-
VIDEO
Morën leje ndërtimi me të dhëna të rreme, arrestohen dy arkitektët në Tiranë! Zhvendosën lejen në pronën shtetërore! Sekuestrohen 5 prona
Dy arkitektë u arrestuan për falsifikim dhe tetë persona po hetohen për ndërtim të paligjshëm në Tiranë. Sipas prokurorisë, Armando Prelezi dhe Klevis Bregu përdorën të dhëna të rreme në aplikimin për leje duke i zhvendosur 5 objekte ndërtimi me sipërfaqe 1470 në një pronë shtetërore të dhënë me qira Gani Mokës. Në maj 2021 Moka u mbajt peng për disa orë në zonën e Peqinit për 20 mijë euro.
-
VIDEO
Përfundoi në përrua me tre të mitur brenda, momenti kur nxirret 'Benzi' në Sarandë
Report Tv ka siguruar pamjet kur nxirret Benzi që ra në përrua me tre adoleshentë brenda në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, në Sarandë.
-
VIDEO
Rithemelimi i vuri flakën Kuvendit, ambasada e SHBA-së dhe ajo Britanike të shqetësuara: Tensionet jo në interes të Shqipërisë! Duhet dialog konstruktiv
Ambasadat e huaja në vendin tonë kanë shprehur shqetësim për situatën e krijuar në Kuvend, ku opozita krijoi kaos e tensione. SHBA dhe Britania e Madhe bëjnë thirrje për dialog ndërsa thonë se mosfunksionimi i parlamentit është në dëm të vendit
-
VIDEO
Largimi i Ardi Veliut, kush janë 26 kandidatët për kreun e AMP-së! Mes tyre edhe ish-drejtues në polici
26 kandidatë aplikuan për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pas dorëheqjes së Ardi Veliut një muaj më parë. Report Tv mëson se në mesin e 26 emrave janë ish-drejtues në polici, nga Akademia e Sigurisë, drejtues rajonal të AMP-së që kërkojnë të katapultohen në postin kryesor të institucionit apo edhe rikthime
-
VIDEO
Të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash, burime për Report Tv: Koka e grupit kriminal dyshohet se është Ervin Mata
Gazetarja e Report Tv Keti Banushi e ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn ka deklaruar se koka e grupit kriminal me 1 urdhër-arreste, që trafikonte sasi të mëdha kokaine në vende të Evropës dhe kryesisht nga vende të Amerikës Latine që nga viti 2021 dyshohet se është Ervin Mata
-
VIDEO
Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! Njëri prej të plagosurve i bllokuar në makinë e mbajnë me serum
Tre makina u përplasën pasditen e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjadër e për pasojë deri tani janë 2 të plagosur.
-
VIDEO
'Duhet gjetur një zgjidhje' Ministri grek Stavros Papastavrou në Shqipëri pas 'kërcënimeve' për veton, takon Fredi Belerin në qelitë e Durrësit
Ministri grek i Shtetit, Stavros Papastavrou ishte në qelitë e paraburgimit të Durrësit ku qëndon prej disa muajsh kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për blerje votash në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
-
VIDEO
Ministri grek në takim me Fredi Belerin, ikin dritat në paraburgimin e Durrësit
Teksa ministri grek i Shtetit Stavros Papastavros po zhvillon takimin me Fredi Belerin në paraburgimin e Durrësit është ndërprerë energjia elektrike.
-
VIDEO
Dosjet 'mal' në gjykata, 1118 ditë kohëzgjatja e proceseve në Apel! Vettingu largoi 60 % të gjyqtarëve, Llagami: Do i plotësojmë
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore në gjykatën e Apelit ka arritur në 1118 ditë gjatë vitit 2022, ndërkohë që si shkak zyrtarët e drejtësisë shikojnë vakancat në sistemin gjyqësor. ILD thotë se gjyqtarët duhet të procedohen për rastet kur neglizhojnë dhe zvarrisin vendimet.
-
VIDEO
‘Bujar Germizi në ’99 organizoi vjedhjen e një banke’, gazetari: U plagos nga policia, por arriti të arratisej me 80 mln lekë
Bujar Gerzimi, një personazh i njohur i botës së krimit në Kukës, është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK për të goditur një grup të strukturuar kriminal.
-
VIDEO
Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, përplasen 2 automjete, 2 persona të plagosur! Njëri prej tyre i bllokuar në makinë
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjadër.
-
VIDEO
Pr.buxheti 2024/ PD propozim tjetër: Të rriten fondet për arsimin, buxheti për ministrinë të shkojë në 104 mld lekë
Pasi prezantoi 8 amendamente për buxhetin e vitit 2024 javën e kaluar, Partia Demokratike vjen me një propozim të ri për të rritur buxhetin e Ministrisë së Arsimit në 5% të prodhimit të brendshëm Bruto.