-
VIDEO
Tiranë/ Të shtënat me armë dje në Pezë Helmës, Report Tv zbardh ngjarjen, në pranga babë e bir: Qëlluam sepse tentuan të na grabisin banesën
Report Tv zbardh dinamikën e ngjarjes së mbrëmjes së të enjtes në Pezë Helmës. Burime bëjnë me dije se 2 persona janë arrestuar nga policia, babë e bir, të cilët njoftuan blutë për të shtënat.
-
VIDEO
Përdhunuan 2 motrat, njëra prej tyre e mitur, arrestohen dy të rinjtë në Berat! Ekspertiza ligjore vërtetoi aktin e rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza! Burime të policisë bëjnë me dije se të dy motrave i është bërë ekspertiza mjeko ligjore e cila vërteton aktin e përdhunimit nga të dy shtetasit 33 dhe 20 vjeçari
-
VIDEO
I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën! Në total 26 vite burg për 10 të pandehurit
Prokuroria e Posaçme kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. SPAK ka kërkuar në total 26 vite e 9 muaj burg për 10 të pandehurit e kësaj dosje, të cilët akuzohen për abuzime me tenderin e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro.
-
VIDEO
Paraqitet në SPAK Haki Çako, kreu i Emergjencave Civile
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme
-
VIDEO
Tiranë, shisnin drogë në një lokal në Kashar, 4 të arrestuar, iu gjet edhe një pistoletë (EMRAT)
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona të cilët shisnin drogë në një lokal në Kashar. Në lokal iu gjet edhe një pistoletë
-
VIDEO
‘Tempulli’/ Shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit të Fierit, 2 në pranga, 1 në hetim
Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër nën hetim pasi dyshohet se shisnin drogë në zona të ndryshme të qytetit të Fierit.
-
VIDEO
100 orët e fundit të Berishës me imunitet deputeti? Spaho: Aksioni ynë me flakadanë do vijojë edhe në Këshillin e Mandateve
Deputeti demokrat, Edmond Spaho u shpreh se kaosi i Rithemelimit do të vijojë edhe në 18 janar në Këshillin e Mandateve në mbledhjen ku do të vendoset për imunitetin e Berishës, duke nënvizuar se do të ketë edhe flakadanë ashtu si në seancat plenare.
“Patjetër që do vazhdojë aksioni me flakadanë”- tha ai.
Ndërsa deputeti i PS, Xhemal Qefalia në studion e “Frontline”, u shpreh se besonte që përfaqësuesit e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Berishës dhe më pas edhe në seancën plenare në Kuvend ku do votohej për përfundimin e marrë nga Këshilli.
Ai theksoi se do të kishte një seancë të posaçme në Kuvend për këtë votim, jashtë rendit të ditës.
"Përfaqësuesit e opozitës do marrin pjesë besoj në Këshillin e Mandateve dhe do marrin pjesë në seancën plenare. Sic kam unë informacion, do jetë një seancë e vecantë jo vetëm për rendin e ditës. Nëse do veprohet në përputhje me kushtetutën, do ketë prezencë edhe të deputetëve të opozitës. Pasi kam dëgjuar pjesën që i është bashkangjitur Rithemelimit që një pjesë do marrë pjesë në votim"- tha Qefalia.
-
VIDEO
Do i bllokohen Berishës mjetet e komunikimit nëse vihet në arrest shtëpie? Ivi Kaso zbulon ç’ndodh me mandatin e ish-kryeministrit nëse mungon 6 muaj në Kuvend
Ivi Kaso sekretar për Çështjet Zgjedhore të Rithemelimit, ka folur për emisionin “Frontline” në Report Tv mbi pyetjen nëse Berishës do i lejohen mjetet e komunikimit nëse SPAK do ta lërë në arrest shtëpie tha se e kundërta e kësaj do të ishte anti-kushtetuese.
-
VIDEO
'Fushë-beteja' në oborrin e Kuvend, momenti kur Gazment Bardhi përplaset me gardistin: Të prek që ç'ke me te, legen
Deputetët e Gazment Bardhit dhe të Sali Berishës e kthyen oborrin e parlamentit në fushën e betejës së tyre. Përplasje pati me deputetët e mazhorancës dhe me gardën e cila ishte vënë gardh për të mos lejuar deputetët e përjashtuar të futen në sallë. Një përplasje me një punonjës të gardës ka pasur edhe vetë Bardhi i cili dëgjohet që dhe e quan legen.
-
VIDEO
BE hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë! Gjeorgjisë i jepet statusi i ‘vendit kandidat’
Bashkimi Europian ka hapur negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë. Lajmi u bë me dije nga presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”. Gjithashtu bëri me dije se Gjeorgjisë i është dhënë statusi i vendit kandidat.
-
VIDEO
Berisha në panik pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar, Eno Bozdo e ‘mbron’: Protesta ishte e paralajmëruar, do t'ja dalim mbanë
Sali Berisha i panikosur, ka nisur tentativat për t'i shpëtuar arrestimit nga SPAK . Fillimisht mobilizoi deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me padi për të pezulluar masën e detyrimit të paraqitjes çka rrjedhimisht do pezullonte dhe arrestin, ndërsa të hënën kur këshilli i Mandateve shqyrton kërkesën e SPAK, Berisha thërriti protesta
-
VIDEO
Arrestohet mjeku i Akademisë së Sigurisë, merrte ryshfet 2 mijë lekë për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për studentët
Një mjek i Akademisë së Sigurisë së Tiranës i identifikuar si A.Xh, është arrestuar sot pasi akuzohet për korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike si dhe falsifikim të dokumenteve shëndetësore.