-
VIDEO
Rama për 'la Repubblica': Asnjë interes pas marrëveshjes për emigrantët! Franca e bën, pse Shqipëria qenka gabim?
Në një intervistë për 'la Repubblica', kryeministri Edi Rama thekson edhe një herë se Shqipëria nuk ka asnjë interes në marrëveshjen për emigrantët, dhe sqaron se bëhet fjalë vetëm për një qendër në Gjadër, pasi në portin e Shëngjinit do të jetë vetëm një terminal pritjeje për verifikimin e parë.
-
VIDEO
Itali, 34 vjeçari shqiptar u vra me plumb në kokë, flet motra e tij: Jam e shokuar! Nuk na tha kurrë diçka të çuditshme
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e 4 nëntorit në një punishte zdruktharie në zonën Cueno ku shqiptari 34 vjeçar Klaudio Myrtaj u gjet i vrarë me plumb në kokë.
-
VIDEO
Ndërron jetë foshnja e braktisur në bodrumin e pallatit, ndalohet nëna 30 vjeçare! Dëshmia në polici: E fsheha shtatzaninë se jam e pamartuar
Foshnja i gjinisë mashkull, që u gjet i braktisur në një bodrum në zonën e Yzberishtit, ndërroi jetë në Maternitetin "Koço Gliozheni". Policia ndalon 30 vjeçaren nga Pogradeci dhe merr dëshminë. Kishte fshehur shtatzaninë dhe lindja ishte kryer në kushte të papërshtatshme.
-
VIDEO
PS rrëzon pr.ligjet e opozitës, Felaj: Nismat tuaja u shërbejnë vetëm Sali Berishës
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj është shprehur se opozita ndërmerr nisma vetëm për t’i shërbyer Sali Berishës.
Komentet Felaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se opozita bie në kontradiktë me ato që deklaron, kur thotë se maxhoranca nuk pranon nismat e tyre.
“Qëndrimi që ju jeni duke mbajtur në këtë sallë, ju vë në kontradiktë të plotë me ato që i thoni publikut. Ju thoni bëjmë nisma, por nuk i pranon maxhoranca, por jeni ju që kur ato diskutohen në komisione, ju nuk jeni të pranishëm. Nismat maxhoranca i ka respektuar një për një. Nismat tuaja janë thjesht për t’i shërbyer një njeriu të vetëm, Sali Berishës”, është shprehur Felaj.
PS rrëzoi të gjitha projektligjet e propozuara nga opozita, ndërsa Rithemelimi shkaktoi kaos në Kuvend.
-
VIDEO
Rithemelimi kaos në Kuvend, mbyllet seanca pas 20 minutash! PS rrëzon 6 projektligjet e propozuara nga opozita
Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca parlamentare e ditës së sotme. Për shkak të kaosit të krijuar në Kuvend, ku Rithemelimi ndezi tymuese dhe kishte mbledhur karriget para foltores, Nikolla mbylli seancën.
-
VIDEO
Korreshi ndez tymuese në Kuvend, salla mbulohet nga tymi! Nikolla e përjashton
Deputeti i Rithemelimit Saimir Korreshit ka ndezur në Kuvend tymuese. Salla e Kuvendit është mbushur me tym. Kryetarja e Kuvendit Linidita Nikolla e përjashtoi nga seanca.
-
VIDEO
'Moj sharabajgë, pse ta kemi qefin ty?'/ Dalin pamjet kur 3-vjeçarja thyen këmbën në kopshtin në Tiranë, momenti kur edukatorja e qëllon me shpullë
Janë publikuar pamjet filmike ku tregohet sesi vajza 3 vjeçare thyen këmbën në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit. Në video dëgjohet Majlinda Dehima edukatorja e cila e gjuan me shpullë vajzën
-
VIDEO
Përplaset për vdekje 57-vjeçari në Durrës! Aksident edhe në Rrugën e Arbrit, makina me 2 të rinj kthehet përmbys! Në Sarandë, makina i pret rrugën furgonit të pasagjerëve, disa plagosur
Tre aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në disa qarqe të vendit. Në Durrës raportohet për një viktimë, ndërsa në dy aksidentet e tjera në Sarandë dhe në Dibër për disa të plagosur
-
VIDEO
Përmbyten garazhet e Jamarbër Malltezit te kompleksi ‘Kontakt’
Reshjet e dendura të shiut të ditës së sotme kanë përmbytur edhe parkimin nëntoksor të kompleksit ‘Kontakt’, i ndërtuar në truallin e ish-kompleksit ‘Partizani’, aksioner i të cilit është Jamarbër Malltezi
-
VIDEO
GJKKO rrëzoi kërkesën e Berishës dhe Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë, avokati: E konsiderojmë të paekzekutuar vendimin
Në dalje për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi i masave të sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit u është dhënë sot, gjë që sipas tij përbën shkelje.
-
VIDEO
E mitura theu këmbën në kopshtin në Tiranë, Psikologia: Mësuesit t’i nënshtrohen testit psikologjik! Edukatorja: Dhuna e përsëritur! Zv.ministri: Vijon hetimi, do ketë zhvillime
Një vajzë 3-vjeçare ndodhet në spitalin e Traumës me këmbën e thyer. Prindërit, që denoncuan rastin në media, dyshojnë se e vogla e tyre është dhunuar në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë dhe akuzojnë edukatoret se e fshehën ngjarjen duke i njoftuar shumë vonë pasi incidenti kishte ndodhur.
-
VIDEO
Makina e shkatërruar krejtësisht, dalin pamjet e rënda nga aksidenti me vdekjen studentit të Akademisë së Sigurisë
Arjan Shahaj, student i Akademisë së Sigurisë ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti fatal që pësoi ditën e sotme në afërsi të Liqeni Artificial.