-
VIDEO
Sekuestrimi i 500 kg droge në Vlorë, Policia: Do transportohej në rrugë detare drejt Turqisë
Policia ka dalë në një deklaratë për mediat pas operacionit për sekuestrimin e drogës. Rreth 500 kg kanabis e ndarë në 34 pako ishte gati për trafikim dhe grupi që u godit do ta kalonte përmes rrugëve detare në Turqi.
-
VIDEO
RENEA në aksion, makina e mbushur me drogë, momenti kur kapet kanabisi në Vlorë! Trafikantët shtrihen përtokë
Ky është momenti i ndërhyrjes së forcave RENEA dhe Policisë të cilat goditën një grup që do të trafikonin 500 kg drogë përmes rrugëve detare drejt Turqisë.
Siç shihet edhe nga video, ndërhyrja është bërë natën, ndërsa furgoni ishte i mbushur me drogë të ndarë me 34 pako.
-
VIDEO
E ndarë në pako, del video e drogës së sekuestruar në Vlorë
Report Tv sjell videon e drogës së sekuestruar në Vlorë. Bëhet fjalë për 500 kg kanabis, e cila siç shihet edhe nga pamjet është e ndarë në pako dhe gati për trafikim.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 automjete, 2 prej të cilëve furgonë.
-
VIDEO
Sekuestrohet rreth 400 kg kanabis në Vlorë, gati për trafikim! Report Tv siguron foton e drogës së ndarë në 30 pako
Një operacion anti-drogë ka çuar në sekuestrimin e rreth 400 kg kanabisi në Vlorë. Operacioni është zhvilluar gjatë natës në fshatin '3-Vllazër', ku janë kapur 30 pako me kanabis.
-
VIDEO
Tentativë grabitje në Kurbin, të shtëna me armë zjarri
Një tentativë grabitje ka ndodhur në Kurbin të Lezhës, ndërsa raportohet edhe për të shtëna me armë zjarri.
-
VIDEO
Berat/ Zjarr në një banesë shpëton i moshuari
Burime nga Drejtoria e M.z.sh Bashkia Berat bëjn me dije se në orën 24. 00 ka rën zjarr në një vil tre katëshe në lagjen ish "Pjeshkorja" pran Sigurimeve shoqërore. Menjëherë shkoj në vend ngjarie grupi I shërbimit dhe një mjet zjarrëfikëse dhe kostatuan se kati i 3 i vilës ishte spërkatur me benzin dhe kishte shpërthyer në flakë.Zjarri kishte marë përmasa të mëdha për shkak dhe të konstruksionit të banesës prej dërrase. Për këtë ngjarje i pranishëm edhe grupi i gatshëm .Për shuarjen e zjarrit u ndërhy edhe me 2 mjete të tjera zjarrëfikëse .Pas disa minutash u bë e mundur vënia nën kontroll dhe fikja plotësisht e zjarrit. Pronari I banesës quhet Dritan Qato nuk ndodhej në shtëpi. Në banes ndodhej vetëm babai i pronarit Z.Shain Qato. Dëme në njerëz nuk pati vetëm deme materiale.Po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje gjetjen e shkakut të këtij zjarri.
-
VIDEO
Përse e vranë Liridonën? (11 dhjetor 2023)
Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë në 29 nëntor ka shkaktuar tronditje të madhe në shoqërinë shqiptare, sidomos pas zbardhjes së ngjarjes ku deri më tani, dyshohet se bashkëshorti i saj Naim Murseli ka organizuar vrasjen të cilën më pas e raportoi si grabitje.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Roli i Kokës si ish-ministër i Mjedisit, avokati Hazizaj: Vendimi kolegjial i qeverisë e shkarkon nga përgjegjësia
Gjatë seancës në GJKKO ka folur edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili u shpreh se akuzat ndaj tij janë politike dhe se ai është viktimë e Berishës dhe Metës. Lidhur me këtë deklaratë të Kokës, foli edhe avokati Sokol Hazizaj në studion “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo i cili tha se fakti që Lefter Koka si ministër i është përgjigjur një projekti politik të mazhorancës, është paralajmërim edhe për kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
Aksident në Golem të Lushnjës, ndërron jetë këmbësori, shoqërohet në polici shoferi i makinës
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Golem të Lushnjës. Ka ndërruar jetë një këmbësor që është përplasur nga një makinë tip "Volkswagen", ndërsa në polici është shoqëruar shoferi i makinës
-
VIDEO
Refuzohet kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar, mbështetësit e tij me banderolë para Gjykatës: Tirania nuk do fitojë
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Ndërsa mbështetësit e tij që ndodheshin para Gjykatës kanë shfaqur një banderolë të madhe.
-
VIDEO
I hapet rrugë ndalimit të tullumbaceve me oksid azoti, 'Shëndetësia' fut azotin në listën e lëndëve narkotike! Do ndalohet shitja
Përdorimi i tullumbaceve me azot shumë shpejt do të jetë I ndaluar me ligj. Në Komisionin e Shëndetësisë u miratua nisma e qeverisë që e përfshin protoksidin e azotit në lëndët psikotorpe të ndaluara për përdorim.
-
VIDEO
Shqipëria sekuestroi 2.7 milionë € të pa deklaruara në kufi! BE ofron skanera e qen të trajnuar për kontrollin e bagazheve
Shqipëria ka sekuestruar 2.7 milionë € të pa deklaruara në kufi në 84 rastet e fundit të konstatuara. Shifra e lartë për Shqipërinë ka bërë që BE të ofrojë skanera e qen të trajnuar për kontrollin në kufi të bagazheve të udhëtarëve për para pa deklaruar