-
VIDEO
Zaptuan hapësirën publike në plazhin e Gjipesë, nën hetim 4 persona në Himarë! Sekuestrohen 190 shezlongë dhe 95 çadra
Katër persona janë vënë nën hetim nga policia, pasi kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme në plazhin e Gjilpesë.
-
VIDEO
Balla në Durrës: Policia Rrugore nuk është gjahtare shkelësish! Nuk më interesojnë 'sukseset' e gjobave
Ministri i Brendshëm, gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë së Durrësit, u ndal tek problematikat e komunikimit me qytetarët.
-
VIDEO
Nga malli e deri te lidhja shpirtërore me Kosovën, Alvin Karaqi ndan kujtimet nga lufta dhe fëmijëria: Kthehem për njerëzit, nuk kthehem për qytetin
Ndonëse gdhendi emrin e tij në historinë e Kampionatit Evropian të karatesë dhe emigroi në një moshë të re për një jetë më të mirë, shqiptari nga Kosova Alvin Karaqi nuk i ka harruar për asnjë moment rrënjët, vendlindjen dhe atdheun.
Teksa ishte i ftuar në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama, ai ka rrëfyer kujtimet e tij nga jeta në Prishtinë, mallin për vendlindjen teksa jeton larg dhe dëshirën e zjarrtë për tu rikthyer sa më shpesh e për të takuar të afërmit në Kosovë.
-
VIDEO
EMRAT/Korçë, goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente për të emigruar drejt Britanisë së Madhe, ShBA-së, Kanadasë dhe në hapësirën SCHENGEN! Në pranga 3 persona
Tre persona janë vënë në pranga, pas një operacioni të organizuar nga policia e Korcës, me qëllim goditjen e një grupi kriminal që falsifikonte dokumente.
Në kuadër të operacioni policor i koduar "The counterfeiters", u arrestuan Thanas Sholla, Besnik Dine, Artur Rakip.
-
VIDEO
Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet drejtuesja
Një shtetase është plagosur këtë të shtunë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kafaraj.
Mësohet se në drejtimi e mjetit ka qenë një grua e cila menjëherë pas aksidentit është dërguar në spitalin e Fieri.
-
VIDEO
Thellohet tragjedia e aksidentit në Tiranë! Fuoristrada ra në humnerë, 2 të vdekur! 33 vjeçari ndërroi jetë në spital! Identifikohet viktima tjetër
Thellohet tragjedia e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut 2023. Fuoristrada tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy të rinj ra në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.
Denis Çali, 33 vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme u dërgua në spital mësohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
-
VIDEO
Babai u fut në borxhe për ta dërguar në garë, Alvin Karaqi shkroi histori në Kampionatin Evropian të karatesë! Mesazh të rinjve: Mos u dorëzoni!
Kampioni i Evropës në karate, Alvin Karaqi ka qenë i ftuari i radhës në podcastin ‘Flasim’ të kryeministrit Edi Rama. Në këtë podcast Karaqi ka folur për sfidat dhe arritjet e tij në sport, në një disiplinë shumë të vështirë siç është ajo e karatesë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 22 korrik 2023
Titujt e gazetave për sot, nga miratohet legalizimi i kanabisit 3 "senatorët" e PS nuk e votojnë te e majta zero e deri tek gusht I nxehtë arrestimesh.
-
VIDEO
Berat, harroi bombulën ndezur, flakët i shkrumbojnë banesën, rrezikoi dhe lagjen
Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit. Kanë qenë fqinjët që kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëses pasi vetë kryefamiljari nuk ka qenë në shtëpi se kishte shkuar në punë.
-
VIDEO
'U futën në ujë të ndihmonin njëri tjetrin por u përpinë nga liqeni' shefi i zjarrfikëses tregon si ndodhi tragjedia në Gramsh! Mbyten babai me 2 djemtë e mitur dhe nipi
Babai dy djemtë e tij, 19 e 14 vjeç dhe nipi 20 vjeç kanë dashur të ndihmojnë njëri tjetrin por kanë tërhequr njëri tjetrin duke u mbytur të katërt.
Shefi i Zjarrfikëses, Ilir Llapushi zbulon se çfarë mund të ketë ndodhur me babain, 46 vjeç, dy djemtë e tij 19 e 14 vjeç dhe nipi 20 vjeç të cilët u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.
“Kanë tërhequr njëri tjetrin. Është mbytur i pari, ka shkuar tjetri për ta ndihmuar, dhe më pas tjetri dhe më pas djali tjetër. Nuk kanë ditur not”
Liqeni i HEC të Banjës karakterizohet nga gropa për të cilat duket se asnjë nga viktimat nuk ka qenë në dijeni.
“Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC të Banjës. Kanë marrë dhe për HEC.Kur janë future për tu larë nuk kanë ditur gjë për gropat dhe kanë tërhequr njëri tjetrin.
Liqeni i HEC të Banjës nuk frekuentohet për të bërë plazh dhe për shefin e zjarrfikëses kjo tragjedi është e papritur.
“Në këtë liqen nuk lahet. Ne patrullojmë vazhdimisht këtu dhe këtu nuk lahet njeri. Edhe dje ishim. Patrullojmë liqenin me gomone, por fatkeqësisht sot nuk erdhëm” tregon më tej .
-
VIDEO
Tragjedia në liqenin e Banjës, i afërmi: Dolën për t’u larë, i morëm në telefon pas 2 orësh por nuk na përgjigjeshin
Një nga të afërmit e 4 viktimave që mbetën të mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh, u shpreh se ata kishin shkuar për tu larë që prej orës 15. Sipas tij ata i morën rreth orës 17 në telefon, por nuk po u përgjigjeshin.
‘Ishin duke u larë. Shkuan për tu larë. U nisën nga shtëpia. U nisën në orën 3 dhe në orën 5 i morëm në telefon por nuk po na përgjigjeshin.’- tha i afërmi me lot në sy.
-
VIDEO
Tragjedia në Gramsh, Palombarët e RENEA-s 90 minuta kërkime për trupat e pajetë të babait, dy djemve, 19 e 14 vjeç dhe nipit 20
Përmes një njoftimi për median policia konfirmon se pas rreth 90 minuta kërkimesh janë gjetur trupat e pajetë të babait dy djemve të tij dhe kushëririt 20 vjeçar
"Polumbarët e Reneas pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, ( 46-vjeçarit A. Z., të dy djemve të tij, R. Z., 19 vjeç dhe E. Z., 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit M. Z)'