-
VIDEO
Zjarri në Rras të Lezhës djeg varrezat, në rrezik edhe Kisha e zonat e banuara! Flakët favorizohen edhe nga era e fortë
Situata e zjarrit në Ungrej të Lezhës është përkeqësuar ditën e sotme, pasi flakët janë favorizuar edhe nga bimësia e dendur dhe era e fortë.
Zjarri ka djegur varrezat në fshatin Rras, ndërkohë që po rrezikon edhe zonat e banuara në fshatrat Rras dhe Zimaj, si dhe Kishën e rindërtuar pak javë më parë në Rras të Butë.
Forcat zjarrfikëse, ushtria dhe strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Megjithatë, terreni i thyer dhe i vështirë ka penguar ndërhyrjen nga toka, duke e bërë më të vështirë përballimin e situatës.
-
VIDEO
'Përgjaken' rrugët, 22 viktima e 207 të plagosur në gusht! Eksperti: Kodi s’po i frenon aksidentet! Gjoba nuk mjafton, s’ka vizion për sigurinë
Dy persona humbën jetën në 2 aksidente rrugore sot në Shqipëri. Vetëm gjatë gushtit, janë shënuar 159 aksidente, me 22 viktima dhe 207 të plagosur. Ekspertët rrugorë e gjejnë problemin te autoshkollat që nxjerrin shoferët e rinj. Sipas tyre, ashpërsimi i Kodit jo vetëm që nuk i frenon aksidentet, por ushqen korrupsionin.
-
VIDEO
Zjarri në Myselim-Bardhaj, banorët: Natë e vështirë, rrezikohej gjithë fshati! Shteti të vërë autorët para përgjegjësisë
Banorët e Myselimit dhe Bardhajve kanë shprehur vlerësimin për gatishmërinë dhe punën e strukturave të angazhuara në përballimin e zjarrit që përfshiu zonën dhe rrezikoi banesat.
Sipas tyre, ndërhyrja e koordinuar nga toka dhe ajri, si dhe puna e pandërprerë gjatë natës, kanë qenë vendimtare për izolimin e vatrave më të rrezikshme, mbrojtjen e banesave dhe shmangien e dëmeve më të mëdha.
-
VIDEO
Pamjet me dron, Tërbuni nën ‘mëshirën’ e zjarrit, tymi i dendur mbulon pyllin me pisha! Vija e flakëve arrin në 10 km
Zjarret në masivin pyjor me pisha të Tërbunit vazhdojnë të mbeten jashtë kontrollit, ndërsa era përhap me shpejtësi flakët.
Report Tv ka siguruar edhe pamje me dron që tregojnë si mbi pyllin e pishave ngrihet tym i dendur.
E konsideruar si pasuria më e madhe pyjore që kishte Puka, Tërbuni tashmë po kthehet në një siperfaqe pa gjelbërim. Zjarri po përpin atë çfarë mbeti nga zjarret e fund gushtit të këtij viti.
Ndërhyrje nga ajri nuk u realizua për shkak se në zona të tjera veç pyjeve po rrezikohen dhe banesa, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë në malin mbi qytetin e Pukës duket se nuk po arrijnë të vënë nën kontroll as këndin e zjarrit ku janë përqendruar. Terreni ka pamundësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndërsa e gjithë përpjekja po bëhet me mjete rrethanore, çfarë ka sjellë dhe mungesën e rezultatit për shuarjen e flakëve.
Vija e zjarrit është përhapur në më shumë se 10 kilometër. Zjarri po i afrohet lagjes Pezhve në qytetin e Pukës, ku rrezikohen shtëpi të pabanuara.
-
VIDEO
I dërguari i Trump në Tiranë: Shqipëria aleate e shkëlqyer! Shteti bektashi? Projekt i shkëlqyer, por e vendos populli shqiptar
I Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, zhvilloi një vizitë në Tiranë. Pas takimeve me përfaqësues të grupeve parlamentare të PS dhe PD, Zampolli në një prononcim për mediat vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar vendin tonë një “aleat të shkëlqyer”, ndërsa komentoi edhe projektin për shtetin Bektashi, për të cilin tha se vendimi u takon shqiptarëve.
-
VIDEO
U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës
Pas disa orëve betejë me flakët është vënë nën kontroll zjarri në Çërrilë të Mallakastrës. Zjarri i përmasave të mëdha nisi mesditën e djeshme në një sipërfaqe me pisha, ullishte e bimësi dhe u përhap me shpejtësi i favorizuar nga era.
-
VIDEO
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy të rinj në Elbasan! Sekuestrohen 2 makina
Dy të rinjtë janë të moshave 20 dhe 23 vjeç.
-
VIDEO
35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane/ Baba Mondi: Ajo që mbijeton përmes besimit, trashëgohet!
Kryegjyshata Botërore Bektashiane festoi 35 vjetorin e rihapjes së selisë së saj që pas rënies së komunizmit. Në mesazhin e tij, kryegjyshi botëror baba Mondi bëri thirrje për bashkëpunim dhe besim. Mesazhe u dhanë dhe nga përfaqësues të komunitetve të tjera fetare në Shqipëri.
-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ “Postriba ’46” sjell dëshmi të reja nga represioni komunist, ekspozita fotografie dhe arti bashkëkohor në Tiranë e Durrës
Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
-
VIDEO
Shteti Bektashi/ I dërguari i Trump pritet nga Baba Mondi! Takime edhe me grupet parlamentare të PS dhe PD
Paolo Zampolli, i Dërguari Special për Partneritetet Globale i administratës amerikane, ka mbërritur në Tiranë, ku po zhvillon takime me grupin parlamentar demokrat dhe më pas me grupin socialist.
-
VIDEO
Rusia i bën homazhe Ratko Mlladiçit, Ambasadori rus në Beograd përkulet para arkivolit të arkitektit të masakrës së Srebrenicës
Edhe Rusia ka dërguar përfaqësuesin e saj në ceremoninë mortore të kriminelit të luftës Ratko Mlladiç
-
VIDEO
Triatloni 'Labeat' në Shirokë, Rama: Traditë sportive që promovon jetën aktive dhe turizmin në natyrë
Kryeministri publikoi pamje nga edicioni i 14-të i garës, ku morën pjesë sportistë nga Shqipëria dhe rajoni.