-
VIDEO
Zjarri në Ungrej të Lezhë, 10 banesa të djegura, 200 ha të shkrumbuara! Banorët kërkojnë kompensim
Zjarri që përfshiu fshatrat Kalivaç dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej në Lezhë, ka lënë pas dëme të shumta në banesa, bujqësi dhe blegtori. Flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët e zonës, të cilët kanë humbur banesat dhe një pjesë të pasurisë së tyre.
-
VIDEO
Vijon beteja me flakët në Frakull të Fierit, ndërhyhet me helikopter dhe 2 avionë
Vazhdon beteja me flakët në Frakull të Fierit, aty ku po ndërhyhet me 2 avionë dhe 90 forca tokësore. Zjarri ka qenë tejet masiv dhe brenda 48 orëve ka prekur 6 fshatra, duke lënë pasoja të shumta. Banorët tregojnë për dëme në bujqësi e blegtori.
-
VIDEO
KLGJ e KLP caktuan vetë pagat në drejtësi, Gogu: Jo përplasje mes institucioneve, ngërçin e zgjidhim në Kuvend me ligj
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu deklaroi se vendimi i Kushtetueses për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për t’u zbatuar, por situata duhet të zgjidhet në Kuvend. Ai tha se boshëllëku ligjor që i ka lënë pa marrë pagat e muajit gusht magjistratët, do të zgjidhet me sesionin e ri parlamentar, por pa lënë të qartë nëse në finale do të mirarohet rritja e pagave për ta.
-
VIDEO
Rama me batuta nga Italia: ‘Po më merr Putini në telefon’!
Duke folur për raportin e Shqipërisë me Perëndimin, kryeministri Edi Rama tha se vendi ynw nuk ka marrëdhënie me Rusinë dhe as investime të mirëfillta kineze. Me batutë, gjatë fjalës në Forumin e Cernobbios, Rama ndërpreu për pak çaste diskutimin duke thënë: “Po më merr Putini në telefon”.
-
VIDEO
Rama nga Italia: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE! Serbia më mirë në tryezën e Unionit, sesa t’i bëjë funeral shtetëror ‘kasapit’ Mlladiç
Kryeministri Edi Rama insiston për një model të ri të zgjerimit të Bashkimit Europian, përmes integrimit gradual të vendeve kandidate. Nga Forumi i Cernobbios në Itali, Rama tha se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund të bëhen pjesë e tregut të përbashkët.
-
VIDEO
‘Serbia, kafshë e çuditshme në xhunglën e Ballkanit’, Rama: Kasapi Mlladiç s’mund të përcillet me funeral shtetëror, ja pse duhet ta ulim në tryezën e BE
Duke shpjeguar qëndrimin e tij për integrimin gradual të vendeve kandidate në BE, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te rasti i Serbisë dhe vendimi që “kasapi i Ballkanit”, Ratko Mladiç, të përcillet me homazhe shtetërore për në banesën e fundit. Rama tha se pikërisht raste të tilla tregojnë pse Serbia duhet të mbahet në tryezën europiane, ku sipas tij mund t’i thuhet qartë se “nuk mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, ndërsa Serbinë e quajti një “lloj kafshe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”.
-
VIDEO
‘Të dëgjojnë babanë dhe nënën’, Rama me batuta për zgjerimin e BE-së: ‘7 fëmijët e Ursulës’ të ulen në tryezë!
Me batuta iu referua Edi Rama mënyrës se si, sipas tij, duhet të funksionojë integrimi gradual në Bashkimin Europian. Duke i quajtur vendet kandidate “7 fëmijët e Ursulës”, kryeministri tha se ato duhet të ulen në tryezën e BE-së ndërsa përmbushin kriteret, duke fituar të drejtat e anëtarësimit për çdo kapitull që mbyllin.
-
VIDEO
Britani e Madhe/ 300 persona të maskuar bllokojnë portin e Doverit: Mjaft me emigrantët! Kaos dhe trafik nëpër rrugë
Radhë të pafundme për të arritur në portin më të ngarkuar të trageteve në Mbretërinë e Bashkuar. Shumica e emigrantëve të paligjshëm mbërrijnë nëpër qytet, veçanërisht në plazhet e Kentit.
-
VIDEO
Ndalohet mishi brazilian, zv.ministrja e bujqësisë: Forcojmë kontrollet në pikat kufitare! Rrezik për shtrenjtim të mishit? Kika: Prioritet siguria ushqimore
Zëvendësministrja e Bujqësisë Tana Kika shpjegon për Report Tv se ndalimi i importit të mishit brazilian vjen në zbatim të rregullave të sigurisë ushqimore në BE. Për Ministrinë e Bujqësisë prioritet mbetet siguria ushqimore e konsumatorëve, duke mos përjashtuar dhe rritjen e çmimit si pasojë e pakësimit të sasisë së mishit në treg.
-
VIDEO
Porositi 4.6 kg kanabis nga SHBA, i riu frikësohet të tërheqë pakon në postën e Shkodrës! Pas 2 javësh në vëzhgim, kapet në banesë në Bathore
Dorian Sinani dyshohet se përdori identitetin dhe numrin e telefonit të personave të tjerë për të fshehur gjurmët. Antidroga e mbajti nën vëzhgim për mbi dy javë, ndërsa kamerat e fiksuan disa herë pranë postës në Shkodër, ku kishte mbërritur pakoja.
-
VIDEO
Nga sherri në rrjete sociale te prita në rrugë, Joz Marku dhe grupi i tij poshtërojnë Eduard Kuçin para kamerës! Këngëtari shoqërohet në polici
Pamjet ku Eduard Kuçi shfaqet i rrethuar, i shtrirë mbi kofano dhe i detyruar të kërkojë falje vunë në lëvizje autoritetet në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa Jozefin Marku pretendon se e gjithë skena ishte “aktrim”.
-
VIDEO
Fundjava sjell fluks në Morinë, mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri në 4 orë
Pavarësisht përfundimit të sezonit veror, bregdeti shqiptar vijon të tërheqë qytetarët e Kosovës. Vetëm nga ora 05:00 deri në 09:15 të së shtunës, nga Morina hynë 15 823 qytetarë dhe 4 107 automjete e autobusë.