-
VIDEO
https://vidmoly.org/embed-ylrppvl2u3ki.html
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ishte në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), nga ku monitorohet në mënyrë të pandërprerë situata në të gjithë territorin e vendit dhe koordinohen strukturat për përballimin e emergjencave civile.
Përmes një video-mesazhi, ministri Nufi theksoi rëndësinë e koordinimit mes strukturave lokale dhe qendrore.
“Nga këtu monitorohet, kontrollohet dhe koordinohet i gjithë procesi i menaxhimit të situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë, po jo vetëm situatës së zjarreve, por edhe ato të përmbytjeve apo gjithë fatkeqësive të tjera të natyrës që mund të ndodhin në territorin e Republikës. Për asnjë moment puna nuk pushon 24/7. Njerëzit janë të dedikuar që mund të monitorojnë të gjithë territorin e Republikës, qark për qark, bashki për bashki dhe të evidentojnë ku janë situatat më problematike nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me zjarrfikëset në territor dhe po ashtu me Forcat e Armatosura, me BMEC dhe me gjithë strukturat e tjera, Forcën Tokësore, Forcën Ajrore, ndërhyrjen nga ajri, bëhet e mundur përballimi i gjithë situatës së zjarreve në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.
-
VIDEO
Krujë/ Zjarr mes Kroit të Madh dhe fshatit Cudhi, flakët përhapen në sipërfaqe të mëdha!
Një vatër zjarri është aktivizuar mes vendit të quajtur Kroi i Madh dhe fshatit Cudhi në malësinë e Krujës.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se sipërfaqe të mëdha me shkurre e pemë të ndryshme po digjen nga flakët që po përhapen me shpejtësi.
Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse dhe e vetmja mënyrë për lokalizimin e flakëve është ndërhyrja nga ajri.
Deri në këto momente nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave, ndërkohë që zjarri vijon të përhapet, i favorizuar edhe nga era e fortë.
-
VIDEO
U kap në makinë me Agasin, GJKKO lë në burg ish-efektivin Shpataraku! I sekuestrohet arsenal me pistoleta e shotgun në banesë
Seanca në GJKKO për masën e sigurisë ndaj ish-efektivit Uljan Shpataraku, i arrestuar në makinë me Ergys Agasin zgjati gati 2 orë e gjysmë. Ish-polici, që vlerësohet të ishte krahu i djathtë i ish-drejtorit Ilir Proda, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.I janë sekuestruar 7 armë që mbante pa leje në banesë.
-
VIDEO
Himarë/ Arrestohet 25-vjeçari që ndezi zjarr në Tërbaç! Flakët u përhapën edhe në Vranisht dhe dogjën sipërfaqe të madhe toke dhe pyje
Policia ka arrestuar 25-vjeçarin Aderjan Bojkoj, i dyshuar si autor i zjarrit që nisi në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç. Flakët u përhapën më pas edhe në territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.
-
VIDEO
Protestë në Spitallë kundër Bashkisë së Durrësit! Banorët: Punimet për kolektorin janë ndërprerë prej disa muajsh! Rrezikojmë të përmbytemi
Banorët e Lagjes 15, në zonën e Spitallës, protestuan kundër Bashkisë së Durrësit për investimet publike. Ata kërkojnë përfundimin e punimeve për kolektorin e ujërave të bardha.
-
VIDEO
Vlorë, gjendet një mortajë gjatë pastrimit të kanalit të ujërave të larta
Një mortajë është gjetur pranë kanalit të ujërave të larta në Vlorë.
-
VIDEO
Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (VIDEO)
Një konflikt për pagën e një 18-vjeçari, Genti Nela që punonte si kamerier në lokalin e një hoteli në zonën e Malit të Robit, në Golem, rrezikoi të përfundonte në një ngjarje të rëndë kriminale.
-
VIDEO
Dhunoi dhe kërcënoi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Mat! Në banesë iu gjet automatik dhe 55 fishekë
Një 67-vjeçar u arrestua në Burrel pasi dyshohet se dhunoi dhe kërcënoi bashkëshorten. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një armë automatike, 2 krehra dhe 55 fishekë.
-
VIDEO
Zjarret në vend, 5 vatra ende aktive! Riaktivizohen 3 vatra në malin e Dajtit, flakë edhe Dibër
Nga 34 vatra zjarri në 24 orët e fundit 5 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim. Vatra aktive në malin e Dajtit në Tiranë dhe në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi të Dibrës.
-
VIDEO
Zjarr në fushën e Lazaratit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandalon përhapjen e flakëve
Një zjarr është raportuar gjatë mbrëmjes së sotme në fushën e Lazaratit, në Gjirokastër.
Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin marrë përmasa të mëdha dhe kërkohej ndërhyrje e menjëhershme për vënien e tyre nën kontroll.
-
VIDEO
Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët përfshijnë dhjetëra hektarë pyje dhe ullishte
Dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në Dragot të Tepelenës.
-
VIDEO
Zjarr masiv pranë fshatit Muzhakë të Matit, flakët përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe me dushqe
Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme mbi fshatin Muzhakë të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.