-
VIDEO
SKEDA/ Nga gushti i 2020-ës, 15 të dënuar u izoluan në ’41 bis’! Nga grupi i Emiliano Shullazit tek Kupa i ‘babagjyshërve’! Pritet të shtohen edhe të tjerë
Ilir Kupa i “bandës së Babagjyshëve” grabitës, është i fundit, por në regjimin 41 bis të burgjeve janë izoluar në total 15 njerëz të botës së krimit që edhe në burg kanë shkelur ligjin, mes tyre edhe Emiljano Shullazi. Modeli i izolimit i provuar për herë të parë në Itali në ’92-shin, është përshtatur në burgun e Peqinit dhe te 313-a në Tiranë, me kufizim të ajrosjes, takimeve e telefonatave, të cilat edhe nëse ndodhin, regjistrohen.
-
VIDEO
SKEDA/ SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Këshilli i Imunitetit s’rrezikon kuorumin! Mjaftojnë 5 deputetët e PS! Edhe Alibeaj do jetë në mbledhje
Këshilli i Imunitetit nuk rrezikon kuorumin edhe nëse të gjithë deputetët e opozitës do të vendosin të mos marrin pjesë në shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës. Sipas rregullores së Kuvendit, Këshilli mblidhet edhe me vetëm 5 anëtarë, aq sa janë përfaqësuesit e PS, por Report Tv mëson se edhe Enkeleid Alibeaj do të jetë i pranishëm.
-
VIDEO
Lezha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët, 700 qytetarë firmosin peticion: Kuvendi të mos e miratojë, do sjellë pasoja të rënda
Një ditë para seancës plenare ku është planifikuar në rend dite, ratifikimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatet, qytetar dhe aktivist të shoqërisë civile në Lezhë i dërguan peticion Kuvendit.
-
VIDEO
'Berisha nuk është mbret!' Spartak Ngjela për Report Tv: Nëse dënohet, ikën nga politika! PD merr pushtetin brenda muajsh
Në një intervistë për Report Tv, avokat Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha duhej t'i ishte përgjigjur vendimit të gjykatës për tu paraqitur para oficerit gjyqësor në datat e caktuara. Ngjela beson se nëse Berisha del nga skena politike, Partia Socialiste rrëzohet menjëherë dhe në pushtet vjen PD e Bashës.
-
VIDEO
Policia ‘mbush’ me gjoba drejtuesit që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor, mbi 9 mijë ‘ndëshkime’ në Tiranë! 635 masa administrative në Shkodër
Gjatë një jave në Tiranë janë vendosur 9526 gjoba dhe 635 gjoba në Shkodër, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht parakalime të gabuara, shpejtësia, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, apo edhe qëndrimi i gabuar.
-
VIDEO
A janë ftohur marrëdhënien me Partinë e Lirisë? Ja si përgjigjet Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “përndjekje politike të Ramës”, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj Kuvendit për arrestimin e tij për aferën 'Partizani'.
Sa i përket marrëdhënieve me Partinë e Lirisë, Berisha u shpreh se nuk janë ftohur por vazhdojnë të veprojnë në sintoni.
“Pra, lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Sesi mund ti kontrollohet korrespondenca një deputeti pa leje nga parlamenti është shkelje Kushtetutës. Duhet t’i marrin leje parlamentit, sikundër nuk i morën heqjen e lejes së lirisë për të udhëtuar jashtë vendit në kundërshtim me Kushtetutën. Opozita do të qëndrojë, nuk ka ftohje, jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera politike të opozitës”, deklaroi ai.
-
VIDEO
Këshilli i Mandateve vendos të hënën për autorizimin e SPAK për arrestimin! Berisha: S'e kam vendosur ende nëse do shkoj
Sali Berisha ende nuk e ka vendosur nëse do të paraqitet në Këshillin e Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij
-
VIDEO
U arrestua në Kosovë, SPAK kërkon ekstradimin e Gëzim Çelës! I dorëzon dosjen Ministrisë së Drejtësisë
SPAK i përcolli të martën Ministrisë së Drejtësisë kërkesën në lidhje me ekstradimin e Gëzim Çelës, i arrestua pasditen e së premtes në Kosovë. Tashmë pritet që Ministria e Drejtësisë të përpunojë dosjen dhe ta përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë
-
VIDEO
Korçë, plagosën rëndë 14 vjeçarin! Arrestohet i treti
Një 16 vjeçar është ndaluar pasi në bashkëpunim me dy të tjerë plagosën rëndë një 14 vjeçar.
-
VIDEO
Në kërkim për posedim eksplozivi dhe 6 kg kanabisi, pranga 52-vjeçarit në Kukës
Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim në vitin 2022, pasi posedonte eksploziv dhe 6 kg kanabis ka rënë në pranga në Kukës.
-
VIDEO
Deti me dallgë deri në 2.5 metra! Apeli për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese
Drejtoria e Përgjithshme Detare u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të bëjnë kujdes dhe të marrin masat.
-
VIDEO
Monika Kryemadhi shkon tek inceneratori i Tiranës dhe ngre dronin
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte sot pranë territorit të inceneratorit të Tiranës, ku sipas saj një hapësirë prej 15 hektarësh shfrytëzohet për depozitim dherash