-
VIDEO
Bie numri i nxënësve në Kukës, 225 më pak se vitin e kaluar! Shkak emigrimi dhe kushtet e vështira në fshatra
Kukësi vazhdon të njohë rënie të numrit të nxënësve, ku shkaku kryesor është emigrimi. Këtë vit mësimor numërohen 225 nxënës më pak se vitin e kaluar në të gjitha klasat e 9-vjecares dhe gjimnazit.
-
VIDEO
U kap në kthim nga Dubai, Alban Bengasi nesër në Gjykatë! Avokati pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin për t'i vrarë ish-gruan
Avokati i akuzuar se dha 120 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes Alban Bengasi del të premten në gjykatë për masën e sigurisë pas arrestimit në Rinas teksa kthehej nga Dubai. Mënyra e tij e përballjes me drejtësinë mbetet për t'u parë në një kohë që për disa muaj iu shmang arrestimit dhe tashmë sipas prokurorisë, ish-gruaja e tij ka kërkuar lehtësimin e akuzave.
-
VIDEO
Arrestimi i Behar Bajrit, SPAK kërkesë Ministrisë së Drejtësisë: Të nisin procedurat për ekstradimin nga Franca
SPAK i kërkon Ministrisë së Drejtësisë të nisë procedurat e ekstradimit për Behar Bajrin nga Franca. Ministria ka 40 ditë afat për të përkthyer dhe kopsitur dosjen, që pretendohet të bind autoritetet franceze për ekstradim. Behar Bajri pritet të kundërshtoj ardhjen në Tiranë, duke shfrytëzuar kërkesën për azil të bërë në 2021-shin.
-
VIDEO
Fier, babë e bijë vjedhin 23 mijë euro në shtëpinë e të arrestuarit! 61-vjeçari u prangos për armë pa leje, hajdutët i hynë në shtëpi
Babë e bijë u ndaluan nga Policia e Fierit, pasi akuzohen se vodhën 23 mijë euro në banesën e një 61-vjeçari që një ditë më parë, u prangos pasi kishte fshehur në oborrin e shtëpisë një çantë me armë pa leje.
-
VIDEO
Begaj në Kazakistan, takim me kryetarin e Senatit të Parlamentit
Presidenti Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij shtetërore në Kazakistan, zhvilloi një takim me Kryetarin e Senatit të Republikës së Kazakistanit, Maulen Ashimbayev.
Presidenti Begaj dhe Ashimbayev folën për rëndësinë që kanë marrëdhëniet parlamentare në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.
Sipas Presidentit Begaj, ngritja e gamës së shkëmbimeve midis dy parlamenteve do të mundësonte të dy vendet të thellonin edhe më tej bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë.
-
VIDEO
Begaj në Kazakistan, pritet me ceremoni nga homologu i tij! Presidenti: Diskutuam për hapjen e ambasadës në Tiranë dhe linjë ajrore mes dy vendeve
Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kazakistan. Begaj u prit me ceremoni shtetërore, ndërsa me homologun e tij, Kassym-Jomart Tokayev, diskutoi për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
-
VIDEO
Operacion anti-drogë në Shkodër, asgjësohen mbi 12 mijë bimë kanabis! VIDEO nga aksioni i RENEA-s nga toka dhe ajri
Përmes një operacioni anti-kanabis të zhvilluar në Shkodër, janë asgjësuar 12 831 bimë narkotike. Autorët e kultivimit të drogës, janë ende të paidentifikuar. Për zhvillimin e operacionit, nga ari dhe toka, janë angazhuar 500 efektivë dhe 50 forca RENEA.
-
VIDEO
Gjykata u jep të drejtë banorëve të Mirditës, pezullohen punimet për HEC-in dhe fabrikën e ujit, ndërhyn përmbarimi
Banorët e fshtrave Thirrë, Sang dhe Hebe në Mirditë kanë fituar në Gjykatë betejën kundër ndërtimit të HEC-eve dhe një fabrike uji në zonën e tyre
-
VIDEO
I arrestuar për blerje votash, Fredi Beleri bën 2 rekurse në Gjykatën e Lartë: Arrestimi në flagrancë dhe përgjimet, të paligjshme
Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, që ndodhet në burg për blerje votash, ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë. Ai kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit të tij në flagrancë si dhe të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik, audio e video të personit të infiltruar.
-
VIDEO
Aksident te kthesa e Krastës në Bulqizë, makina del nga rruga, plagosen 4 persona
Katër persona kanë mbetur të plagosur një aksident që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Bulqizë. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
Aksident në Fier, përplasen dy mjete! Furgoni përfundon përmbys në kanal! Plagosen drejtuesit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Qafës së Koshovices në Fier, ku janë përplasur dy automjete.
-
VIDEO
‘Çmendi’ gruan duke e dhunuar, burri në Mat pagoi shehun 600 euro që t’i hiqte ‘magjinë’! Denoncimi u bë nga nëna e 33-vjeçares
Nëna e bashkëjetueses së Darjo Bruçit, 48-vjeçari t nga Mati i cili ra në prangat e policisë nën akuzën e dhunën në familje, ishte e para që nga Franca denoncoi dhunën barbare ndaj bijës së saj.