-
VIDEO
Anija me 267 persona përmbyset pranë Qipros, 159 pasagjerë shpëtohen, vijojnë kërkimet
Anija po lundronte nga porti i Girnes drejt Turqisë kur nisi të merrte ujë vetëm pak kilometra larg bregut.
-
VIDEO
Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shteti shkon pranë qytetarit!
Shërbimet konsullore për shqiptarët pritet të hyjnë në një fazë të re dixhitale. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka njoftuar krijimin e Pranisë Diplomatike Virtuale, e cila do të ofrojë informacion dhe shërbime edhe në vendet ku Shqipëria nuk ka përfaqësi diplomatike.
-
VIDEO
Euro vijon të bjerë, por ‘nuk dorëzohet’, gjysma e kursimeve të shqiptarëve në valutë
Më shumë se gjysma e kursimeve të shqiptarëve janë në valutë, dhe gati 44% e kredive po ashtu janë marrë në monedhë të huaj. Një raport i Bankës së Shqipërisë tregon se ekspozimi i ekonomisë ndaj valutës vijon të mbetet i lartë, ndërkohë që zhvlerësimin e euros dhe dollarin e lidh me turizmin, remitancat dhe investimet.
-
VIDEO
Turizmi/ 1 milionë 717 mijë pasagjerë në Rinas vetëm gjatë gushtit! Fluks në Morinë, 203 mijë udhëtarë në një javë
Më 17 gusht në aeroportin e Rinasit u regjistruan 326 fluturime në një ditë, duke shënuar kështu një rekord. Sipas ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja mbi 1.7 milion turistë kanë udhëtuar përmes aeroportit e kryeqytetin vetëm gjatë muajit gusht, gjë që sipas tij shënon një realitet të ri në turizmin shqiptar. Ndërkohë që fluks udhëtarësh është shënuar edhe në kufijtë tokësore, ku në pikën kufitare të Morinës vetëm në një javë kanë kaluar mbi 200 mijë persona.
-
VIDEO
Prizreni në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, flamuj dhe aktivitete në qytet, nis numërimin mbrapsht për vendimin e 16 shtatorit
Më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa aktivitetet e organizuara në Kosovë dhe diasporë synojnë të përcjellin mesazhin e solidaritetit dhe mbështetjes për ta.
-
VIDEO
Shkodra mbyll me sukses edicionin e 17-të të Festivalit të Jazz-it, atmosfera elektrizon qytetin
Edicioni i 17-të i “Shkodra Jazz Festival” ka ulur siparin me një mbrëmje muzikore në sheshin para Bashkisë Shkodër, ku publiku ndoqi performancat e Tiziana Cappellino Trio dhe Mario Marzi & String Quintet.
-
VIDEO
Lezhë/ Shpërthimi i bombolës së gazit në familjen Kola, kryefamiljari ende në gjendje të rëndë! Do dërgohet për mjekim jashtë vendit! 5 të tjerët jashtë rrezikut për jetën
Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i bombolës së gazit, i ndodhur një natë më parë në fshatin Gajush të Lezhës. Sipas të dhënave, kryefamiljari Saimir Kola ka hapur derën dhe ka ndezur dritën në pjesën e pasme të banesës dhe menjëherë ka ndodhur edhe shpërthimi.
-
VIDEO
Zjarret në pyje, ekspertët: Dëmi ekologjike me pasoja që zgjasin! Erozioni i tokës do të jetë më i madh
Ekspertet e Pyjeve flasin për dëme të pariparueshme si pasoje e zjarreve në masivet pyjore. Vetëm në zonën e Pukës dhe Fushë Arrëzit njohur ndryshe si kryeqendra e pyjeve shqiptare, gjatë dy viteve të fundit janë përfshirë nga flakët më shumë se 14 hektarë me pyje.
-
VIDEO
Partia e Lirisë kritikon zhvillimin dhe menaxhimin e Tiranës: Po ndërtohet për kullat, jo për qytetarët
Sipas Distafës, Tirana ka nevojë për më shumë hapësira, transport publik dhe përgjegjësi në qeverisjen e qytetit, jo për më shumë beton dhe kulla.
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri në një festë tekno në Zvicër, 1 i vdekur e 5 të plagosur, nis operacioni për kapjen e autorit
Pesë persona mbetën të plagosur, ndërsa policia ka ngritur postblloqe dhe po zhvillon një operacion të gjerë për kapjen e autorit.
-
VIDEO
Zjarr pranë zonës naftëmbajtëse të Marinzës, zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një sipërfaqe me shkurre pranë zonës naftëmbajtëse të Marinzës.
-
VIDEO
Turizmi, 1 mln e 717 mijë pasagjerë në Aeroportin e Rinasit! Rekordi në 17 gusht, u regjistruan mbi 60 mijë pasagjerë!
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka dhënë Shifra konkrete lidhur me ecurinë e turizmit në vend, duke nënvizuar se të dhënat konfirmojnë një rritje me 28.1% më shumë pasagjerë, krahasuar me një vit më parë.