-
VIDEO
Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë!
Protesta në ditën e 102-të vijoi me dy grupime dhe skenarë të ndryshëm, njëri para Kryeministrisë dhe tjetri në kryqëzimin e urës së Lanës. Bllokimi i qarkullimit solli tensione me një shofer, së cilit protestuesit i rrethuan makinën dhe e sulmuan.
-
VIDEO
Tirana pa kryetar në zyrë prej arrestit të Veliajt, Valteri: Zgjidhja, zbatimi i vendimit të Kushtetueses! Shkarkimi i Ristanit, vendimi i duhur
Sipas Kushtetueses, masa e arrestit në burg për kryetarin e zgjedhur me votë të Tiranës, është jo proporcionale dhe respektimi i këtij vendimi, 'do ta çlironte' Tiranën, argumenton Halit Valteri.
-
VIDEO
Pas vilës në Dhërmi, SPAK i sekuestron një tjetër në Palasë, sërish në emër të Igli Tares! Balluku nën hetim për shkelje të barazisë në tendera te Unaza, korrupsion, mosdeklarim pasurie e pastrim parash
SPAK: Vila u ndërtua nga biznesmeni Arbër Abazi, pronar i “Alko Impex General Construction”, një ndër fituesit e tenderit të lotit të 7-të të Unazës së Madhe të Tiranës. Prona figuronte në emër të Igli Tares, sipas kontratës fiktive të shitjes.
-
VIDEO
Shpërthimi me 3 të plagosur te 'Eida' në Tiranë, eksperti Mehmeti: Pikat e karburanteve duhet të ndërtohen larg qendrave të banuara, shkollave e kopshteve!
Teksa e cilësoi Shqipërinë një ‘Republikë anti-ligj’, Mehmeti tha se ata që paguhen për kontrollin e karburanteve, duhet të bëjnë detyrën dhe jo të bëhen palë me ata që tregtojnë karburante jashtë standardit.
-
VIDEO
U plagos në operacionin ku humbi jetën Enea Mekolli, Hita viziton policin Edison Adri: Sakrifica juaj nuk harrohet, jemi pranë teje
Skënder Hita ka vizituar në banesën e tij policin Edison Adri, i cili u plagos gjatë operacionit në malin e Bodenit, në Maliq, për kapjen e një personi të kërkuar, ku humbi jetën kolegu i tij, Dëshmori i Atdheut, Enea Mekolli.
Pas përfundimit të trajtimit mjekësor në Itali, Adri është kthyer në shtëpi, ku vijon rikuperimin. Kryepolici Hita u takua me të dhe familjarët e tij, duke i përcjellë mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe mirënjohjen për sakrificën e tij në përmbushje të detyrës.
-
VIDEO
Zjarri prej gati një jave në Ungrej të Lezhës, 150 forca në terren dhe helikopter nga ajri! Vatrat e mëdha nën kontroll, por rreziku nuk ka kaluar
Zona e Kashnjetit, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës, vijon të përballet me zjarret prej gati një jave. Edhe pse vatrat më të mëdha të flakëve janë vënë nën kontroll, në terren ende raportohen vatra të vogla aktive, kryesisht në zonat malore dhe në terrene të vështira për t’u aksesuar.
-
VIDEO
Durrës/ Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Bago, shmanget rreziku ndaj dy banesave! Sfidë terreni i vështirë, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Në orët e para të ditës së sotme, një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Bagos, pranë Karpenit, ku disa vatra janë riaktivizuar në vende të ndryshme.
Forcat zjarrfikëse të Kavajës kanë mbërritur në terren dhe po përballen me flakët, ndërsa një prej shqetësimeve kryesore ka qenë afrimi i zjarrit pranë dy banesave, por rreziku është shmangur.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për mbajtjen e situatës nën kontroll, pavarësisht vështirësive të krijuara nga sipërfaqja e madhe e përfshirë nga flakët dhe terreni i vështirë.
Specialisti i Emergjencave Civile, Fatbardh Bushi, ka kërkuar ndërhyrjen e një helikopteri për shuarjen e zjarrit nga ajri
-
VIDEO
Dëmshpërblimi për zjarret në Fier, numri dy i bashkisë: Proces i vështirë, disa fermerë s’kanë dokumente pronësie! Deri tani, 15 objekte të djegura
Mungesa e dokumentacionit të rregullt, kontratat e papërsëritura me të tretët, mospërputhja mes sipërfaqes në tapi dhe tokës që punohet realisht, si dhe fakti që shumë fermerë ndodhen jashtë shtetit, përbëjnë pengesat kryesore.
-
VIDEO
Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve (VIDEO)
Bojkoti për pagat e gushtit zgjerohet në disa gjykata të vendit. Administrata ka ndërprerë ose kufizuar shërbimet në Tiranë, Fier, Vlorë e Lushnjë, ndërsa nesër gjyqtarët mblidhen për ngërçin e krijuar.
-
VIDEO
Trafik droge nga Kanadaja në Shqipëri, sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë rreth 1.2 milionë euro! Shpallen në kërkim 2 persona
107.7 kg kanabis të llojit “Gelato”, me vlerë tregu rreth 1.2 milionë euro janë sekuestruar në portin e Durrësit. Kanabisi i ardhur nga Kanadaja është kapur në një kontejner ku ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper. Dy persona janë shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Shpërthim gazi te karburant ‘Eida’ në Tiranë, plagosen 3 punonjës! Dy versione për shkakun, Zjarrfikësja: Dyshohet se erdhi nga zyra! ISHTI: Flakët nisën nga një makinë! 3 të shoqëruar
Nga shpërthimi në pikën e karburantit “Eida” te Brryli u plagosën 3 punonjës dhe u shemb ambienti që shërbente si zyrë. Policia shoqëroi administratorin, drejtuesin teknik dhe menaxherin e karburantit, ndërsa në pyetje u morën punonjësit dhe drejtuesi i automjetit që po furnizohej me gaz.
-
VIDEO
Protesta te Kuvendi, Rama u përgjigjet ‘Demokratëve Europianë’ me videon e Luarasit: S’flisni për dhunën! Gurët e vezët drejt deputetëve, sjellje e neveritshme
“Demokratët Evropianë” që mbështetën protestën para Parlamentit, Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj duke akuzuar se heshtën për sulmet ndaj deputetëve. Rama publikoi videon e përplasjes së deputetes Iris Luarasi me disa protestuese ndërsa tha se është e turpshme heshtja e atyre që i quan demokratë dembelë.