-
VIDEO
Zjarri në kodrat e Radostinës në Fier, punonjësja e lokalit: Miliona lekë të hedhura, katastrofë!
Punonjësja e njërit prej lokaleve që rrezikohen nga zjarri në kodrat e Radostinës në Fier e përshkruan situatën me fjalën “katastrofë.” Ajo shpreh keqardhje për punonjësit e tjerë dhe pronarin të cilët të gjithë bashkë po përpiqen të shuajnë flakët.
-
VIDEO
Konflikti i armatosur te 'Regina Palm', Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë! Hita: Po verifikojmë pretendimet e dy palëve!
Policia po punon me prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të përfshirë në konfliktin e armatosur në resortin "Regina Palm" në Vlorë. Këto ishin fjalët që tha nga Kukësi ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari në Forumin Publik për Sigurinë, të zhvilluar në Kukës.për atë që ndodhi një ditë më parë në qytetin bregdetar.
-
VIDEO
Izolohen flakët në fshatin Qinam të Niklës, shmanget rreziku nga banesat
Zjarri në Qinam të Niklës ka mundur të izolohet, falë ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse të Kamzës. Flakët vijojnë të jenë intensive, por fatmirësisht është mundur të shmanget rreziku nga banesat
-
VIDEO
Zjarri në kodrat e Radostinës, shefi i Mbrojtjes Civile të Prefekturës Fier: Kemi evakuuar 7-8 familje, s'ka banesa të djegura! 2 helikopterë në terren
Shefi i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Fierit, Kreshnik Ymeraj, ka treguar se zjarret e rëna në kodrat e Radostinës, nisën fillimisht në fshatin Drizë dhe Fadis dhe u përhapën për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor.
Për Report Tv, Ymeraj tha se në aksionin për shuarjen e flaëkve janë angazhuar jo vetëm strukturat vendore të Bashkisë, por edhe strukturat vendore të bashkive fqinje.
Ymeraj tregoi se janë evakuuar 7-8 familje, ndërkohë që sipas tij, nuk raportohet për banesa të dëmtuara.
-
VIDEO
Konflikti i armatosur te 'Regina Palm', Lamallari: Personat në kërkim do të dalin para drejtësisë! Hita: Po verifikojmë pretendimet e dy palëve
Policia po punon me prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve të përfshirë në konfliktin e armatosur në resortin "Regina Palm" në Vlorë. Këto ishin fjalët që tha nga Kukësi ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari në Forumin Publik për Sigurinë, të zhvilluar në Kukës.për atë që ndodhi një ditë më parë në qytetin bregdetar.
-
VIDEO
Lirohen nga qelia 14 protestuesit që bllokuan hyrjen e Kryeministrisë, Gjykata e cilëson arrestimin të paligjshëm (EMRAT)
Pas një seance që zgjati mbi 5 orë Gjykata e Tiranës liroi pa asnjë masë sigurie 14 protestuesit që u arrestuan për protestën e 1 shtatorit para kryeministrisë. Gjyqtarja Oltjona Goxhibelli e cilësoi arrestimin e tyre të paligjshëm dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre.
-
VIDEO
Konflikti i armatosur te 'Regina Palm', Lamallari: Personat në kërkim do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë! Hita: Po verifikojmë pretendimet e dy palëve!
Ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë së Shtetit komentuan nga Kukësi ngjarjen në Vlorë, ku hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë.
-
VIDEO
Krujë/ Zjarr në mes të zonës së banuar në Bilaj, flakët rrezikojnë banesat! Në terren vetëm polici i zonës, lufton me mjete rrethanore
Një vatër zjarri është regjistruar pak më parë në fshatin Bilaj, në mes të një lagjeje të banuar, ndërsa flakët po përhapen të favorizuara nga era dhe rrezikojnë disa banesa.
Zona ku ka rënë zjarri ka bimësi të dendur dhe është e mbuluar me shkurre e ferra, çka po favorizon përhapjen e flakëve dhe po shton rrezikun që ato t'u afrohen shtëpive.
Deri në këto momente, në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse apo shërbimet e emergjencës.
I vetmi që po ndërhyn për të frenuar zjarrin është oficeri i Policisë së zonës, i cili po përpiqet me mjete rrethanore të mbajë nën kontroll flakët dhe të pengojë përhapjen e tyre drejt banesave.
Situata mbetet shqetësuese, pasi zjarri vijon të përhapet i favorizuar nga era, ndërsa pritet mbërritja e forcave zjarrfikëse dhe të emergjencave.
-
VIDEO
Pamjet skandaloze bënë xhiron e rrjetit, Prokuroria e Pejës kërkon arrestimin e Joz Markut pas sulmit ndaj Edi Kuçit
Pamjet e Joz Markut duke përkulur Edi Kuçin mbi kofanon e një makine dhe duke bërë ndaj tij një gjest me konotacion seksual bënë xhiron e rrjetit, ndërsa Prokuroria e Pejës ka hapur rast dhe ka kërkuar arrestimin e këngëtarit.
-
VIDEO
Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama për sherrin Muça e Bedinaj: Konflikt banal dhe brutal! Shpronësojmë tokën, e bëjmë ullishte
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen gjatë ditës së djeshme mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinajt.
-
VIDEO
Përplasja me armë te ‘Regina Palm’, biznesmenët kundërshtojnë njëri-tjetrin edhe në dëshmi! 5 mln € gjobë, apo konflikt prone në Dhërmi? Në kërkim ish-deputeti Bujar Muça
24 orë më pas mbetet një mister arsyeja e vërtetë e përplasjes. Versioni i konfliktit pronësor dyshohet se mbështetet mbi një investim strategjik të kompanisë Delta Group për një resort gjigand në bregdetin mes Drimadhesit dhe Palasës, për truallin e të cilit dyshohet se të dyja palët pretendojnë se kanë letra të rregullta
-
VIDEO
Flakët në Fier 200 metra larg lokaleve, pronarët evakuojnë stafin! Rrezikohet një karburant, kërkohet ndërhyrje me helikopter! 10 shtëpi të djegura në Lezhë
Prej dy ditësh vazhdon zjarri në Ungrej të Lezhës, i cili ka bërë dëme të mëdha. Raportohet për 10 shtëpi të djegura dhe disa bagëti të ngodhura. Po kështu flakët kanë kapërcyer në Vaun e Dejës, ku janë djegur 3 shtëpi të pabanuara. Vatra të reja zjarri raportohen dhe në Kurbin, Krujë dhe Fier.