'Në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq' Ja çfarë tha Nallbati pasi doli nga SPAK

6 Nëntor 2023, 09:46

“Të tilla veprime nuk nderojnë askënd por në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq, si vjedhja çdo ditë e qytetarëve” kështu u shpreh Bledion Nallbati menjëherë pasi doli nga SPAK ku u thirr për tu marrë në pyetje në lidhje me incidentin në seancën parlamentare me Vullnet Sinën.

“SPAK do të bëjë punën e vet megjithëse ajo që ka ndodhur me Strazimirin dhe tonën nuk ka asgjë të përbashkët. Nuk kam qëlluar njeri më ka shtyrë e kam shtyrë” tha Nallbati