-
VIDEO
Zjarret në vend, 10 familje evakuohen në Fier! Ushtria në terren me qindra efektivë dhe helikopterë, shuhet vatra në Zall-Herr
Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve në disa zona të vendit, ndërsa situata më problematike paraqitet në Fier, ku 10 familje janë evakuuar për shkak të flakëve në fshatin Drizë-Radostinë.
-
VIDEO
Zjarri masiv në 6 fshatrat e Fierit, Haki Çako 'zbarkon' në Levan: Duket se është zjarrvënie e qëllimshme, sanksione ekstreme ndaj autorëve
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, nga Levani i Fierit, ka pohuar se situata e zjarrit që ka përfshirë 6 fshatra vijon të mbetet problematike.
-
VIDEO
Rregullorja e GJKKO-së/ SafeJournalists: Censurë ndaj medias, të rishikohet! Dhoma e Avokatisë vendos më 8 shtator për bojkotin e gjyqeve
GJKKO vijon të injorojë të gjithë dhe të zbatojë rregulloren e re që cenon punën e gazetarëve dhe avokatëve. Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme më 8 shtator për të vendosur hapat që do të ndërmarrë kundër saj. Ndërsa rrjeti SafeJournalists kërkon nisjen e menjëhershme të konsultimeve.
-
VIDEO
Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! Rrezikohet një karburant, ndërhyrje nga ajri me 2 helikopterë! Digjet një banesë
Prej dy ditësh vazhdon zjarri në Ungrej të Lezhës, i cili ka bërë dëme të mëdha. Raportohet për 10 shtëpi të djegura dhe disa bagëti të ngodhura. Po kështu flakët kanë kapërcyer në Vaun e Dejës, ku janë djegur 3 shtëpi të pabanuara. Vatra të reja zjarri raportohen dhe në Kurbin, Krujë dhe Fier.
-
VIDEO
Veliaj në burg, më 10 shtator dërgon dosjen në Strasburg! Ndreca: Po mbahet larg mandatit që i dhanë qytetarët
Më 10 shtator, avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut Erjon Veliaj, do të çojnë në Gjykatën e Strasburgut, çështjen e masës së sigurisë arrest në burg. Dosja e apelit për Strasburg kërkon firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ndaj, avokatët e huaj kërkuan një takim me Veliajn në paraburgim më 10 shtator.
-
VIDEO
Pamje ‘apokaliptike’ nga zjarret në Fier, banorët: Na janë djegur qindra rrënjë ullinj, po na rrezikohen shtëpitë! Do marrim plaçkat dhe do ikim nga Shqipëria
Banorët e fshatit Peshtan i Vogël në Fier, i cili është përfshirë ditën e sotme nga flakët, e kanë përshkruar situatën si tejet dramatike.
Duke folur për Report Tv, njëri prej banorëve tha se e kishte evakuuar familjen e tij larg fshatit, teksa shtoi se atij i rrezikohej banesa dhe me qindra rrënjë ullinj.
Ai theksoi gjithashtu se nga shërbimi zjarrfikës nuk ishte bërë puna e duhur, për shuarjen në kohë të flakëve.
-
VIDEO
Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama për sherrin Muça e Bedinaj: Konflikt banal dhe brutal!
Përplasja mes Luan Muçës, pronarit të kompanisë “Delta Group” dhe Vasil Bedinajt të rrjetit të hoteleve Regina sipas Kryeministrit Rama ka ndodhur për një konflikt pronësie. Në një reagim Rama njoftoi se sipërfaqen e tokës për të cilën dy biznesmenët u përplasen qeveria do ta shndërrojë në një ullishte publike.
-
VIDEO
Zjarri i përmasave të mëdha në Fier, shtëllungat e tymit mbërrijnë edhe në Vlorë! Qielli i nxirë mbi qytetin bregdetar
Përmasat masive të zjarri që ka rënë ditën e sotme në kodrat e Radostinës në Fier, kanë bërë që shtëllungat e tymit të mbërrijnë edhe në Vlorë.
Report Tv ka siguruar pamjet nga qyteti bregdetar, ku duket se një pjesë e qiellit në hyrje të Vlorës ka marrë ngjyrën e zezë, për shkak të tymit të ardhur nga zjarri në Fier, ç’ka tregon ndotjen e madhe që vjen edhe drejt Vlorës nga kjo situatë e rrezikshme.
-
VIDEO
Breshëri shkatërron fasulen e Devollit, dëmtohen mbi 40 hektarë! Fermeri: Pasojat janë të mëdha, s’kemi fare ndihmë nga shteti!
Breshëri i rënë të enjten në Devoll ka bërë dëme të mëdha, kryesisht në kulturën e fasules, e cila ishte në fazën e pjekjes. Bashkia ka nisur evidentimin e dëmeve ku deri më tani përllogariten 40 hektarë. Sakaq, fermeret kërkojnë kompensim për dëmet.
-
VIDEO
Bllokuan hyrjen e Kryeministrisë ndërsa Rama ishte në zyrë, Gjykata liron nga qelia 14 protestuesit (EMRAT+VIDEO)
Pas një seance që zgjati mbi 5 orë Gjykata e Tiranës liroi pa asnjë masë sigurie 14 protestuesit që u arrestuan për protestën e 1 shtatorit para kryeministrisë. Gjyqtarja Oltjona Goxhibelli e cilësoi arrestimin e tyre të paligjshëm dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre.
-
VIDEO
Bllokimi i pagave/ Prokuroritë e Elbasanit dhe të Beratit në kërkim të përgjegjësve: Kush e dha urdhrin? Të ekzekutohen pagesat
Bllokimi i pagave të magjistratëve ka sjellë reagimin e prokurorive të Elbasanit dhe Beratit, të cilat kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm të pagesave dhe identifikimin e personave përgjegjës. Dy institucionet deklarojnë se fondet ishin të disponueshme dhe urdhërpagesat të përpunuara, por bankat nuk i kanë kaluar ato në llogaritë e përfituesve.
-
VIDEO
Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! Rrezikohet një karburant, ndërhyrje nga ajri me helikopter! Digjet një banesë
Prej dy ditësh vazhdon zjarri në Ungrej të Lezhës, i cili ka bërë dëme të mëdha. Raportohet për 10 shtëpi të djegura dhe disa bagëti të ngodhura. Po kështu flakët kanë kapërcyer në Vaun e Dejës, ku janë djegur 3 shtëpi të pabanuara. Vatra të reja zjarri raportohen dhe në Kurbin, Krujë dhe Fier.