-
VIDEO
‘Kurrë nuk do ta them...!’ Betimi që i bëri vetes Edi Rama kur ishte adoleshent ‘e pak me thepa e cepa si person’
Podcakasti ‘Flasim’ i kryeministrit Edi Rama i ka shërbyer dhe për të kujtuar dhe disa momente nga jeta e tij. Një të tillë e tregoi gjatë podcastit me Ramë Lahin.
“Kur unë kam qenë adoleshent që kam qenë si të gjithë adoleshentët e tjerë, por mbase edhe pak me thepa, e me cepa si person. Kur prindërit e mi më thoshin: - Kur ishim ne! Ishte një nga gjërat që mua më tmerronte, mirëpo natyrisht e kisha marzhin e kundërshtimit të kufizuar dhe kur në fund detyrohesha që të dëgjoja - Kur ishim ne! i thoja vetes: - Betohu që kurrë, kurrë nuk do thuash: - “kur ishim ne”, kur të bëhesh sa këta dhe nuk e përdor këtë gjë, por si të gjithë gjeneratat e kanë tendencën të mendojnë se: – kur ishin ata i bënin gjërat me më shumë përkushtim, me më shumë vullnet, me më shumë vështirësi, etj, etj.
Por sigurisht që çka mund të thuhet për gjeneratën e sotme dhe pa frikë është që gjenerata e sotme e re jeton në një botë krejt, krejt të re në aspektin e shpejtësisë se komunikimit dhe të presionit marramendës të imazheve, të lajmeve dhe të asaj pasqyrës së telefonit, ku të krijohet ideja që gjithçka që del në atë pasqyrë është diçka që të përket, është diçka të cilës ti i përket dhe gati gati nuk e sheh më dot diferencën midis gjithë asaj shfaqjeje të madhe dhe marramendëse imazhesh të suksesit, të pasurisë, të shkëlqimit, të konsumit saqë bëhet realisht problem që të ulësh kokën dhe të punosh sistematikisht përditë e përditë e përditë e përditë dhe të pranosh të gjitha ato sfida dhe të gjitha ato vështirësi që të vë përpara dëshira për të realizuar një ëndërr të madhe" kujton Rama -
VIDEO
Deputeti i Forza Italia ngre në qiell Tiranën para Berishës: Qytet i bukur dhe tepër i sigurt. Bie heshtja në Kuvendin e Rithemelimit
Deputeti i forcës së djathtë italiane, Alesandro Batilokio, vlerësoi në Këshillin Kombëtar të Rithemelimit zhvillimin e Tiranës gjatë vitëve të fundit. Duke folur para Berishës dhe të ftuarve të Rithemelimit, ai deklaroi se Tirana është një qytet i mrekullueshëm dhe tepër i sigurt duke nxjerrë blof opozitën dhe akuzat e Foltores ndaj qytetit.
-
VIDEO
Donte të vriste vëllezërit Nela në Britani për hakmarrje, arrestohet nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli! Pjesë e grupit Mata-Breçani
Është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku u arrestua dhe Erzen Brecani, ish drejtor i policisë së Tiranës. Lajmin e bën me dije gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.
-
VIDEO
Gramsh/ Punëtori humbi jetën në HEC-in e fshatit Lënies, policia zbardh ngjarjen dhe arreston drejtuesin e kamionçinës
Policia ka zbardhur aksidentin në punë me pasojë vdekjen e një punëtori në fshatin Lenie të Gramshit, ditën e djeshme.
-
VIDEO
I morën drejtoreshës së Vilma Nushit 50 mijë euro përmes mashtrimit! Njëri prej të arrestuarve, djali i dajës i Florian Gjergjit! Zbardhet dëshmia në gjykatë
Kristjan Lukaj rezulton të jetë kushëriri i Florian Gjergjit që vijon të jetë në kërkim i dyshur si koka e grupeve që kanë kryer edhe më parë mashtrime të tilla.
-
VIDEO
U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë, Report Tv zbulon detaje nga vrasja në Gjermani! Pista e hetimit: Prishja e pazareve të drogës
Autoriteteve gjermane u janë dashur 3 ditë për të zbuluar identitetin e të riut shqiptar që u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një zonë rreth 40 km larg Hamburgut, të shtunën e 25 nëntorit. Report Tv disponon dhe identitetin e 17 vjeçarit me origjinë nga Kukësi që ka marrë përsipër krimin. Dyshohet se të dy ishin pjesë e një klani të trafikimit të lëndëve narkotike që kanë dalë në përgjimet e komunikimeve të “SkyECC” në Berlin.
-
VIDEO
Dibër/ Arrestohet 23-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, shisnin drogë afër shkollave! I sekuestrohet çanta plot me doza kanabis dhe arsenal armës
Një shtetas i identifikuar si Jurxhini Sada është arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohet se shisnin doza kanabisi në afërsi të shkollave dhe jo vetëm, në bashkëpunim me vëllain e tij të quajtur Andi Sada, i cili është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Digjet makina e Kozak Braçit në Allias, personazhi i 'Tik Tokut': Rrugëve jam 24 orë, hajdeni më gjeni, mos ejani në shtëpi ku ka gra e fëmijë
Makina e personazhit të njohur të rrjeteve sociale Kozak Braçit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.
-
VIDEO
“Federata” a po krijohen pole të reja në opozitë? ( 1 dhjetor 2023)
I ftuar në studion e emisionit “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu, kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani tha se nuk mund të pranonte të ishte pjesë e një federate ku pjesë janë edhe politikanë të cilët u rrëzuan nga pushteti në vitin 2013.
-
VIDEO
Skenar filmi! Pagoi 30 mijë euro për ta vrarë, më pas Naim Murseli organizoi varrimin e gruas
I ngjan një skenari filmi vrasja e Liridona Murselit dy ditë më parë në Prishtinë. Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas, Liridonën duke inskenuar një grabitje. 30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje. Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante rolin dhe këtë të premte të shfaqej para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.
-
VIDEO
Kosovë/ Ish këshilltari i Pacollit arrestohet për vrasjen e gruas! Dyshohet se porositi krimin! Në pranga edhe ekzekutori: Naimi më premtoi 30 mijë euro
Detaje tronditëse janë zbuluar sot nga vrasja e 33 vjeçares Liridona Murseli në Prishtinë. Mediat e Kosovës shkruajnë se për krimin e rëndë, janë arrestuar burri i viktimës, Naim Murseli dhe bashkëfshatari i tij, Granit Plava i cili dyshohet si vrasësi. Në dëshmirë e tij ai ka zbuluar se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.
-
VIDEO
Një rrëfim nga Ana Cara, shkrimtarja me aftësi ndryshe: Nisa të shkruaj nga pamundësia për t’u shprehur! E ëma: Ka ëndërr të punojë në bibliotekë
Ana Cara, shkrimtarja 25 vjeçare me aftësi ndryshe ishte sot e ftuar në “Studio Live” në Report Tv ku na tregoi se dashuria për artin, të bukurën dhe shkrimin nuk njeh pengesa