-
VIDEO
Çështja 'Beleri'/ Emër konsensual për Himarën me pëlqimin e Greqisë? ja si përgjigjet ministri i Jashtëm
Ministri i Jashtëm Igli Hasani në një konferencë për mediat ditën e sotme është pyetur në lidhje me lëvizjet e qeverisë për një emër të ri për kryebashkiakun e Himarës. Ministri Hasani tha se po shqyrtohet vendimi i GJKKO-së dhe po shihen të gjitha hapat që do të sjellin një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme.
-
VIDEO
Nga sot asistent virtual në e-Albania, Rama: Brenda 2024 do të jetë edhe me zë e figurë
Nga sot platforma dixhitale e shërbimeve qeveritare e-Albania tashmë ka një asistent virtual përmes inteligjencës artificiale për të qenë në shërbim të qytetarëve që kërkojnë shërbime.
-
VIDEO
Trafik droge nga Siria në Shqipëri e më pas BE me vlerë 2.7 mln euro! SPAK çon për gjykim 21 persona! Mes të akuzuarve, edhe një ish punonjës policie
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për operacionin kundër trafikut të drogës të koduar 'Nga bregu në breg' dhe ka çuar për gjykim 21 trafikantët. 20 anëtarë të grupi janë akuzuar për trafik ndërkombëtare droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ndërsa Marash Gjoni, ish punonjës policie ne Shkodër është akuzuar për korrupsion pasiv
-
VIDEO
Favorizim me tenderin 3 mln euro, dënohet me 3 vite burg ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla! 1 vit burg për Aqif Koneshën, 6 lirohen me kusht
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. GJKKO shpalli sot vendimin, ndërsa Alla dhe 8 persona të tjerë u gjetën fajtorë për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikimit.
-
VIDEO
Fredi Beleri kërkon lehtësim të masës arrest me burg, sot seanca në GJKKO! I pranishëm Vangjel Dule
Në Gjykatën e Posaçme sot mbahet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
-
VIDEO
Arsenali i armëve në Gramsh, Report Tv siguron pamjet nga granatat e fishekët të ndarë në arka
Një arsenal armësh është gjetur në Gramsh. Siç shihet nga video e siguruar nga Report Tv, shihet një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë në zonën e Çekrezit
-
VIDEO
‘Gërdeci’/ Galdini: Na surprizoi Shkëlzeni për kontaktet me ‘armikun’ e PD-së! Kthupi: Pas dëshmisë së tij, do zgjerohet rrethi i të pandehurve
Gjatë diskutimit të dëshmisë së Shkëlzen Berishës për Gëdecin, të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, e konsideruan këtë si një tradhëti befasuese pasi gjatë kohës që Berisha kishte qenë në krye të PD Delijorgji ka qenë një prej biznesmenëve më të sulmuar.
-
VIDEO
Gjykata e Lartë ktheu në Apel vendimin për vulën, Kthupi: Legjitimon PD-së si palë ankuese! Elezi: Berisha fitoi frymëmarrje, por nuk e kontrollon më bazën
Vendimin e Gjykatës së Lartë për ta kthyer për shqyrtim në themel në Gjykatën e Apelit çështjen e vulës së Partisë Demokratike, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi e komentoi si legjitimim të partisë si palë ankuese.
-
VIDEO
Gërdeci/ Shkëlzen Berisha flet për telefonatat me Mihal Delijorgjin: E kam njohur si ndërtues, i telefonova për të ditur fatin e burrit të tezes
Shkëlzen Berisha ka folur për mediat pasi u mor në pyetje nga GJKKO për tragjedinë e Gërdecit.
Para gazetarëve Berisha u pyet nëse kishte pasur dijeni që burri i tezes punonte në Gërdec? Berisha tha se ishte vënë në dijeni nga familjarët e tij
"Patjetër e kam njohur burrin e tezes time. Nuk e kam ditur ekzaktësisht vendin se ku punon por jam vënë në dijeni nga familjarët e tij"
Brenda në seancën e gjyqit SPAK tha se ishin kryer 44 telefonata me Delijorgjin brenda një harku kohor të shkurtër i pyetur se kush ishte përmbajtja e këtyre telefonatave Berisha tha se telefonatat nuk kishin pasur lidhje me këtë dhe se e vetmja telefonatë që kishte pasur lidhje me Gërdecin kishte qenë interesi për burrin e tezes së vet.
Për ta specifikuar, të gjitha telefonatat janë kryer pas vitit 2008. Mesadi une praktika dhe puna në atë punishte ka nisur që në 2007. Nuk ka pasur asnjë lidhje me çështjen në fjalë. E vetmja telefonatë me çështjen në fjalë ka qenë e lidhur me të ndjerin për të ditur fatin e tij" tha Berisha.
Pyetje: Po njohja e tij me Delijorgjin si kishte ardhur
"Siç e shpjegova Delijorgji veçse ka qenë i përfshirë në këtë çështje ka qenë dhe sipërmarrës ndërtimi. Siç e kanë njohur shumë e shumë të tjerë. Kjo është mënyra si e kam njohur unë"
-
VIDEO
A është hetuar Gërdeci siç duhet? Ja si përgjiget Shkëlzen Berisha
A është hetuar Gërdeci siç duhet dhe cfarë është tragjedia e Gërdecit sipas Berishes
I pyetur nga gazetarët pasi doli nga gjyqi Berisha u përgjigj
"A është hetuar siç duhet nuk jam në gjëndje të them. Unë nuk jam prokuror as gjykatës. Ajo që mund të them është se politizimi I tejskajshëm I kësaj çështje as nuk e ka ndihuar hetimin por dhe as të vërtetën" tha Berisha para gazetarëve
Më 26 janar 2023, Shkëlzen Berisha dhe Aldo Bumçi, janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake nga prokuroria ndërsa SPAK ka një çështje të veçuar dhe po heton
“Jam thirrur këtu vetëm një herë para një viti e kam dalë e kam dhënë arsye”
-
VIDEO
Ambiente të kufizuara dhe vonesa në gjykim në Lezhë, avokatët: Harta e re gjyqësore ka shtuar kaosin! Aurel Arapi: Problem kryesor mbetet mungesa e hapësirës
7 muaj nga zbatimi i hartës së re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë së Lezhës ngre shqetësimin për kaosin që sipas saj ka sjellë në sistemin e drejtësisë. Në analizën vjetore ata ngrenë 2 shqetësime, vonesat për shkak të gjyqtarëve dhe mungesa e ambienteve të mjaftueshme.
-
VIDEO
Ndahen çmimet për mësuesit më të mirë gjatë vitit 2023, dominojnë shkollat në rrethe
Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nderuar sot mësuesit e vitit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në përgatitjen e brezave të rinj.