-
VIDEO
Grupi i Berishës s'heq dorë nga kaosi, bllokon punimet e Komisionit të Ligjeve! Petro Koçi Dashnor Sulës: Mos u kruaj shumë
Deputetët e Rithemelimit nuk heqin dorë nga kaosi. Deputetët e Rithemelimit mbështetës të Berishës po debatojnë në Komisionin e Ligjeve për faktin që garda nuk lejoi të hyjnë në kryesi.
"Na dhunuat atje" tha deputeti Dashnor Sula.
‘Nuk ka mbledhje sot normale’ tha një deputete e Rithemelimit.
Ato pak minuta që vijoi mbledhja pati debate mes deputetëve
Petro Koci: Mos u kruaj shumë me mua
Dashnor Sula:Turp të të vijë
S.G/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’/ Ndërtuesi Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK
Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK, për masën e sigurisë që është vënë ndaj tij, detyrim paraqitjeje’, për aferën e partizanit. Bektashi është parë teksa futet në ambientet e SPAK dhe kjo është hera e parë që ai paraqitet që prej vendosjes së masës së sigurisë nga GJKKO.
Në ndryshim nga Bektashi, Berisha ka refuzuar të paraqitet duke mos u përballur me drejtësinë, por ka mbledhur deputetët në Kryesinë e Kuvendit.
-
VIDEO
Shpërthim i fuqishëm në Metalurgjikun e Elbasanit, tymi mbulon zonën
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Metalurgjikun e Elbasanit. Siç shihet edhe nga pamjet që Report Tv sjell një tym i madh ka mbuluar zonën.
-
VIDEO
Flamur Noka hyn në kryesi nga kangjellat e del nga dera: Linda me urdhër të Edi Ramës ktheu parlamentin në bunker
Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka i cili arriti të hynte në kryesi duke kaluar kangjellat në një prononcim për median akuzoi kryetaren e Kuvendit se po tenton të kthejë kuvendin në bunker.
“Në çdo derë nga 50 gardistë. Këtu është themeluar republika e gardës që mbron Lindën nga opozitarë sikur ne jemi mafia. Kjo është e neveritshme. A e kuptoni ku e kanë çuar demokracinë. Mbyllen në bunker. A mund të kthehet parlamenti në bunker sikur kanë ardhur gjithë mafia për të sulmuar Lindën e jo deputetët e zgjedhur nga populli opozitar. Këto janë bandë”
Pas disa minutash Noka doli nga dera e kryesisë për të mbajtur një prononcim.
"Linda me urdhër të Edi Ramës ktheu parlamentin në bunker"
-
VIDEO
Si lejuan të futen në Kuvend, Dash Sula shpërthen ndaj Gardës: Turp të keni, i lëpiheni pushtetit për një rrogë
Deputeti Dash Sula kërkon të futet në kuvend për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, por nuk lejohet nga Garda, pasi të pranishëm janë edhe deputetët të tjerë që janë përjashtuar me 10 ditë pas kaosit në seancë.
Sula ka shpërthyer ndaj Gardës.
Hapni derën se latë nam. Është turp. Deri në këtë pikë s’ma kishte marrë mendja që do kishim arrit. Po kërkojmë të na japin 100 mln euro. Po kërkojmë të na fusin në mbledhje.
Të premten, të nderuar anëtarë iu njoftoj se të hënën më datë 6 nëntor, ora 11:00, Komisioni do zhvillojë mbledhjen në sallën për komisionin e Ligjeve. Hape diktatura derën e diktaturës. Turp të keni, lëpiheni për një rrogë. Turp të keni. E shkatërruar Shqipërinë, kanë ik të gjithë. Bëjini fresk pushtetit. Turp të keni.
-
VIDEO
Tensione në Kryesinë e Kuvendit, garda nuk lejon deputetët e Rithemelimit të futen për takimin e grupit
Gazment Bardhi ka thirrur në një mbledhje grupin e deputetëve në Kryesinë e Kuvendit, por kjo ka sjellë tensione mes deputetëve të Rithemelimit dhe Gardës së Republikës.
Kjo e fundit nuk lejon që të futen në ambientet e kryesisë së Kuvendit 8 deputetët e përjashtuar të Rithemelimit, pas kaosit që shkaktuan në seancën e së enjtes së kaluar.
-
VIDEO
Tensione në Kuvend, Garda nuk lejon deputetët e Rithemelimit të futen! Noka kalon nga kangjellat! Komisioni Ekonomisë mblidhet online
Komisioni i Ekonomisë nisi në orën 10:00 mbledhjen online duke vijuar diskutimin përmes platformës Zoom.
-
VIDEO
Komisioni i ekonomisë, deputetët mblidhen me zoom të debatojnë për Pr/buxheti 2024! Koti: Sikur ka shpërthyer lufta! Shalsi: 'Non gratat' ju kanë marrë peng
Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku është planifikuar të diskutohet pr/ligji për buxhetin 2024 nisi online
Deputetja e opozitës Sorina Koti e cila tha se ndodhet në sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë me dy deputetë ftoi deputetët që mbledhjet të bëhen fizikisht.
Sorina Koti: Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit. Ju lutem mos na hiqni të drejtën për të folur dhe lirinë e fjalës. Do respektojmë kolegët e PS-së dhe do të kemi rikthim normal të seancës sonë. “
Eduard Shalsi: “Çfarë bëtë ju dje. Nuk ishit ju por kolegët e tu që bllokuat derën. Do të bllokoni derën apo komisione normale. Jeni gati të lini ‘nongratat’ të mos ju marrë peng. Ky është problem që kini
-
VIDEO
'Në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq' Ja çfarë tha Nallbati pasi doli nga SPAK
“Të tilla veprime nuk nderojnë askënd por në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq, si vjedhja çdo ditë e qytetarëve” kështu u shpreh Bledion Nallbati menjëherë pasi doli nga SPAK ku u thirr për tu marrë në pyetje në lidhje me incidentin në seancën parlamentare me Vullnet Sinën.
“SPAK do të bëjë punën e vet megjithëse ajo që ka ndodhur me Strazimirin dhe tonën nuk ka asgjë të përbashkët. Nuk kam qëlluar njeri më ka shtyrë e kam shtyrë” tha Nallbati
-
VIDEO
Goditi me grusht Vullnet Sinën gjatë seancës parlamentare, Bledion Nallbati në SPAK
Deputeti i Rithemelimit, Bledion Nallbati është thirrur në SPAK, pasi goditi me grusht deputetin socialist Vullnet Sinaj.
-
VIDEO
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve për vitin 2024, aplikimi online në e-Albania
Nga dita e sotme janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024. Procesi i aplikimit do të kryhet i gjithi online përmes e-Albania.
-
VIDEO
Reshje të shumta shiu në Elbasan, përroi i Zaranikës rrezikon të dalë nga shtrati
Elbasani është përshirë mbrëmjen e kaluar nga reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit të Përroit të Zaranikës.