-
VIDEO
Mirditë, përroi i Zmejës del nga shtrati, përmbyten toka bujqësore dhe disa banesa në fshatin Tarazh
Përroi i Zmejës në Mirditë ka dalë nga shtrati duke përmbytur shtëpi, toka bujqësore dhe vreshta në fshatin Tarazh.
Banorët e bllokuar kërkojnë ndihmë nga emergjencat civile.
-
VIDEO
Reshje të dendura shiu, ‘paralizohet’ Tirana! Trafik i rënduar në të gjitha rrugët
TIRANË- Moti i keq dhe me reshje të dendura shiu ka krijuar bllokim të rrugëve në Tiranë. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv në bashkëpunim me Lux Taxi, rrugët në kryeqytet janë paralizuar, duke bërë që qytetarët të mbesin në trafik.
-
VIDEO
Aksident në Elbasan, përplasen 3 automjete në fshatin Vidhas! Dyshohet për të plagosur
Dyshohet se kanë mbetur të plagosur disa persona. Si pasojë e aksidentit të ndodhur, janë krijuar rradhë të gjata trafiku në këtë aks, duke vështirësuar qarkullimin.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, përmbyten rrugët në 'Don Bosko', uji del nga puseta
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërish probleme në Tiranë. Në zonën e ‘Don Boskos’, rrugët janë të mbuluara nga uji duke shkaktuar vështirësi të madhe në qarkullim.
-
VIDEO
Moti i keq, stuhi shiu në Vlorë
Vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Report Tv sjell pamje nga Vlora, ku ka filluar stuhi shiu.
-
VIDEO
Moti i keq në Lezhë/ Po punohet për lirimin e aksit Skuraj-Burrel, prezencë uji në oborret e banesave në Rrëshen
Në qarkun e Lezhës është fryrë i Zmejës, për pasojë disa banesa në Rrëshen rrezikojnë përmbytjen. Në oborrin e tyre ka prezencë uji. Ndërkohë, po punohet për lirimin e aksit Skuraj-Burrel, i cili është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së gurëve.
-
VIDEO
Mbushen me ujë rrugët pranë stadiumit, prindërit marrin në krahë fëmijët për t’u kaluar rrugën
Reshjet e shumta të shiut kanë mbushur me ujë rrugët pranë stadiumit të futbollit "Niko Dovana" dhe te rruga "Egnatia" që të çon në Currila. Report Tv sjell pamje nga rrugët e mbushura me ujë që kanë krijuar vështirësi për kalimin e qytetarëve.
Në video shihet se si prindërit marrin në krahë fëmijët për t’i kaluar në anën tjetër të rrugës në mënyrë që të shkojnë në shkollën ‘Qemal Mici’.
-
VIDEO
Reshje të shumta shiu përfshijnë Tiranën që orët e para të mëngjesit! Fryhet Lana
Tirana është zgjuar sot nga reshjet e shiut. Që në orët e para të mëngjesit kanë filluar reshje të shumta shiu.
-
VIDEO
Moti i keq/ Rënie masive gurësh, bllokohet rruga Skuraj-Burrel! Rrezik për përmbytjen e banesave nga përroi i Zmejës
Aksi rrugor Skuraj-Burrel është bllokuar për shkak të rënies masive të gurëve.
-
VIDEO
Zbardhet marrëveshja 5-vjeçare për kampin e emigrantëve në Gjadër! Italia do t’i paguajë Shqipërisë 16.5 milionë euro brenda një 3-mujori (14 nenet)
Report Tv publikon marrëveshjen e plotë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për strehimin e emigrantëve të paligjshëm. Kohëzgjatja e saj do jetë 5 vjet, por mund të hyjë në fuqi edhe me 5 vite të tjera shtesë nëse nuk bëhet kërkesë për ta ndërprerë. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre
-
VIDEO
Tiranë/ Vajza 3-vjeçare thyen këmbën në kopshtin privat dhe u dhunua!
Një vajzë 3-vjeçare ndodhet në spitalin e Traumës me këmbën e thyer. Prindërit, që denoncuan rastin në media, dyshojnë se e vogla e tyre është dhunuar në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë dhe akuzojnë edukatoret se e fshehën ngjarjen duke i njoftuar shumë vonë pasi incidenti kishte ndodhur. Ka pamje që shfaqin se edukatorja e godet me shpulla të voglën, por është ende e paqartë se si i është thyer këmba
-
VIDEO
'Strong Balkan', Forcat Speciale të Shqipërisë siç nuk i keni parë asnjëherë! Qitje me snajper, hedhje nga 2000 m, asgjësim 'terroristësh'
Forcat speciale nga tetë vende të rajonit, u bënë bashkë në stërvitjen “Strong Ballkan”, me Shqipërinë organizatore. Trupat elitë nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Turqia të vendosura prej 31 tetorit në Bizë u përfshinë në veprime të përbashkëta me qëllim rritjen e nivelit të ndërveprueshmërisë