-
VIDEO
Në akuzë për shpërdorim detyre për inceneratorin e Tiranës, Etleva Kondi mbërrin në SPAK
Etleva Kondi, e cila është në ‘arrest shtëpie’ për shpërdorim detyre për inceneratorin e Tiranës, ka mbërritur në ambientet e SPAK. Etleva Kondi ishte anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit.
-
VIDEO
Librazhd/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në fshatin Qukës, 6 të plagosur
Një tjetër aksident është shënuar në vendin tonë, ku dy mjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ në Librazhd. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 6 persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
13 automjete përfshihen në aksident, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit
Një aksident me 13 automjete të përfshira ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm 2 persona të lënduar.
-
VIDEO
13 mjete përfshihen në aksident në Rrugën e Kombit, shkak mjegulla dhe ngrica në rrugë! Dy të lënduar
13 automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, ndërsa sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për viktima.
-
VIDEO
Reshjet e borës dhe të shiut në vend, Balla: Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, duke marrë shkas nga shtimi i reshjeve të dëborës dhe shiut në disa zona të vendit, gjatë orëce të fundit, u ka bërë thirrje qytetarëve dhhe shoferëve për të bërë kujdes gjatë qarkullimit.
-
VIDEO
Mungesa e ndriçimit në rrugë shkak për aksident në Berat! Fuoristrada nxjerr jashtë rruge triçiklin
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, rreth 500 metër larg Rotondos së Dimalit
-
VIDEO
Fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës, radhë kilometrike në këto dy akse
Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.
-
VIDEO
Tentativa e grabitjes në Prush, flet për Report Tv një banor: Ngjarje e jashtëzakonshme për ne! S'ka ndodhur kurrë të vjedhin dhe një pulë
Një ditë pas ngjarjes ku u tentua të grabitet nga 5 persona banesa e Gani Himës në Prush të Tiranës, një banor i zonës ka folur për Report Tv. Ai shprehet për gazetaren Xhoana Çollaku se ngjarjen e mësoi nga prania e makinave të policisë pranë banesës së familjes Hima, ndërsa thotë se ndihet i tronditur nga kjo ngjarje. Sipas tij lagjja e tyre është shumë e qetë, si dhe nuk ka pasur probleme të tilla më parë.
-
VIDEO
Rikthehen reshjet e borës në Korçë! Vishen me të bardha Dardha e Voskopoja
Në lartësinë mbi 1100 metër janë rikthyer rreshjet e borës në Korçë. Me intensitet të lartë janë shënuar në fshatin turistik të Dardhës, ku momentalisht trashësia ka shkuar deri në 5 cm por kalimi me mjete bëhet lirshëm
-
VIDEO
Tentativa e grabitjes në Prush të Tiranës, Balla: Kemi përparuar në identifikimin e autorëve! Do rrisim vigjilencën gjatë festave të fundvitit
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar sa i takon një tentative për grabitje të ndodhur mbrëmë në fshatin Prush të Tiranës dhe një grabitje të ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në sheshin “Skënderbej” ku u arrestua një prej autorëve.
-
VIDEO
Vrasja e Elton Javorit në Fier, gjendet makina që përdorën 2 vëllezërit Gashi! Nën hetim burri i tezes së tyre, e kishte fshehur në garazhin e tij
Makina e përdorur nga 2 vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi për vrasjen e Elton Javorit në 7 dhjetor, është gjetur në garazhin e 70 vjeçarit Rexhep Puka, i cili është burri i tezes së dy arratisurve. Po ashtu janë gjetur armë dhe municion që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.
-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës/ Detaje të reja nga dosja e SPAK! Bashkia ishte kundër për mungesë fondesh! Ministri Koka: Do ta financojmë me buxhetin e shtetit!
Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, zbardh të tjera detaje mbi rolin e ish-ministrit Lefter Koka dhe sekretarit të përgjithshëm Aldi Bllako të cilët kanë kërkuar financim nga qeveria, pasi bashkia e Tiranës tha se nuk kishte të ardhura për të përballuar shpenzimet e projektit. Ky qëndrim ishte mbajtur nga përfaqësues të Bashkisë në mbledhjen e datës 20 shtator 2016 por më pas, Koka kishte propozuar në Ministrinë e Financave financimin e projektit nga shteti.