-
VIDEO
Stuhia/ Tirana nën ujë, përmbyten dhjetëra biznese! Pronarët duan dëmshpërblim: Kemi dëme, 112 s’na u përgjigj! Shkak bllokimi i kanalizimeve
Prej ditës së premte vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’ duke lënë pas dëme të konsiderueshme edhe në Tiranë. Shiu dhe breshëri i dendur që vijuan edhe përgjatë të shtunës kanë dëmtuar dhjetëra biznese dhe rrugë të kryeqytetit. Ndjekim vëzhgimin e Report Tv.
-
VIDEO
Gjykata lë në burg 'bosin' e call centerave, pjesë e grupit që i vodhi italianëve 15 mln euro përmes mashtrimit
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Mendim Domin, të akuzuar si një nga boset e “Call-centerave” që mashtronin europianët duke iu zhvatur miliona euro.
-
VIDEO
Report Tv rinis transmetimin një ditë pas ndërprerjes! Pamje nga ambientet e televizionit pas përmbytjes
Report TV rinisi mesditën e sotme transmetimet e ndërprera një dite më parë pasi godina dhe ambientet e televizionit u përmbytën.
-
VIDEO
Stuhia/ Report Tv rinis transmetimin një ditë pas ndërprerjes! Pamje nga ambientet e televizionit pas përmbytjes
Report TV rinisi mesditën e sotme (4 nëntor) transmetimet e ndërprera mesditën e djeshme pasi godina dhe ambientet e televizionit u përmbyten kur Tirana u përfshi nga reshjet e dendura të shiut me erë të fortë të shkaktuara nga stuhia Ciaran.
-
VIDEO
Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, autoboti përplaset me makinën dhe përmbyset
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas, ku një autobot është përplasur me një makinë.
-
VIDEO
Si filloi përmbytja në Report Tv
Reshjet e shumta të shiut shkaktuan përmbytje në godinën e Report Tv, që ndodhet në rrugën ‘Frosina Plaku’, pranë ish-parkut të Autobusë.
-
VIDEO
Stuhia Ciaran, dëmtohet rrjeti 5600 abonentë pa drita në Korçë, shembet ura e Panaritit, çahet asfalti në Klos
Përpos Tiranës stuhia Ciaran ka përfshirë disa rajone të vendit, si Lezha, Elbasani, Korça dhe Dibra duke sjellë dëme në rrugë dhe rrjetin elektrik. Mijëra banorë janë pa drita në Elbasan dhe Korçë. Ka rrështje dherash në disa segmente, por rrugët janë të kalueshme me vështirësi.
Lezha është përfshirë nga moti i keq, ku ka rënë 50 mm shi, shoqëruar me erë. Krahas detit të trazuar me dallgëzim të lartë, reshjet e dendura të shiut përmbyten rrugët dhe shëtitoren në Shëngjin dhe Kune.
Kanalizimet nuk e përballuan nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në siperfaqe.
Shumë fshatra në qarkun e Lezhës janë pa energji elektrike.
Nga bllokimi i kanalizimeve disa rrugë të qytetit të Elbasanit janë të mbuluara nga uji, duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Raportohet për rrëshqitje dherash në disa akse si Elbasan-Q.Thane, Gramsh-Moglice, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Sterbleve, ku qarkullimi kryhet me vështirësi.
Janë dëmtuar linjat elektrike duke lënë në terr qindra banorë të fshatrave në Peqin, Cërrik, Librazhd dhe Gramsh. Ndërsa në fshatin Kusarth është rrëzuar muri rrethues i një banese, duke dëmtuar rrugën dhe kabujt elektrik.
Rreshjet e shiut dhe stuhia e mbrëmjes së të premtes krijoi probleme në rrjetin elektrik të Korçës. Rreth 5600 familje janë pa energji elektrike në gjithë qarkun.
Përroi ka marrë përpara urën e fshatit Panarit, duke lënë në izolim 30 familje.
Ndërsa një natë më parë ra fasada e një objekti në pedonalen e Korçës, duke lënë të plagosur një kalimtar. Po kështu në Kolonjë tre shtëpi kanë dëmtime të çative.
Prej mbrëmjes së të premtes është bllokuar segmenti që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit. Siç shihet në këto pamje, nga vërshimi i ujit është çarë asfalti.Policia Rrugore njofton qytetarët e bashkive Klos dhe Mat, që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz.
Ndërsa Rruga e Arbrit është e kalueshme, por duhet treguar kujdes në bajpasin e Murrizit ku herë pas here ka rrëshqitje dherash. -
VIDEO
Shpërthim në pikën e karburantit në Tiranë, autoboti që po e furnizonte spostohet në dyqan, shmanget tragjedia! Plagosen menaxheri e shoferi! Report Tv sjell pamjet
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot (4 nëntor) rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
-
VIDEO
Shpërthimi i fortë në pikën e karburantit në Tiranë, autoboti me një gomë mbi dyqan, shmanget tragjedia! Report Tv sjell pamjet
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot (4 nëntor) rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
-
VIDEO
Era e fortë shemb murin rrethues të një banese, rrëzohet edhe shtylla që mbante kabujt elektrikë në fshatin Kusarth të Elbasani
-
VIDEO
Elbasan, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në disa segmente rrugor
-
VIDEO
Ngjarje e rëndë në Durrës, 22 vjeçari bie nga kati i tetë i pallatit ku banonte!