Kombëtarja merr pikën e artë, Fidel Ylli: Bravo trajnerit! Në Euro 2024 kuqezinjtë do ju hapin probleme ekipeve të mëdha! Ruço e Kapxhiu: E merituar! Kona: Do lëmë gjurmë

17 Nëntor 2023, 21:50

Presidenti i KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) Fidel Ylli në studion e emisionit “Pa Protokoll” në Report Tv tha se merita kryesore për kualifikim e Shqipërisë në Euro 2024 i takon trajnerit Sylvinho që ka konsoliduar një grup cilësor futbollistësh në ekip.