-
VIDEO
Prezantohet projekti për lagjen ‘Zdrale’ në Shkodër/ Rama: Të jetë një hapësirë jo vetëm tregtare
Transformimi urban i Shkodrës tashmë është rrugë e çelur. Ai do të shtrihet me përparësi në lagjet kryesore të qytetit, me vlera historike dhe arkitekturore, që fatkeqësisht janë degraduar nga ndërtimet pa kriter dhe nga mungesa e infrastrukturës së nevojshme.
Zona historike e Zdrales është një nga më të mirënjohurat e Shkodrës, me një aktivitet të gjerë tregtar, e sjellë së fundmi në vëmendje si nevojë për transformim të domosdoshëm, përmes vitalizimit urban dhe rilindjes së traditave më të bukura që ajo ka mbartur ndër vite.
Kryeministri Edi Rama ndoqi prezantimin e bërë në bashkinë e Shkodrës të asaj çfarë ofron aktualisht kjo lagje, dhe perspektivës për zhvillimin e një projekti, që jo vetëm do ta zbukurojë atë, por do të lehtësojë ndjeshëm çdo lloj aktiviteti tregtar apo kulturor.
-
VIDEO
Lezhë/ Zbulohet baza e grupeve kriminale në Fushë Kuqe! Sekuestrohen targa e makina të vjedhura, eksplozivë, veshje kamuflazhi! Në pranga pronari i banesës
Një bazë që përdorej nga grupet kriminale për të furnizuar me mjete është zbuluar në Fushë Kuqe të Lezhës. Policia ka sekuestruar makina e targa të vjedhura, eksplozivë, veshje kamuflazhi, maska etj. Në pranga ka rënë pronari i banesës.
-
VIDEO
‘Sundimi i ligjit’/ Nga vjedhja te thyerja e masës ‘arrest në shtëpi’, tre të arrestuar në Fier
Tre persona janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. Bëhet fjalë për një 54-vjeçar i dënuar me burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, si dhe 2 të tjerë që thyen masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
-
VIDEO
Tentoi të trafikonte 710 gr kokainë në Maqedoninë e Veriut, arrestohet 59 vjeçari në Peshkopi! Shpërndante drogë edhe pranë shkollave (EMRI)
Një 59 vjeçar në Dibër është arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar Bllatë në tentativë për të kaluar 7 pako me 710 gramë kokainë.
-
VIDEO
Arti në zi, shuhet 'Sokrati' shqiptar! Aktori Mirush Kabashi ndërron jetë në moshën 75-vjeçare
Artisti i mbarë popullit shqiptar, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Kontributi i jashtëzakonshëm i përditshëm i “Nderit të Kombit” do mungojnë fizikisht, por puna dhe veprat e tij, do mbeten një thesar i paçmuar në kulturën e kombit shqiptar.
-
VIDEO
Jeta e një aktori brilant! Rrëfimi gozhdues i Mirush Kabashit 1 vit më parë në Report Tv!
Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Artisti i cili me artin dhe talentin e tij arriti të prezantoi gjuhën shqipe dhe artin tonë në skenat më prestigjioze duke vjelë në të njëjtën kohë dhe vlerësimet maksimale nga personalitetet e ndryshme.
-
VIDEO
Rama inspekton punimet në bulevardin kryesor të Shkodrës: Duhet projekt i unifikuar si në Korçë e Gjirokastër! Beci: Përfundon brenda 5 muajsh
Pas inspektimeve të bëra ditën e djeshme në ballinën ujore në hyrje të qytetit, Rama inspektoi edhe projektin në bulevardin e qytetit.
-
VIDEO
Balla miraton urdhrin: Policët që kanë përdorur aplikacionet SkyECC apo EncroChat do përjashtohen! Ja formulari që do të plotësojnë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka miratuar urdhrin e posaçëm që ka të bëjë me vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat
-
VIDEO
Zjarri shkrumboi katin e tretë të hotelit në Devoll
Zjarri I madh që përfshiu pasditen e sotme një hotel në zonën e Devollit shkaktoi dëme të mëdha.
-
VIDEO
Safet Gjici dhe Alma K. në GJKKO, pranohet gjykimi i shkurtuar! Ish kryebashkiaku i Kukësit: E sajuan ushtarët politik! Vajza: Bëra investigim
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe shtetases Alma Kaçi.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët hoteli në Devoll, shkak dyshohet defekti në rrjetin elektrik në sistemin e ngrohjes
Një hotel në zonën e Vranishtit të Devollit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
-
VIDEO
Hidhet shorti, zgjidhen 9 anëtarët e Këshillit e Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024, Sokol Ngresi kryetar i KED
Sot në ambientet e Presidencës është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024. Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Ngresi, gjyqtar nga Gjykata e Lartë.