinë e familjarëve
Prokurorët dhe gjyqtarët e posaçëm tashmë nuk do të kërkojnë vetëm vetë mbrojtje, por këtë do të mund ta kërkojnë edhe drejtuesit. Me ndryshimet e reja, masa shtesë merren edhe për familjarët dhe në rastet kur kërkohet nga ana e tyre për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Për të plotësuar numrin për ruajtjen e njerëzve të drejtësisë, Garda e Republikës e rrit numrin e organikës me 70 gardistë më shumë.
-
VIDEO
Kontrollet në banesën e Beqajt, avokati: I janë sekuestruar telefona, kompjuterë e dokument, janë hetime ndaj një personi tjetër
Ilir Yzeiraj, avokati i Ilir Beqajt ka folur për mediat lidhur me kontrollet që i janë ushtruar ish-ministrit të Shëndetësisë në banesë. Ai thotë se në banesë i janë sekuestruar kompjuterë, dokumente e celularë, po ashtu materiale të tilla janë sekuestruar edhe në ambientet e tjera të kontrolluara si në farmacitë Delta Pharma apo Natë e Ditë, si edhe në banesa të tjera të kontrolluara.
-
VIDEO
Polici u plagos me thikë pasi ndërhyri për të shuar sherrin, Balla në shtëpinë e re të Redin Çaushajt: Kredi zero dhe për efektivët 45 vjeç
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri një vizitë në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj, i cili përfitoi nga programi i veçantë i aplikuar këtë vit, për dhënie kredie me interes zero për punonjësit e policisë që kanë nevoja urgjente për strehim.
-
VIDEO
Kontrollet në shtëpinë e tij për lidhjet me ‘Delta Pharma’, Beqaj: Pjesë e një hetimi ndaj një personi tjetër! S’kam interes ndaj kompanive farmaceutike
Ish-ministri i Shëndetësisë mohoi që të ketë lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij për fshehje pasurie me anë të lidhjeve me kompaninë farmaceutike ‘Delta Pharma’. Ai theksoi se nuk ka pasur asnjë interes financiar sa i takon sipërmarrjeve farmaceutike gjatë kohës që ka qenë ministër.
-
VIDEO
BSH gjatë 2024 do blejë 330 mln euro, për rezervën valutore: Synojmë ta rrisim deri në vitin 2026
Banka e Shqipërisë synon të rrisë më tej rezervën valutore gjatë vitit 2024, pasi pritet të blejë deri në 330 milionë euro. Kjo rritje e valutës së blerë sipas bankës qendrore lidhet me objektivin që brenda vitit 2026 rezerva valutore të jetë 7.4 miliardë euro
-
VIDEO
Hetimi për Koncesionin e sterilizimit, ish-ministri Beqaj paraqitet në SPAK për të tretën herë në zbatim të masës së sigurisë
-
VIDEO
Berati nën magjinë e festave, projektimi i ikonave mbi ‘Mangalem’ tërheq syrin e turistëve
Qyteti antik i Beratit i është përshtatur më së miri atmosferës festive, jo vetëm dekor dritash. Lagjja historike Mangalem në të cilën projektohen ikona ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve
-
VIDEO
Gjyqi ndaj Belerit, avokati: I sollëm prokurorisë personin e vërtetë si dëshmitar! Prokuroria e ka hapur telefonin
Në seancën e sotme në ngarkim të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, avokatët mbrojtës thanë se dëshmitari që ishte sjellë si provë nga prokuroria në fakt ishte një tjetër person.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’, avokatët e Berishës paraqiten për të marrë provat! Sot do paraqesin kërkesën e re për përjashtimin e gjyqtares Gjoka! Nesër seanca
Avokatët e Sali Berishës janë paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të marrë provat e materialeve audiove të seancave dhe procesverbalet për të provuar pretendimet e tyre për njëanshmëri të gjyqtares
-
VIDEO
SPAK heton Ilir Beqajn për korrupsion e shpërdorim detyre, dyshohet për fshehje pasurie! Iu kontrollua banesa, lidhjet me ‘Delta Pharma’! Në hetim dhe gruaja
Burime për Report Tv kanë bërë me dije se SPAK dyshon se Ilir Beqaj përmes lidhjeve me kompanitë ‘Delta Pharma’, e cila i është shitur më pas ‘Delta Holding’ ka tentuar të fshehë pasurinë. Burimet përmendin transaksione deri në 2.8 milionë euro.