-
VIDEO
Banesat dhe bizneset në Koplik nën ujë, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje
Kopliku në Malësi të Madhe u përmbyt për shkak të motit të keq. Reshjet intensive dhe dalja nga shtrati i Përroit të Thatë solli situatë kaotike në rrugë.
Report Tv sjell pamjet nga përmbytjet, ku shihet se banesa e biznese janë në ujë.
Dëme të mëdha u shkaktuan në banesa dhe biznese ndërkohë që qendra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës ka qenë nën pushtetin e ujit për disa orë.
-
VIDEO
Moti i keq, çahet asfalti në Koplik
jo ka qenë qendra e qytetit të Koplikut mëngjesin e kësaj të mërkure.
Reshjet intensive, dhe dalja nga shtrati i përroit të thatë në bashkinë Malësinë e Madhe ka shkaktuar dëme në banesa dhe biznese ndërkohë që qendra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës ka qenë e pushtuar nga uji për disa orë.
Situata e krijuar nga reshjet intensive dhe fryrja e përroit të Thatë ka sjellë edhe angazhimin e strukturave të emergjencës në Malësinë e Madhe përfshirë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.
Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Gradec dhe në lagjen Culaj në qytetin e Koplikut ndërkohë që si pasojë e vërshimit të ujit nga Përroi i Thatë ka pasur dëmtime edhe në infrastrukturën rrugorë ku disa rrugë të fshatrave janë dëmtuar.
Nga bashkia e Malësisë së Madhe, po bëhet evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga moti keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
-
VIDEO
Gara për kreun e AMP, Report Tv siguron 5 emrat e përzgjedhur mes 26 kandidatëve! Zbulohet dhe më favoriti
Numri në total prej 26 aplikimeve në garën për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është reduktuar në vetëm 5, të cilët janë tashmë në një filtër më të detajuar për të përzgjedhur vetëm njërin.
-
VIDEO
Rithemelimi kaos në Kuvend, Zaloshnja për Report Tv: Shqiptarët kundër aksionit të Berishës, nuk i rrit mbështetjen në elektorat
Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar në Report Tv për kaosin që Rithemelimi po shkakton prej javësh në Kuvend, duke sabotuar punën.
-
VIDEO
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Italia do e ratifikojë në Parlament! Dhoma e Deputetëve miraton Rezolutën: Inovative dhe mund të bëhet shembull
Parlamenti italian ka miratuar një rezolutë të propozuar nga mazhoranca që angazhon qeverinë që të ndërmarrë çdo aksion apo nismë për të zbatuar sa më parë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Rezoluta kërkon ratifikimin në parlament, gjë për të cilën është dakordësuar edhe qeveria italiane.
-
VIDEO
Përmbytet shëtitorja e Sarandës, shikoni pamjet
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Sarandës sot paradite kanë shkaktuar përmbytje të shëtitore së qytetit bregdetar.
-
VIDEO
Gjykatësja që nxori nga burgu Jamarbër Malltezin në konflikt interesi, Avokati Hoxha për Report Tv: Duhej të jepte dorëheqjen
Avokati Arber Hoxha në një prononcim për Report Tv thotë se gjyqtarja duhej të kishte dhënë dorëheqjen për një gjykim të paanshëm
-
VIDEO
'Absurde që Kosova pengohet në NATO' Rama kërkon përshpejtimin e integrimit të Kosovës
Në konferencën për median që u mbajt pas takimit të liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.Kryeministri Edi Rama theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së kufirit Kosovë- Serbi nga NATO pasi e konsideron burim i shumë të këqijave.
-
VIDEO
Stuhi shiu në Ksamil, përmbyten disa rrugë dhe biznese në qytet
Reshje shiu intensive kanë rënë edhe në Sarandë dhe Ksamil. Për pasojë në Ksamil janë përmbytur disa rrugë dhe bizneset për rreth. Report Tv sjell pamjet e rrugëve të mbushura me ujë.
-
VIDEO
Sarandë, u plagosën rëndë në aksident, 3 të miturit dërgohen drejt Spitalit të Traumës! Njëri prej tyre transportohet me helikopter! Pranga pronarit të 'Benz'-it
Tre të miturit e aksidentuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Stjar-Bakaj janë transportuar drejt spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.
-
VIDEO
'Kufiri mes Kosovës e Serbisë jashtë kontrollit në shërbim të trafikut të armëve dhe drogës' Rama: NATO të shtojë trupat! E domosdoshme
Në konferencën për median në Shkup Kryeministri Edi Rama theksoi dhe nevojën që NATO të garantojë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë pasi faktikisht është jashtë kontrollit dhe në shërbim të trafikut të armëve, drogës.
“Theksova domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës e Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të trafikut të armëve, drogës, e aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda si devijimi në Banjskë.
Rama tha më tej se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës nuk duhet të konsiderohet sporadik por paralajmërim.
-
VIDEO
Pr/buxheti 2024 në komisionin e Ligjeve, kryebashkiaku i Pogradecit: Na jepni qiranë e tokës në zonat e mbrojtura të lajmë borxhet
Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet pr/buxheti i vitit 2024.
Ilir Xhakolli kryetar i Bashkisë Pogradecit propozon heqjen e fashës së pagave si dhe marrjen e qirasë së tokës në zonat e mbrojtura. Aktualisht kjo qira merret nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura