-
VIDEO
Lezhë/ Zjarri në Kalivaç, kryebashkiaku Pjerin Ndreu në terren: Flakët u përhapën me shpejtësi rrufe! Dëme të shumta në disa banesa, situata në përmirësim
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka vizituar nga afër zonat e prekura nga zjarri në Kalivaç, ku u dogjën edhe disa banesa.
Për mediat, Ndreu tha se zjarri ka pasur nmjë përhapje të shpejtë, duke u favorizuar edhe nga era e fortë.
Më tej Ndreu theksoi se situata po përmirësohet, pas ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri me 2 helikopterë.
-
VIDEO
Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi, një i shoqëruar! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin
Në atentat të mirëorganizuar u vra në Ndërfushaz të Mirditës, Viktor Bardhi. 65-vjeçari punonte tek Ujësjellësi dhe s’kishte precedentë. Autorët e dogjën makinën, ndërsa në vendngjarje u gjetën dhjetëra gëzhoja. Atentatorët ende s’janë identifikuar, por 1 person që mund të ketë dijeni për ngjarjen u shoqërua në komisariat.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një anije në portin e Shëngjinit
Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrfikësit e portit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, digjen disa banesa! Raportohet edhe për shpërthime
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivaçit në Lezhë, duke rrezikuar zonën e banuar.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara edhe nga era e fortë që po përfshin zonën. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin.
Mësohet se janë disa banesa, të banuara dhe të pabanuara, të cilat janë djegur. Në zonë janë dëgjuar edhe shpërthime, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga municione të pashpërthyera që gjenden në zonë.
Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe afërsisë me zonën e banuar, situata mbetet shqetësuese dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Një helikopter po ndihmon forcat zjarrfikëse nga ajri për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Zjarret/ Në Kalivaç të Lezhës digjen disa banesa, raportohet edhe për shpërthime! Në Mallunxë të Matit flakët u drejtohen fshatrave, situata problematike edhe në Dajt-Qafë Priskë (VIDEO)
Nën mbikëqyrje janë gjithashtu vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz, ku kjo e fundit ndodhet në terren shumë të vështirë dhe gjatë ditës së djeshme u ndërhy edhe me helikopter të FA.
-
VIDEO
Audi A8 përfshihet nga flakët pranë Radhimës, makina digjet plotësisht
Zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e zjarrit, nuk raportohet për persona të lënduar.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!
Nën mbikëqyrje janë gjithashtu vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit–Prrenjas dhe Iballë–Fushë-Arrëz, ku kjo e fundit ndodhet në terren shumë të vështirë dhe gjatë ditës së djeshme u ndërhy edhe me helikopter të FA.
-
VIDEO
Vasil Bedinaj denoncoi se u kërcënua, 6 makina mbërrijnë para hotelit të tij! Momenti kur zbresin disa persona
Report Tv ka siguruar pamjet kur 6 automjete të zeza dhe xhama të zinj mbërrijnë në Hotel Regina Palm në Vlorë, ku sipas biznesmenit Vasil Bedinaj e kanë kërcënuar. Në pamje dallohet momenti kur mjetet ndalojnë një nga një para hotelit, ndërsa nga makinat dalin rreth 10 persona.
-
VIDEO
Akuza për dhunë ndaj qytetarit në Kuçovë, policia sqaron ngjarjen: Kërcënoi vëllanë me çifte, kundërshtoi shoqërimin
Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë në Krekëz të Kuçovës, më 3 gusht ku dy vëllezërit Toska janë konfliktuar për çështje prone.
-
VIDEO
FJALA E PLOTË/ Rama në grupin e PS: Kemi munguar te halli i qytetarëve, Qeveria që s’përmirësohet, të hapë krahun
Fjala e plotë e e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS, me deputetët dhe ministrat, 3 shtator 2026.
-
VIDEO
Resorti i Ulajt në Rrjoll, banorët protestë përpara prokurorisë Shkodër: Nga 12 shtatori do të bllokojmë punimet në kantier
Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK që të hetojë çështjen. Po ashtu kërkojnë nga prokuroria e Shkodrës që të mos zvarrisë procesin dhe ta çojë në gjykatë dosjen për pretendimet e tyre.
-
VIDEO
Pasi kërcënuan me armë Vasil Bedinjan, autorët ndiqen nga policia nëpër rrugët e Vlorës!
Të paktën 10 persona të armatosur dyshohet se kërcënuan biznesmenin Vasil Bedinaj në një prej hoteleve të tij në Vlorë. Ai ka lajmëruar policinë duke deklaruar se autorët e armatosur i kanë kërkuar 5 mln euro. Menjëherë ata u larguan nga hoteli, por policia u vu në ndjekje të një prej makinave ku gjendeshin 3 autorë të dyshuar. Në përpjekje për t’i ikur Policisë, drejtuesi i Range Rover’it ka humbur kontrollin dhe mjeti ka përfunduar i përmbysur në rrugë, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv. Disa persona kanë rrethuar makinën në përpjekje për të nxjerrë nga aty 3 autorët e dyshuar. Dy prej tyre kanë përfunduar në spital, ndërsa njëri është dërguar në komisariat.