-
VIDEO
Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Çërrilë të Mallakastrës.
Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës, efektivë të policisë dhe banorë të zonës, të cilët janë bashkuar në operacionin për neutralizimin e zjarrit. Ndërhyrja po bëhet e vështirë për shkak të terrenit të thyer, ndërsa vatra ndodhet larg zonës së banuar.
-
VIDEO
Policia kontrolle ndaj makinave luksoze në Tiranë, verifikohet origjina e mjeteve dhe burimi i pasurisë
Dhjetëra automjete luksoze janë kontrolluar nga Policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të përqendruar për verifikimin e origjinës së mjeteve dhe burimit të pasurisë me të cilën janë blerë.
-
VIDEO
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, kërkon fokus te siguria në shkolla dhe lufta kundër krimit
Hita, zhvilloi takime me strukturat e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, ku vendosi theksin te rritja e parametrave të sigurisë, parandalimi i ngjarjeve kriminale, goditja e armëmbajtjes pa leje, lufta kundër narkotikëve, kapja e personave në kërkim dhe trajtimi me profesionalizëm i denoncimeve të qytetarëve.
-
VIDEO
Një javë nga helmimi, banorët e Fushë-Arrëzit ende pa përgjigje: Të paktën na thoni a mund ta konsumojmë ujin
Banorët e Fushë-Arrëzit ende presin një reagim nga institucionet shtetërore se çfarë i shkaktoi anomalitë shëndetësore tek dhjetëra 150 pacientë që përfunduan në Qendrën Shëndetësore të zonës. Minimalisht ata thonë se duan të dinë nëse mund ta konsumojnë apo jo, ujin që u shkon në çezma.
-
VIDEO
Sherri te ‘Regina Palm’/ Lirohet Luan Muça: S'kam nevojë t'i vë gjobë një personi që rrihet me turistët! Në qeli pronari i 'SWAT Security' dhe 2 të tjerë, arrest shtëpie për njeriun e Bedinajt
Luan Muça, Klaudjo Lleshaj dhe Mandrit Lleshaj do të paraqiten përpara Gjykatës së Tiranës, kuse Anxhelo Breshani dhe Blerim Heta, asaj të Vlorës.
-
VIDEO
Fier/ Panorama e trishtë pas zjarrit në Levan, kodrat e gjelbra dhe tokat e mbjella kthehen në shkrumb
Në videon krahasuese, shihet sesi tokat e mbjella me pemë frutore e ullinj janë shkretuar, ndërsa shtëpitë, për të cilat shumë banorë u përpoqën t’i shpëtonin nga flakët, zbardhin mes panoramës së zymtë.
-
VIDEO
Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe një emër i njohur i qytetit (EMRI)
Operacioni antidrogë u zhvillua të shtunën me masa sigurie të miratuara nga gjykata. Sipas burimeve të Report TV, shpërndarësit vepronin kryesisht në shëtitoren e Sarandës, ku synonin turistët.
-
VIDEO
Frakulli i Fierit në ‘qetësi’ pas flakëve që dogjën 6 fshatra, ndërhyhet në një pikë zjarri
Sot ka vetëm një pikë zjarri ku po ndërhyjnë 30 trupa të Forcave të Armatosura. Pavarësisht se gjendja është e qetë deri më tani, masivi i pishave rrit rrezikun e riaktivizimit të flakëve.
-
VIDEO
Zjarri në Himarë turistët: Menduam se nuk do të largoheshim dot, u frikësuam
Katër turistë që ndodheshin në Himarë gjatë zjarrit të së premtes në mbrëmje kanë treguar momentet e frikës dhe pasigurisë që përjetuan. Sot ruristet shprehen se situata është qetësuar dhe nuk ndihen më të rrezikuara.
-
VIDEO
Pas disa orësh në luftë me flakët vihet nën kontroll zjarri në Frakull të Fierit
Deputeti i Partisë Socialiste Ramion Kurti, në një prononcim për mediat ka pohuar se situata në Frakull është vënë nen kontroll falë ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka.
-
VIDEO
PAMJET ME DRON/ Toka e shkrumbuar pak metra larg detit, gjurmët që la pas zjarri në Himarë
Pamjet me dron të Report TV tregojnë pasojat që la pas zjarri masiv në Himarë. Sipërfaqe të tëra me bimësi e ullishte janë shkrumbuar, ndërsa kodrat që vetëm një ditë më parë ishin të gjelbëruara, tashmë janë mbuluar nga hiri.
-
VIDEO
Tritoli me celularin pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të dyshuar për vendosjen e një sasie tritoli më 28 gusht në lagjen nr. 3. Lënda plasëse u gjet pranë disa makinave të parkuara, së bashku me një celular, por sipas Policisë, pajisjet nuk ishin të lidhura me njëra-tjetrën.