-
VIDEO
Mirditë, arrestohet 32-vjeçari, u kap me pistoletë me fishek në fole gati për qitje
Mirditë/Kontrolle intensive në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.
Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, në qytetin e Rrëshenit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë.
Në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, plan i cili inicioi ditën e djeshme, operacionin policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e FNSh Tiranë, kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e rrethit dhe si rezultat;
U arrestua në flagrancë shtetasi F. N., 32 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasit M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje.
Armët dhe municioni janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
-
VIDEO
Zjarret në qarkun e Fierit dogjën mbi 1 mijë hektarë tokë, u regjistruan 202 vatra! Zona më e prekur ajo e Pishporos
Deri më tani në qarkun e fierit janë regjistruar 202 vatra zjarri që kanë djegur mbi 1 mijë hektarë tokë. Zona më e prekur, me mbi 700 hektarë, është ajo e Pishporos.
-
VIDEO
Vlorë, nuk i ndaloi policisë, por u kap nga 'Shqiponjat', arrestohet i riu
Arrestimi i të riut të identifikuar si Erion Konomi është bërë pranë prefekturës së qytetit. Gjatë kontrollit në makinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë.
-
VIDEO
'Jeta dy javë në izolim pa dritare, pa pasqyrë e ku muret kishin emra, data e poezi! Elsa Lila kujton ditët në qeli pas arrestimit në Itali
Këngëtarja Elsa Lila kujton dy muajt e saj në qeli në Itali kur u arrestua pasi u akuzua si pjesëtare e një grupi të trafikut të drogës. e cilëson si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 11 nëntor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga opozita përgatitet për grevë urie te sherr mes deputetëve të PD-së Sula e Çollaku e deri tek pjata e supës.
-
VIDEO
'Çmenduri fantastike!’ Kryeministri Rama dhe Elsa Lila kujtojnë grevën e urisë së Partisë Socialiste
PS, në atë kohë në opozitë, me në krye Edi Ramën, vinte në qendër të kauzës së saj transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, si dhe hapjen e kutive të votimit.
-
VIDEO
Reshje të dendura shiu në Sarandë, uji vërshon edhe katet e nëndheshme të bizneseve
Saranda është përfshirë nga reshje të dendura të shiut këtë mbrëmje. Gazetari i Report Tv Limos Didani bën me dije se uji ka vërshuar edhe nëpër biznese
-
VIDEO
Dhuna te kopshti ‘Stinët’, edukatorja: S’e preka vajzën, 3-vjeçarja dëmtoi vetë këmbën tek hapësirat e krevatit
Edukatorja Majlinda Dehima, pas arrestimit të enjten me akuzën keqtrajtim të miturish i qëndroi deklarimeve të dhëna më parë se nuk e ka prekur vajzën 3-vjeçare. Ajo pretendoi se vajza e ka thyer këmbën vetë te hapësirat e krevatit. Ndërkohë krimi ekonomik po heton pronarët e kopshtit për aktivitetin pa dokumente kurse policia ka përpiluar plan masash për kontrollin e territorit për kopshte të tjera ilegale.
-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv/ ‘Lulëzon’ tregtia online e kapsollave e fishekzjarrëve! Tregtari: Kushton 3500 lekë, ta sjellim brenda ditës
Tregtimi i fishekzjarrëve ndalohet me ligj, por Report tv zbulon se ka lulëzuar shitja e tyre online ku i gjen me 3 mijë e 500 lekë. Fishekzjarrët e paligjshëm përdoren masivisht në Tiranë në festa e ditëlindje dhe zhurmat e forta në mesnatë sjellin shqetësim tek qytetarët
-
VIDEO
Vlorë, nuk i ndaloi policisë, por u kap nga 'Shqiponjat', arrestohet i riu, iu gjet pistoletë në makinë
Një person është arrestuar sot në Vlorë nga forcat Shqiponja. Mësohet se i riu nuk i ndaloi forcave të policisë dhe tentoi të largohej me makinë por u kap nga 'Shqiponjat'.
-
VIDEO
Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, arrestohet në Stamboll 'bosi' i trafikut të kokainës Dritan Rexhepi! Shqipëria kërkon ekstradimin
Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar i viteve të fundit është arrestuar në Turqi. Ai kishte mbërritur përmes aeroportit të Stambollit, ndërsa operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një vilë, ku nuk bëri rezistencë. Shqipëria e kërkon si porositës i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, ndërsa vende të tjera si kreun e një karteli të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine.
-
VIDEO
Bejko: Përplasjet dhe kaosi në Kuvend për hallin e Berishës
Skenari i Rithemelimit për të ndaluar punën e Kuvendit, doli jashtë kontrollit, kur deputetët e opozitës u përplasën mes njëri-tjetrit në Komision parlamentar.