-
VIDEO
Balla dhe Rrumbullaku në Vlorë lënë porositë e fundit për këtë vit! Banesë dhuratë për Redin Caushaj polici që u plagos kur ndërhyri të ndajë sherrin
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ishin sot në Vlorë për të zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së Vlorës.
-
VIDEO
Kryetari i Gjykatës së Lartë: Shumë shpejt përfundon shqyrtimi i dosjeve të viteve 2017-2018! Shqetësues numri i lartë i rekurseve të pabazuara
Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me punën vjetor dhe sfidat që ka kaluar ky institucion. Sadushi tha se tre vite më parë Gjykata e Lartë gjendej në kolaps të plotë, ndërsa shtoi se në 2023 janë dhënë 7.848 vendime gjyqësore dhe janë ulur çështjet e prapambetura
-
VIDEO
Durrës/ Hajduti nuk zë mend, sa doli nga burgu, shkon të vjedh sërish bateritë e makinave
Një 30 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se vodhi bateritë e dy automjeteve në qytetin e Durrësit.
Policia informon se i riu, E. Sh. ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe pasi kishte kryer dënimin kishte dalë nga burgu.
-
VIDEO
Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: Kemi 2 muaj pa marrë pagat! 40 punëtorë pritet të largohen për shkak të reformës
Mos marrja e pagave prej dy muajsh si dhe reforma në administrate që pritet të nis zbatimin në janar të 2024 ka ngritur në protestë punonjësit e portit të Shëngjinit
-
VIDEO
Zjarri në qendrën ‘Metropol’ në Lushnjë, 600 tregtare në mes të rrugës presin të marrin mallin që u ka mbetur
600 tregtare që kanë bizneset e tyre ne qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë prej ditësh ngrysen e zgjohen dhe rrinë gjithë ditën duke pritur një përgjigje nga autoritetet shtetërore se çfarë do bëhet me t'a
-
VIDEO
Efektivi plagosi 26 vjeçarin në Fier, policia: I riu tentoi të hynte me makinë aty ku zhvillohej koncert! Doli nga makina dhe goditi me grushte inspektorin
Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon plagosjes së të riut 26 vjeçar D.B nga inspektori i policisë Sh.J.
Sipas njoftimit, i riu me një makinë tip “Volsëagen” tentoi të hynte në rrugën e bllokuar ku po zhvillohej një koncert.
Polici nuk e ka lejuar të kalojë perimetrin e sigurisë dhe për pasojë 26 vjeçari ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe gojë.
Në këtë moment inspektori ka reaguar duke nxjerrë armën e shërbimit dhe duke e plagosur në këmbë të riun i cili tashmë po merr trajtim mjekësor në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Detaje nga plagosja e të riut në Fier, polici nxorri armën e shërbimit dhe e qëlloi në këmbë! U konfliktuan në qendër të qytetit
Report Tv ka mësuar detaje të reja rreth ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit, ku një efektiv policie ka plagosur me armën e shërbimit një person.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur polici është konfliktuar me një të ri, i cili dyshohet se kishte shkaktuar probleme gjatë një aktiviteti në qendër të sheshit të qytetit.
Gjatë konfliktit, polici, i panikosur në atë moment ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur të riun në këmbë. Ky i fundit është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
‘Fund i pandëshkueshmërisë’, Lorenc Vangjeli: Kjo klasë politike ka dhënë shpirt, i qoftë ‘dheu i rëndë’
Analisti Lorenc Vangjeli duke analizuar ngjarjet politike në vend gjatë vitit 2023, në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, tha se ka marrë fund klasa politike e tranzicionit në Shqipëri.
Duke u referuar hetimeve që SPAK po kryen ndaj ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të lartë, Vangjeli tha se po ndodh ajo që shumë shqiptarë e kanë pritur dhe se në vitin e ardhshëm pritet të vijohet edhe më tej me këtë ritëm.
“Kjo klasë politike ka dhënë shpirt. Kjo është përtej emrave të përveçëm. Ajo që është e sigurt është se kjo lloj mendësie, pavarëissht se shumëkush nuk e shikon, i është vënë kryqi mbi varr. Dheu i qoftë i rëndë. Duket sikur ndodh nami çdo javë, por të gjithë shqiptarët meritojnë gëzim. Duket sikur shkojmë nga beteja në betejë dhe secila prej tyre është finalja. Besoj se ka ardhur momenti për t’i dhënë epilog shprehjes “armiqtë e shqiptarëve janë vetë shqiptarët” sepse as vetë shqiptarët nuk do jenë në gjendje t’i bëjnë gjë”- u shpreh Vangjeli.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Nëse nuk do të rrëzohej diktatura, sot Berisha do ishte sekretari i parë i komunistave kurse Rama në burg për pikturë
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e emisionit “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv analizoi ngjarjet e lidhur me drejtësinë dhe politikën.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në qendër të qytetit të Fierit, një i plagosur
-
VIDEO
Kontrollet në kuadër të hetimeve/ Policia e stacionuar pranë farmacive ‘Ditë e Natë’ në Tiranë, Report Tv sjell pamje
Report TV sjell pamje që tregojnë se policia është stacionuar pranë farmacive ‘Ditë e Natë’ por dhe në disa farmaci të tjera kryesisht të lokalizuara në Tiranë duke ushtruar kontrolle në kuadër të hetimeve që lidhen me ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
-
VIDEO
Aksidenti me makinën e gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Mesazh! Të hetohet! Do më kishin vrarë vajzën pas dëshmisë që bëra për privatizimin e OSSH
Romeo Kara, ish-juristi i OSSH, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA ka bërë një deklarata të fortë në “Studio Live” në Report Tv duke treguar për një mesazh që mori pas dëshmisë