-
VIDEO
Zjarri u afrohet lokaleve në Levan, flakët vetëm 200 metra larg! Pronarët evakuojnë stafin: Duhet ndërhyrje nga ajri
Një zjarr i përmasave të mëdha që ka përfshirë kodrat pranë Radostinit është drejtuar me shpejtësi drejt zonës së liqenit të Levanit, duke krijuar një situatë serioze për disa biznese dhe banesa në këtë zonë.
Flakët janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë dy lokaleve, ndërsa zjarri ka prekur kurorën mbi objektet dhe ndodhet rreth 200 metra larg tyre, duke rritur ndjeshëm rrezikun për përhapjen e flakëve drejt ambienteve të shërbimit.
Pronarët e lokaleve kanë nisur të largojnë stafin dhe klientët, ndërsa po nxjerrin nga ambientet edhe disa mjete dhe orendi, për të shmangur dëmet e mundshme në rast se flakët arrijnë tek objektet.
Sipas pronarëve, ndërhyrja nga ajri është tashmë e domosdoshme, pasi terreni e vështirëson ndërhyrjen tokësore dhe zjarri po avancon me shpejtësi.
-
VIDEO
Shpërthimi i bombolës së gazit shkrumbon banesën në Fier, 49-vjeçarja pëson djegie
Shpërthimi një bombole gazi, ka bërë që një banesë të shkrumbohet në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
-
VIDEO
Traileri shkakton përplasjen e disa makinave në aksin Lushnjë-Kuçovë, një nga drejtueset e mjeteve përfundon në spital
Një mjet i tonazhit të rëndë (trailer) ende në rrethana të paqarta ka shkaktuar përplasjen e disa makinave.
-
VIDEO
DINAMIKA/ Grupi i Luan Hoxhës mësyn me armë drejt Vasil Bedinajt, si u përplasën dy biznesmenët në..
“Gjobë 5 milionë euro dhe zhduku nga Shqipëria brenda 48 orësh”. Ka qenë ky kërcënimi që biznesmeni Luan Muça i “Delta Group” e Deutchcolor” i ka bërë sipërmarrësit vlonjat, Vasil Bedinaj, pronarit të rrjetit të hoteleve ‘Regina’, nën kërcënimin e armës. Muça mësyu në resortin e Bedinajt në Radhimë të Vlorës me një grup njerëzish të armatosur.
-
VIDEO
Qëlloi me pistoletë në ajër pas një konflikti, pranga 53-vjeçarit në Himarë
Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës pasi qëlloi me armë zjarri pistoletë në ajër.
-
VIDEO
Fier/ Zjarr në kodrat e Radostinës, era dhe terreni i thyer sfidojnë zjarrfikësit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës në Fier, në vendin e quajtur “ Fiqtë”.
-
VIDEO
Territorialja', banorët e Fushë-Arrëzit: Do të kemi vështirësi për shërbimet!
Bashkia e Fushë Arrëzit ka nisur konsultimin me qytetarët në lidhje me draftin me reformën territoriale. Banorët e Fushë-Arrëzit thonë se me këtë bashkim qytetarët do ta kenë më të vështirë të marrin shërbimet që duhet.
-
VIDEO
U morën 100 mijë euro qytetarëve me dokumente false
Sipas qytetarëve, 58-vjeçarja u thoshte se mund t’u zgjidhte çështjet pronësore, pasi kishte të njohur në ASHK. Policia ka sekuestruar një shumë parash, disa certifikata të falsifikuara dhe 2 celularë.
-
VIDEO
Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar kthehet pas 14 vitesh, homazh për ikonat e kinemasë! Artistët: T’ua përcjellim të rinjve trashëgiminë tonë
Emra të njohur të kinematografisë dhe artit në Shqipëri kanë qenë të pranishëm në çeljen e edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, i cili rivjen pas 14 vitesh. Në natën e parë u nderuan disa prej figurave më të mëdha të kinemasë shqiptare.
-
VIDEO
Zjarr në Greps të Niklës, flakët djegin pyje e shkurre
Një vatër zjarri është regjistruar në Greps të Niklës. Zjarrfikëset nga Kruja e Tirana po përpiqen të lokalizojnë flakët e favorizuara nga era, të cilat po përhapen drejt pyjeve e shkurreve.
-
VIDEO
Mbrëmja gala/ Çelet Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar! Në 10 ditë shfaqen mbi 100 filma
Pas 14 vitesh mungesë, kinemaja shqiptare rikthehet në Tiranë. Sot, më 3 shtator, ngrihet sipari i Edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, pranë Universitetit të Arteve, në një mbrëmje që bashkon kineastë, aktorë, artistë dhe dashamirës të filmit.
-
VIDEO
Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro
Përplasja në Radhimë çoi në pranga 5 persona, mes tyre biznesmenin Luan Muça dhe dy pronarët e kompanisë “Swat Security”. Ish-deputeti Bujar Muça është shpallur në kërkim. Luan Muça u largua nga resorti me Audin që u gjet i djegur dhe më pas ndërroi makinë. U kap pasi “Range Rover”-i me të cilin udhëtonte u përplas gjatë tentativës për t’i shpëtuar Policisë.