-
VIDEO
Noka tenton t’i vërë flakën Kuvendit! Rrezikon edhe gardistin, ‘lufton’ me të me zjarr
Flamur Noka ishte protagonisti i kësaj i kësaj seance, i cili pavarësisht se u përjashtua nga kryeparlamentarja Nikolla nuk është tërhequr nga aktet e tij të dhunës, ndërsa duhej të ishte në fakt duke folur për problemet e qytetarëve.
-
VIDEO
Seanca nis me kaos! Rithemelimi mbledh karriget në Foltore dhe ndez tymuese
Që në nisje te seancës plenare, deputetët e Rithemelimit kanë ndezur tymuese. Ata kanë shkuar herët në Kuvend dhe kanë mbledhur karriget prig në foltore dhe ndezën një tymuese në seancën që dot duhej të diskutoheshin problemet e qytetarëve pas javës së gjelbër.
-
VIDEO
U mor i pandehur për falsifikim dokumentesh, kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet sërish në SPAK
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Hajdari shihet i shoqëruar nga avokati i tij, Theodori Sollaku.
-
VIDEO
Rithemelimi sërish kaos në Kuvend, përplaset me Gardën hidhen tymyese, Flamur Noka përplaset me gardistin: Ik er p*rdhu
Rithemelimi përsërit sërish skenarin e kaosit në Kuvend. Ata kanë shkuar rreth 1 orë para nisjes së seancës dhe janë përplasur me Gardën. Kjo e fundit u ka ushtruar kontrolle në derë që të mos fusin tymuese.
-
VIDEO
Rikthehet Kuvendi, opozita përplaset me Gardën: Hape derën, ke flakadanë në xhep
Pas pushimeve ditën e sotme, në orën 10:00 do të mblidhet Parlamenti. Kjo seancë plenare vjen pas javës së gjelbër dhe ligjvënësit do të mblidhen për të diskutuar mbi problematikat që kanë evidentuar në terren nga takimet me qytetarët.
-
VIDEO
Rithemelimi përplaset me gardën! Noka tenton të futet me flakadanë dhe tërheq me forcë gardistin: Ik er pridhu
Rithemelimi ka shkuar herët në ambientet e Kuvendit, ndërsa ka pasur sërish përplasje mes deputetëve dhe punjësve të Gardës. Këta të fundit po ushtrojnë kontroll ndaj deputetëve që të mos fusin tymuese. Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në moment Flamur Noka ka shtyrë një prej tyre. Gardisti nuk lejoi Nokën që të futej duke i thënë se ka flakadan në xhep, ndërsa deputeti e ka ofenduar punonjësin e Gardës.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Patos, autobusi i mbushur me nxënës përplaset me ‘Benz’-in
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Patos rreth 2 km nga qyteti i Fierit. Në aksident janë përfshirë një autobus interurban dhe një mjet tip ‘Benz’.
-
VIDEO
Vrasja e djalit të xhaxhait të Ardian Nikulajt në Lezhë, dyshohet për gjakmarrje! Si nisi hasmëria me fisin Lekstakaj për 1 mijë lekë
Entjan Nikulaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në aksin Milot-Lezhë mbrëmjen e 2 dhjetorit. 40-vjeçari është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin për gjakmarrje. Entjan Nikulaj u qëllua në hyrje të Lezhës teksa lëvizte me mjetin e tij fuoristradë, ndërsa 3 persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e tij.
-
VIDEO
Festat e fundvitit, Korça çel sezonin turistik dimëror! Qyteti i gjithi në drita, Filo: Do jemi kryeqyteti i festimeve të fundvitit
Korça ka çelur sezonin turistik dimëror në këtë muaj të fundit kalendarik, duke pritur mijëra turistë gjatë fundjavës. Ceremonia e ndezjes së dritave festive ka mahnitur vizitorët e shumtë nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, të cilët pushtuar jo vetëm qytetin , por edhe fshatrat turistikë
-
VIDEO
Shkodër/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset shoferja dhe 2 pasagjere
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Zeus të Shkodrës, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
-
VIDEO
Report Tv siguron videon, momenti kur shefi i Kufirit favorizon kalimin e mjetit të mbushur me drogë në Kapshticë
Report Tv siguron video, në momentin kur ish-shefi i Kufirit, Stiljan Pasho mundëson kalimin e mjetit të mbushur me 26 kg kanabis. Siç shihet edhe në video, në një moment Pasho lëviz dorën duke bërë me shenjë që kalojë mjeti, i cili drejtohej nga Lorenco Lika.
-
VIDEO
Vrau fqinjin për kanalin e ujërave të zeza, Maliq Marku lihet në burg! Ditën e vrasjes preu biletë për në Angli
69 vjecari Maliq Marku, i cili vrau pas një konflikti fqinjin e tij do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, ndërsa në seancë ka qenë edhe vetë Marku. Megjithëse ka shprehur pendesë për ngjarjen, 69 vjeçari ka pretenduar në gjykatë për një komplot që i bëhej atij nga grupet serbo malazeze.