• VIDEO

    Vogue Italia vitin tjetër në Tiranë! Rama në 'Flasim’ me 4 sipërmarrëse: Doli qartë që djemtë punojnë për vajzat

    Në episodin e 10-të të sezonit të dytë të podcastit “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, kanë qenë të ftuara 4 vajza të cilat operojnë me bizneset e tyre në fushën e kreativitetit.  Të ftuarat folën për përvojën e tyre jashtë vendit dhe më pas hapjen e sipërmarrjeve të tyre pas kthimit në Shqipëri.

  • VIDEO

    Kajsiu: Nëse fiton Putini në Ukrainë forcohet edhe Vuçiç, Biden gaboi që mbështeti Netanyahu

    Politologu Blendi Kajsiu tha se perëndimi po harron luftën në Ukrainë, pas rinisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit. 

    Në Studio Live, Kajsiu tha se nëse harrohet Ukraina dhe humbet mbështetjen përndimore, fiton Putini e kjo do të sillte forcimin e Aleksandar Vuçiç, gjë që nënkupton se rreziku për destabilitet në Ballkan të jetë evident. 

    Ai e quajti të gabuar mbështetjen që presidenti i SHBA, Joe Biden i tha Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu. 

  • VIDEO

    Alarmi i Zelensky për luftë në Ballkan, Kreshnik Osmani: Putini po mbush botën me armë bërthamore

    Një deklaratë e presidentit të Ukrainës se presidenti rus, Vladimir Putin po tenton të nxisë konflikt të përgjakshëm në rajonin e Ballkanit ka sjellë mjaft reagime. 

    Eksperti i çështjeve rajonale, Kreshnik Osmani tha në Studio Live, në Report Tv, se Moska po ndërmerr hapa destabilizues. Ai tha se me urdhër të shefit të Kremlinit, Rusia po furnizon me armë bërthamore disa shtete si Burkina Fason, Venezuelën dhe Bjellorusinë. 

  • VIDEO

    Debati i ekspertëve në Studio Live/ Putin kërcënon me luftë Ballkanin?

    Deklarata e fortë e politologut, Kajsiu: Hamasin e ka forcuar Netanyahu. Osmani: Kryeministrin e izraelit e pret gjykimi, do e zgjasë luftën 10 vjet!

    Politologu, Blendi Kajsiu bëri një deklaratë të fortë në Studio Live me Arbër Hitajn në Report Tv. Në një lidhje me Skype, Kajsiu tha se Hamasi në Palestinë është forcuar prej politikave që ka ndjekur kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. 

    "Benjamin Netanyahu përfaqëson një qeveri të ekstremit të djathtë. Pretendon se mbron interesat e popullsisë së Izraelit, por po prodhon kushtet e një vale të re terrorizmi në të ardhmen që do të rrezikojë jo vetëm palestinezët por edhe vetë popullsinë e Izraelit. Shumica e popullsisë së Izraelit nuk e përkrah Benjamin Netanyahun që është përgjegjësi kryesor për rritjen e Hamasit dhe dështimin e forcave të sigurimit të Izraelit për të mbrojtur popullsinë e tij. Duhet kujtojmë që një nga strategjitë e ekstremit të djathtë në Izrael, jo vetëm e Netanyahut, ka qenë forcimi i Hamasit. Hamasi është forcuar përmes ndihmës që Netanyahu dhe ekstremi i djathtë i ka dhënë për të përccarë auroritetin palestinez, për të eliminuar ccdo mundësi për të krijuar shtetin palestinez", tha Kajsiu.

    Sipas Kajsiut, Netanyahu po zhvillon luftën me Hamasin për të mbajtur pushtetin e tij në Tel Aviv. 

    "Nuk janë të interesuar për paqe asnjëra nga palët. Qëllimi i përbashkët i të djathtës ekstreme në Izrael me Hamasin është që të mos ketë kurrë paqe midis Palestinës dhe Izraelit. Ekstremi i djathtë në Izrael kërkon të eliminojë krejtësisht Palestinën dhe ekstremi esktrem i Hamasit në Palestinë kërkon të eliminojë Izraelin", tha Kajsiu. 

    Për kryetarin e partisë Atdheu, Kreshnik Osmani kryeministri i Izraelit, Netanyahu do ta zgjasë luftën sepse ai e di që e pret gjykimi ashtu si Golda Meir në 1973 shkoi para drejtësisë. 

    "Amerikanët kanë thënë për Neë Yorker se zyrtarë izraelitë kanë thënë se Netanyahu ka një plan sekret që lufta të zgjasë deri në 10 vite. Plani i Netanyahut, jo i Bennet që i përket të majtës, është sulmi i veriut të Gazës, transferimi i banorëve në jug të Gazës fillimisht dhe më pas dërgimi në Gadishullin e Sinait dhe shkretëtirën e Akabasë. Më pas nis mësymja në Bregun Perëndimor dhe më pas transferimi i tyre në tokat e Jordanisë. Netanyahu e ka thënë, synojmë shkuljen e Hamasit, heqjen e Gazës nga kontrolli i Hamasit dhe pastrimi nga terrorizmi. Deri tani po pastrohen spitalet. Kanë vdekur 12 mijë njerëz. Katastrofa ka kaluar parametrat e një kasaphane", tha Osmani.  

    Ndërsa Genc Sejko, studiues i çështjeve hebraike, tha se Izreali po kryen agresion ndaj popullsisë civile në Gaza.  "Shtetit të Izraelit nuk i intereson paqja. Synimi është asimilimi i komplet territoreve palestineze dhe krijimi i shtetit të Izraelit në kufijtë biblikë të tyre. Nuk duan marrëveshje për krijimin e shtetit palestinez. Ccdo marrëveshje e arritur më parë ose nuk është zbatuar ose janë gjetur mënyra për të panguar që të mos shkohet tek krijimi i një shteti palestinez. Pretendimet e Izraelit janë biblike. Ka patur gjithmonë hebrenj në Jeruzalem, prezenca e tyre ka qenë e pandërprerë, por numrat kanë qenë shumë të vegjël për të krijuar një shtet. Në 1948, pas asaj që kishte ndodhur në Luftën e Dytë Botërore në një farë mënyrë ua detyronte një shtet izraelitëve, por asnjëherë nuk kanë qenë shumicë", tha Sejko.

  • VIDEO

    Kombëtarja merr pikën e artë, Fidel Ylli: Bravo trajnerit! Në Euro 2024 kuqezinjtë do ju hapin probleme ekipeve të mëdha! Ruço e Kapxhiu: E merituar! Kona: Do lëmë gjurmë

    Presidenti i KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) Fidel Ylli në studion e emisionit “Pa Protokoll” në Report Tv tha se merita kryesore për kualifikim e Shqipërisë në Euro 2024 i takon trajnerit Sylvinho që ka konsoliduar një grup cilësor futbollistësh në ekip.  

  • VIDEO

    Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

    Një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një automjet, shofer i së cilës ishtë një 20-vjeçar në unazën e qytetit të Elbasanit.

  • VIDEO

    Shqipëria kualifikohet në Euro 2024, shpërthen festa në Tiranë e qytete të tjera

    Shqipëria kualifikohet për herë të dytë në histori në një Europian. Kjo fitore ka ngritur peshë zemrat e tifozëve kuqezi, të cilët kanë krijuar kanë dalë nëpër rrugët e Tiranës duke festuar.

  • VIDEO

    Shkuam, pamë dhe u kualifikuam! Shqipëria barazon 1-1 në Moldavi dhe pret zyrtarisht biletën për herë të dytë në një Europian

    Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë në transfertë dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Minuta e 25-të ishte deçzive për tanët, që me sulmuesin kavajas Sokol Cikalleshi shënuan nga 11 metërshi i fituar prej Seferit.

    • VIDEO

      Nga Bajri te Dritan Rexhepi, eksperti i sigurisë, Softa: Krimet vazhdojnë edhe pa ‘kokat’, t’u goditet ekonomia! Mahmutaj: Në Sky politikanë të nivelit mesatar, jo të lartë

      I shumëkërkuari Behar Bajri u ekstradua nga Franca, për tu përballur në Shqipëri me akuzat e SPAK për vrasje dhe tentativa vrasje me porosi të Ervis Martinajt dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka. Nga ana tjetër Shqipëria është në pritje të ekstradimit të një tjetër koke krimi, të Dritan Rexhepit pa arrestimit të tij në Turqi.

    • VIDEO

      Aksident i rëndë në Kuçovë, makina tip 'Audi' përplas për vdekje të moshuarin që lëvizte me biçikletë

      Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme (17 nëntor) në Kuçovë. Mësohet se një automjet tip “Audi” ka përplasur 67 vjeçarin Veiz Plakun i cili po lëvizte me biçikletë.

    • VIDEO

      Afera CEZ-DIA, Fatos Mahmutaj për intervistën me Vojsava Ismailiajn: Më tha se Meta i ka bërë shantazh dhe i ka marrë para Kastriotit, kur ndaloi pagesën ia 'hodhi' drejtësisë

      Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u mor në pyetje më 8 nëntor në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA me një dëm në buxhetin ne shtetit prej 414 milionë euro. Ai pretendoi se rihapja e çështjes është politike dhe e bazuar në kallëzimin e një të dënuari për shpifje. Sot në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, gazetari Fatos Mahmutaj ka zbardhur detaje të reja mbi intervistën që ka realizuar me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Meta. Vojsava Ismailaj, siç deklaroi Mahmutaj ka akuzuar Metën se i ka bërë presion bashkëshortit të saj, madje “se i ka marrë para”.

    • VIDEO

      U plagos më ’21 janar’, gazetari Mahmutaj për Report Tv: Vendimi i Strasburgut i vonuar, përgjegjës kryesor Berisha, po e ndjen të ftohtin e qelisë

      Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit, në “Studio Live” në Report Tv ka komentuar vendimin e Gjykatë së Strasburgut e cila tha se përgjegjës shteti dhe kërkoi të bëhet rihetim

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv