-
VIDEO
Apeli i GJKKO la në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, Gjokutaj: Do të shkojmë në Gjykatën e Lartë
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një dalje për mediat tha se vendimin e GJKKO ndaj Berishës për masën ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë vendit’ do ta çojë edhe në Gjykatë e Lartë.
“Berisha nuk ka rrezik që të ikë. 2 herë në javë është në parlament ndërsa prokuroria e kërkon 1 në 2 javë. Ajo masë rrjedh nga një arsyetim anti-kushtetues. Të enjten kemi seancën e rradhës për humbjen e fuqisë. Do shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore, do jetë një betejë e gjatë. Do të shkojmë në gjykatën e Lartë”- u shpreh Gjokutaj mes të tjerash.
-
VIDEO
'Afera Partizani', Apeli liron nga paraburgimi Jamarbër Malltezin, cakton masën 'arrest shtëpie"! Masa për Berishën nuk ndryshon
Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit liroi sot nga paraburgimi dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie
-
VIDEO
Vendimi i gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar, Balla: Prokuroria e Tiranës, ta lexojë me vëmendje! Zinxhiri komandues të dalë para përgjegjësisë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për vendimin e dhënë nga gjykata e Strasburgut mbi vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, para godinës së kryeministrisë ku ky i fundit po protestonte.
-
VIDEO
Operacioni i SPAK ku u arrestua Erzen Breçani, Balla: Janë ekzekutuar urdhër arrestet për të gjithë të dyshuarit që ndodheshin në Shqipëri
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e SPAK, ku ra në pranga Erzen Breçani, djali i tij dhe zyrtarë të policisë, Balla tha se policia ka ekzekutuar të gjithë urdhër arrestet për personat që ndodhen brenda territorit shqiptar.
-
VIDEO
Kualifikimi i kombëtares në Euro 24/ Nis festa në Tiranë, në sheshin ‘Skënderbej’ shpërthejnë fishekzjarrët
Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 0-0 kundër Ishujve Faroe për ndeshjen e fundit në grupin E kualifikues të Euro 2024 në "Air Albania". Kuqezinjtë e mbyllin garën si të parët në grupin E.
Pas kualifikimit, në ‘Air Albania’, ku po mbahet një koncert me këngëtaren Juliana Pasha me këngë patriotike. Tifozët kanë ndezur dritat e telefonave duke krijuar një atmosferë elektrizuese.
Ndërkohë edhe në rrugët e kryeqytetit ka shpërthyer festa. Tifozët e mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ kanë kërcyer dhe kënduar këngë patriotike, ndërsa mbajnë flamurin kombëtar në krahë. Po ashtu pas kualifikimit kanë shpërthyer edhe fishekzjarrët.
-
VIDEO
Zbërthimi i mesazheve në ‘SKY ECC’, eksperti kriminalistikës: Priten arrestime të emrave të njohur të policisë dhe organeve ligjzabtuese
Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv, duke komentuar aksionin e SPAK për goditjen e një grupi kriminal nga zbërthimi i mesazheve në SKY ECC, tha se ky është vetëm fillimi.
-
VIDEO
Aksioni i SPAK me 11 urdhër-arreste, arrestohet Erzen Breçani dhe i biri! Zbardhen akuzat: Përkrahje e autorit të krimit e pastrim parash
Në kuadër të operacionit të SPAK të ndërmarrë këtë mbrëmje në Tiranë, krahas ish-drejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani, ka rënë në pranga edhe djali i tij i madh Eralbi Breçani. Breçani dhe i biri akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
-
VIDEO
Aksioni i SPAK me 11 urdhër-arreste, burime për Report Tv: Pas zbërthimit të mesazheve në aplikacionin 'Sky-Ecc' po hetohen edhe 56 efektivë policie
Gazetari i Report Tv Trashgim Sokolaj ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e SPAK që është ndërmarrë këtë mbrëmje për të ekzekutuar 11 urdhër arreste për disa persona të akuzuar si të përfshirë në një grup kriminal. Sipas tij, pas përgjimeve të mesazheve në aplikacionin 'Sky-Ecc' krahas 11 urdhër-arresteve që po ekzekutohen këtë mbrëmje, në kuadër të këtij operacioni janë duke u hetuar 56 efektivë policie.
-
VIDEO
Mes 11 të dyshuarve që akuzohen për grup kriminal, gazetari i Report Tv, Sokolaj: Disa efektivë kanë dhënë dorëheqjen dhe janë ‘arratisur’
Disa prej urdhër-arresteve të lëshuara në kuadër të operacionit të SPAK për të goditur një grup kriminal që u zbulua pas përgjimeve në aplikacionin 'Sky-Ecc' janë për zyrtarë dhe ish zyrtarë të policisë.
Gazetari i Report Tv Trashgim Sokolaj thotë se disa prej zyrtarëve të policisë për të cilët është lëshuar urdhër arresti kanë dhënë dorëheqjen disa ditë më parë dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.
“Disa punonjës policie që janë të përfshirë në këto biseda kanë dhënë dorëheqjen dhe nuk ka informacione mbi vendndodhjen e tyre”, tha Sokolaj në një lidhje me skype për Report Tv.
-
VIDEO
SPAK zbërthen 'SKY', arrestohet ish-drejtori i policisë Erzen Breçani, i biri dhe 7 efektivë! Në kërkim Ervin Mata! Akuzat, nga trafiku i drogës te sigurimi i kushteve për vrasje
SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani, si dhe 7 efektivë policie. Në kërkim është edhe Ervin Mata një emër i njohur për drejtësinë
-
VIDEO
Greqia kërcënon me veto, Idrizi në Report Tv: Sjellje arrogante, jemi treguar jo reciprok në kërkimin e të drejtave tona
“Çështja Beleri”, duket se ka acaruar prej kohësh raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë, pavarësisht mirësjelljes nga pala shqiptare dhe sqarimin periodik të qeverisë shqiptare mbi rastin, e cila është shprehur se ky problem i përket drejtësisë dhe nuk është në dorën e politikës.
-
VIDEO
Kadilli denoncon në 'Report Tv': Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndertimi në zonën e 'Ali Demit'
Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD ka denoncuar në Report Tv se Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kanë marrë leje ndërtimi në Ali Dem, ku kanë ndërtuar kompleksin Magalem. Sipas Kadillit, nga njëra anë thonë se janë në diktaturë por nga ana tjetër marrin leje ndërtimi