-
VIDEO
Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy të plagosur! Gjendet automjeti i braktisur nga autorët (EMRAT+VIDEO)
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak më parë në Tiranë, te fusha e sportit në Laprakë. Të plagosur kanë mbetur Bledar Dauti, 39 vjeç dhe Dashamir Tahiri, 35 vjeç të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Vatër e re zjarri në Fier, flakët përhapen me shpejtësi në pyllin me pisha të Çërrilës
Një vatër e re zjarri ka rënë ne pyllin me pisha tẽ Çërrilës në Fier pasditen e sotme. Flaket po perhapen me shpejtesi ne nje siperfaqe te konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur menjeherë shërbimet zjarrfikëse të Mallalastrës të cilat po punojnë për neutrizimin e flakëve.
-
VIDEO
Lezhë/ Riaktivizohet zjarri në fshatin Rras, banorët: Janë mbi 5 vatra aktive, flakët po afrohen pranë banesave
Vatra e zjarrit në fshatin Rras, në Njësinë Administrative Ungrej, vijon të jetë aktive, ndërsa sipas banorëve në zonë janë mbi pesë vatra zjarri që po mbajnë situatën shqetësuese.
Sipas tyre, megjithëse gjatë ditës së sotme pati ndërhyrje nga toka dhe ajri dhe situata u vu nën kontroll, flakët janë riaktivizuar pasdite dhe po avancojnë në drejtim të zonave të banuara.
Banorët shprehen të shqetësuar për përhapjen e zjarrit dhe kërkojnë vijimin e ndërhyrjes nga strukturat e emergjencës, me qëllim parandalimin e afrimit të flakëve pranë banesave dhe zonave të banuara.
-
VIDEO
Ngërçi i pagave të gjyqësorit, Kryetarët e Gjykatave: Administrata s’është palë e debatit, të likuidohen menjëherë
Kryetarët e Gjykatave kërkojnë që të procedohet menjëherë me pagat e administratës së gjyqësorit duke e ndarë këtë të fundit nga debati që po zhvillohet lidhur me pagat e magjistratëve.
Krahas kësaj, kërkon zhbllokimin e pagave të magjistratëve sipas vendimit të Kushtetueses, përllogaritjen dhe shlyerjen e pagesave të prapambetura si dhe respektimin e integritetit të gjyqësorit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu kërkon mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve pasi sistemi gjyqësor duhet të dëgjojë zërin e secilit dhe të flasë njëzëri në mbrojtje të pavarësisë.
-
VIDEO
Sesioni i ri parlamentar/ Deputetët brenda Kuvendit, protestuesit ‘rrethojnë’ godinën: Policia në protestë!
Një numër i vogël protestuesish janë grumbulluar para hyrjes së Parlamentit, teksa sot nisi sesioni i ri parlamentar.
Me thirrjet “Policia në protestë”, ata i kanë bërë thirrje efektivëve që kanë rreguar godinën e Kuvendit që t’u bashkohen tubimeve.
Ndërkohë brenda Parlamentit, deputetët janë mbledhur për të vijuar punën në këtë sesion të ri parlamentar.
-
VIDEO
Vlorë/ Nis shembja e 25 objekteve në Tregun e Orizit, Mersini: Shumica janë pa legalizim! Banorët: I kemi në proces, s’kemi ku të shkojmë
Mes objekteve që do të shemben ka edhe ndërtime që nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit, ndërsa për ato që janë klasifikuar do të ndiqet procesi i dëmshpërblimit. Banorët theksojnë s eu është ofruar bonus qiraje, por pa një afat të përcaktuar.
-
VIDEO
Helmimi në Fushë Arrëz, Report Tv siguron raportin e ISHP-së: Erdhi nga uji i pijshëm
Një javë nga helmimi i banorëve në Fushë-Arrëz, Report Tv ka siguruar raportin e Institutit të Shëndetit Publik për rastin e shpërthimit të ‘Gastroenteritit’. Sipas këtij raporti rezulton se ndotja erdhi nga uji i pijshëm
-
VIDEO
Zjarret/ 11 vatra aktive, problematik zjarri në malin e Tërbunit në Pukë! Operacione nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve
Në malin e Dajtit zjarri është aktiv në sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre, po operohet na toka dhe ajri për vënien nën kontroll të flakëve. Vatrat në Kryezi të Kavajës dhe Malin e Bërzhitës janë nën mbikëqyrje.
-
VIDEO
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçari vritet në derën e shtëpisë, plagoset i ati! Në pranga autori, shkoi për tu sqaruar pas sherrit në lokal (EMRAT+VIDEO)
24-vjecari Ylberi Luli qe punonte udhërrefyes turistik, u vra sot në Shkodër, ndërsa i ati mbeti i plagosur. Autori i dyshuar, është vënë në pranga. Policia tha se sherri nisi fillimisht në lokal e më pas u zhvendos në banesën e viktimës.
-
VIDEO
'Nuk po na paguajnë qiranë e tokës', banorët e Patos-Marinzës sërish në protestë: Do t’i bllokojmë aktivitetin ‘Bankers Petroleum’ (VIDEO)
Banorët e Patos-Marinzës protestuan sërish kundër kompanisë Bankers Petroleum për shkak të pergjysmimit të çmimit për qiranë e tokave. Banorët pretendojnë per abuzim ndersa kompania argumenton se vlera është rekomanduar nga AKBN.
-
VIDEO
Rregullorja e GJKKO-së, avokatët: Nuk është më çështje telefonash, po na cenohet puna! Të fillojmë nga bojkoti i masave të sigurisë
Këtë të martë Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë po mban një mbledhje për të vendosur hapat që do të marrin në kundërshtim të rregullores së GJKKO-së. Sipas avokatëve kjo rregullore bëhet për të cenuar punën e tyre.
-
VIDEO
Rregullorja e GJKKO-së/ Vishaj: Avokatët kryesisht të mos marrin asnjë çështje, t’i japim goditjen e parë gjykatës
Në mbledhjen e thirrur sot nga Këshilli i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, avokati Saimir Vishaj u shpreh se zgjidhja më e mirë është bojkotimi i avokatëve kryesisht.