-
VIDEO
Përplasja vijoi edhe pas ndeshjes, tifozët e AF Elbasanit tentojnë të dhunojnë mbrojtësin Emiljano Musta
Dhuna në ndeshjen AF Elbasani 1-1 Vllaznia nuk u mjaftua vetëm në dhomat e zhveshjes, por tensioni u zhvendos edhe jashtë stadiumit 'Elbasan Arena'. Edhe pse ndeshja në stadium ishte pa tifozë për shkak të një penalizimi për kubin e AF Elbasanit, tifozët vendas e ndoqën sfidën nga pallatet pranë të grumbulluar edhe jashtë impiantit.
-
VIDEO
Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi
Përmes një njoftimi blutë apelojnë që përdoruesit e mjeteve lundruese të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit.
-
VIDEO
Urrejtja shet, Yuval Noah Harari shpjegon si funksionojnë algoritmet e rrjeteve sociale
Sipas historianit dhe autorit Yuval Noah Harari, algoritmet e platformave si Facebook, X dhe TikTok janë ndërtuar për të rritur angazhimin e përdoruesve, duke favorizuar pikërisht përmbajtjet që zgjojnë emocionet më të forta dhe i mbajnë njerëzit sa më gjatë të lidhur me ekranin.
-
VIDEO
Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga 'xhevahiri' i fshehur i Matit
Kryeministri ndau sot pamje nga Ura e Vashës në Klos që është kthyer në një nga pikat më të vizituara nga turistët vendas e të huaj
-
VIDEO
Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit të muzikës popullore dhe i merr paratë
Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar edhe momentin kur ai futet në automjet. Pas vjedhjes personi është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Opel, ngjyrë gri e hapur.
-
VIDEO
Pronari e la të ndezur, italiani i droguar vjedh 'Audi Q5' në Tiranë, vihet në pranga!
Një italian u arrestua në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe Policisë Rrugore, pasi vodhi një makinë tip Audi Q5. Gjatë ndjekjes, italiani ka kryer manovra të rrezikshme dhe është përplasur me disa makina. Gjatë ndjekjes është lënduar edhe një punonjës policie, fatmirësisht pa plagë të rënda.
-
VIDEO
Shpërthimi me 6 të lënduar në Lezhë, flet i afërmi i familjes Kola: Sajmiri martonte nesër vajzën e vëllait! Fillimisht kujtova se u ça ndonjë gomë kamioni (VIDEO)
Një bombël gazi shpërtheu mbrëmjen e sotme në banesën e familjes Kola në Markatomaj të Lezhës, duke lënë të lënduar 6 pjesëtarë të familjes.
-
VIDEO
Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në fshatin Markatomaj, 6 persona të plagosur! Dërgohen me urgjencë në spital
Nga shpërthimi i bombolës së gazit në një banesë në Markatomaj të Lezhës raportohet për 6 persona të dëmtuar.
-
VIDEO
Dibër/ Zjarri në pyjet e Gramës merr përmasa të mëdha, në operacionin për shuarjen e flakëve 100 forca zjarrfikëse dhe një helikopter
Në Dibër, në pyjet e Gramës, mbi fshatin Sllatinë të Njësisë Administrative Sllovë, vijon të jetë situatë e rënduar e zjarreve.
-
VIDEO
Balla inspekton punimet në një lagje të Rrogozhinës: Rilindja Urbane 2.0 do të sjellë transformim të mëtejshëm të qytetit
Taulant Balla bëri të ditur se shumë shpejt, në kuadër të programit “Rilindja Urbane 2.0”, do të nisë edhe një tjetër projekt urbanizimi në lagjen e stacionit të trenit, duke vijuar investimet që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës për banorët.
-
VIDEO
Sërish zjarr pranë hotel New York në Vlorë, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët
Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pranë hotel “New York”, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë një zonë me pisha, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse.
Efektivët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në zonën përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Në po të njëjtën zonë, zjarr ra edhe pak ditë më parë, ku për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, forcat zjarrfikëse patën vështirësi për izolimin e vatrës.
-
VIDEO
Ministri Nufi në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile: Monitorim dhe koordinim pa ndërprerje e situatës së zjarreve!
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ishte në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), nga ku monitorohet në mënyrë të pandërprerë situata në të gjithë territorin e vendit dhe koordinohen strukturat për përballimin e emergjencave civile.
Përmes një video-mesazhi, ministri Nufi theksoi rëndësinë e koordinimit mes strukturave lokale dhe qendrore.