Inceneratorët/ Roli i Kokës si ish-ministër i Mjedisit, avokati Hazizaj: Vendimi kolegjial i qeverisë e shkarkon nga përgjegjësia

11 Dhjetor 2023, 22:52

Gjatë seancës në GJKKO ka folur edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili u shpreh se akuzat ndaj tij janë politike dhe se ai është viktimë e Berishës dhe Metës. Lidhur me këtë deklaratë të Kokës, foli edhe avokati Sokol Hazizaj në studion “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo i cili tha se fakti që Lefter Koka si ministër i është përgjigjur një projekti politik të mazhorancës, është paralajmërim edhe për kryeministrin Edi Rama.