-
VIDEO
BSH: Qeveria nuk duhet të ulë vigjilencën ndaj inflacionit! Rishikoni skemën e pensioneve, ka kosto për buxhetin
Banka e Shqipërisë i sugjeron qeverisë të mos ulë vigjilencën ndaj inflacionit, pasi mbetet rreziku kryesor edhe për ecurinë ekonomike të vitit që vjen. Guvernatori Gent Sejko tha se buxheti i vitit 2024 është realist, por duhet të rishikohet skema e pensioneve.
-
VIDEO
SPAK kërkon para për vënien në funksion të zyrave të reja, Dumani: Punojmë tej kapaciteteve! Fondi na duhet brenda 2024
Kreu i SPAK Altin Dumani kërkoi 309 milionë lekë shtesë në buxhetin e 2024-ës për ambientet e reja të punës. Gjatë diskutimit për buxhetin në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurori kërkoi që paratë e planifikuara si të ndara në 2 vitet e ardhshme të jepen brenda vitit 2024, pasi prokuroria e posaçme është në emergjencë për ambiente pune.
-
VIDEO
Maliq, arrestohet 62 vjeçari, akuzohet se ngacmoi dhe përndoqi një 12 vjeçare! Dëshmia e gjyshes: E ndiqte pas, çupa ka frikë!
Nj 62 vjeçar u vu në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme nga komisariati i Maliqit.
-
VIDEO
Policia Rrugore masa të rrepta ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, mes tyre Delina Ibrahimaj
Tejkalimet e shpejtësisë nga shoferët dhe neglizhenca në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, ka detyruar policinë të shtojë masa të rrepta në mbarëvajtjen e sigurisë në rrugët e Tiranës.
-
VIDEO
'U kap në lagjen e ‘mbretërve të drogës’, Gazetari zbulon për Report Tv detaje nga operacioni i arrestimit të Dritan Rexhepit në Turqi
Ka qenë një informacion nga interpol që ka informuar autoritetet e turke se Dritan Rexhepi, kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello” që trafikonte kokainën nga vendet e Amerikës Latine në Europë ndodhej në Stamboll.
Gazetari Sokol Brahaj nga Turqia inform për Report Tv se interpol në bashkëpunim me autoritetet Italiane dhe të Turqisë kanë dhënë gjeneralitetet me të cilat kishte hyrë I fshehur në Turqi Dritan Rexhepi.
Media turke informoi se ai kishte hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.
Për Report Tv Brahaj informon se zona ku u arrestua Dritan Rexhepi njihej si zona ku jetonin ‘mbretërit e drogës’
-
VIDEO
‘Sundimi i ligjit’/ Megaoperacion në të gjithë vendin, 25 të arrestuar për drogë dhe armë! 19 persona në kërkim
Operacioni “Sundimi i ligjit”, në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për pritjen e emigrantëve, Rama: Nuk bëhet fjalë për kampe përqëendrimi, ne respektojmë dinjitetin e njerëzve
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin "Dritto e Rovescio" në Rete4 ku ka folur sërish për marrëveshjen Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve afrikanë në 2 qendra të vendit deri në shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil në Itali.
-
VIDEO
Ndërtoi me Jamarbër Malltezin te ish-kompleksi Partizani, Fatmir Bektashi shkon në SPAK
Fatmir Bektashi, ortaku i Jamarbër Malltezit për ndërtimin e kompleksit Partizani është paraqitur sot në SPAK së bashku me avokaten tij. Firma e Bekteshit i dha Malltezit 5.4 milionë euro.
-
VIDEO
Kush është Dritan Rexhepi, në 1998 vrau 2 policë, arratisja e 2007 dhe hera e fundit në Shqipëri
I arratisur katër herë nga burgjet, me disa dënime të rënda dhe identitete të rreme, i akuzuar për vrasje policësh, rrëmbimin e Jan Prengës me urdhër nga burgu e trafik ndërkombëtar droge, ky është Dritan Rexhepi, 43 vjeç, i arrestuar së fundi nga policia turke.
-
VIDEO
Përplasja e ashpër me Sulën, Çollaku: Sulm i pakuptueshëm, as në '97-ën nuk do e kisha imagjinuar një situatë të tillë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka raguar pas përplasjes fizike që pati me deputetin demokrat Dashnor Sula në ambientet e Kuvendit. Ai e cilësoi përplasjen si një incident të turpshëm duke deklaruar se ngjarja e sotme turpëron çdo deputet të parlamentit.
-
VIDEO
Klubi Partizani/ Ja harta që dëshmon përgjegjësinë e Berishës për ndërtimin e kullave të dhëndrit mbi terrenet sportive
Ndryshimi nga sportive në banim, i firmosur në 2006-n nga Rama dhe Berisha, i takonte vetëm një pjese shumë të vogël të sipërfaqes.19 kullat u ndërtuan falë modifikimit të ligjit mbi Sportin, bërë posaçërisht nga qeveria Berisha në 2008-n
-
VIDEO
Forumi i Paqes në Paris, Rama mbërrin në Francë
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Francë, ku do të mbahet sot edicioni i 6-të të Forumit të Paqes në Paris