-
VIDEO
Dosja ‘AKSHI’, GJKKO lë në burg Ergys Agasin! Biznesmeni: S’kam përfituar nga tenderët, as s'kam qenë pjesë e grupeve kriminale
Pas një seance që zgjati për disa orë, Gjykata e Posaçme la në burg Ergys Agasin, të arrestuar nga policia më 26 gusht, pas 8 muajve në arrati, të akuzuar nga SPAK si një nga figurat kyçe të dosjes AKSHI. Ai u kap në makinë me ish-policin e shpallur në kërkim, Uljan Shpataraku, i besuari i Ilir Prodës.
-
VIDEO
Zjarri në Vranisht të Himarës, digjen hektarë me ullinj dhe koshere bletësh!
Zjarri në fshatin Vranisht të Bashkisë së Himarës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke rrezikuar banesa dhe duke djegur shumë koshere me bletë.
-
VIDEO
Zjarri në fshatin Vajkal të Bulqizës, identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies! Nisin hetimet në gjendje të lirë për 49-vjeçarin
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të zjarrvënies në malin e fshatit Vajkal të Bulqizës.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se autori i dyshuar i zjarrvënies është një 49-vjeçar, ndaj të cilit nisën hetimet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
-
VIDEO
Fiken sistemet e trafikut ajror, fluturimet vonohen me mbi 1 orë, pasagjerët mbeten në pritje në Rinas
Pasagjerë të shumtë janë filmuar duke pritur në Rinas, ndërsa problemi teknik që preku sistemet e trafikut ajror shkaktoi vonesa mbi një orëshe në fluturimet e tyre
-
VIDEO
"Pse qeshe në mënyrë ironike?...Më vjen zor që jam në këtë tavolinë...Ti je me shkollë nate". Anëtarët e KLP sherre banale, kërkojnë përjashtim të njëri-tjetrit
Një kërkesë e bërë nga kandidati për prokuror të përgjithshëm, Ylli Pjetërnika, për përjashtim të anëtarit të KLP Vatë Staka nga shqyrtimi i procedurës për zgjedhjen kryeprokuror futi në sherr gjatë gjithë ditës anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
-
VIDEO
Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, momenti kur helikopteri furnizohet me ujë për shuarjen e flakëve
Një helikopter po mbështet nga ajri operacionin për shuarjen e flakëve në fshatin Vranisht të Vlorës.
Report Tv ka siguruar pamjet kur helikopteri furnizohet me ujë, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në këtë zonë, të cilat kanë marrë përmasa kritike, të favorizuara edhe nga era e fortë.
Ndërkohë në terren pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë si dhe një avion tip Air Tractor, për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.
-
VIDEO
Zjarri i fuqishëm në Vranisht të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë helikopterët
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë, që prej orës 12:00 të mesditës së sotme. Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, të favorizuara nga era, duke marrë drejtim në zona të tjera dhe duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Forcat zjarrfikëse të Himarës kanë nisur menjëherë punën për izolimin e vatrave dhe vënien nën kontroll të flakëve. Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit, në operacion është kërkuar edhe ndërhyrja nga ajri e një helikopteri të Forcave të Armatosura, i cili ka nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, pritet të mbërrijë edhe një helikopter i dytë si dhe një avion tip Air Tractor për t’iu bashkuar operacionit dhe për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.
Situata vijon të monitorohet nga strukturat në terren, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në izolimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Era e fortë mbetet një prej faktorëve që favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.
Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave vijojnë punën në terren, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të ndihmojë në vënien sa më shpejt nën kontroll të situatës.
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarr në ullishtet dhe drurët frutorë në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Memaliajt, forcat zjarrfikëse vështirësi për shuarjen e flakëve
Një zjarr i madh në fshatrat Bylysh e Çërrilë të Bashkisë Memaliaj po shkrumbon ullishtet dhe drurët frutorë të zonës.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se përhapja e shpejtë e flakëve po e bën të vështirë punën e forcave zjarrfikëse për shuarjen e tyre.
-
VIDEO
Agasi mohon akuzat: S’kam përfituar nga tenderët, s'jam as pjesë e grupeve kriminale! Avokati: Do ankimojmë akuzën e re për korrupsion pasiv
-
VIDEO
Zjarr në Odrie të Gjirokastrës, shkak djegia e një automjeti! Flakët u përhapën drejt shkurreve të thata, forcat zjarrfikëse në terren
Zjarr në zonën e Odries në Bashkinë Gjirokastër. Shkak i zjarrit është bërë djegia e një automjeti në rrugën e fshatit Tërbuq.
Për shkak të pranisë së barit dhe shkurreve të thata, si dhe i favorizuar nga era e fortë, zjarri ishte përhapur me shpejtësi në drejtim të fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.
Forcat zjarrfikëse shkuan drejt vendngjarjes, ku për shkak të përhapjes së madhe të flakëve, është angazhuar i gjithë ekipi i Drejtorisë së Zjarrfikëses Gjirokastër për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Forcat Zjarrfikëse po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, me
-
VIDEO
Pas KLGJ-së, edhe KLP cakton pagat referuese për sistemin e prokurorisë: Të detyruar nga boshllëku ligjor! Rritje reale që shkon deri në mbi 3 mijë euro
KLP vendosi që paga referuese për sistemin e prokurorisë të jetë 222.425 lekë. Kësaj shume i shtohen 14 mijë lekë për nivelin e kualifikimit, duke e çuar bazën e përllogaritjes në total në 236.425 lekë. Rritjet reale për SPAK e GJKKO kapin vlerën deri në plus 3000 euro.
-
VIDEO
Zjarr në Vranisht të Himarës, forcat zjarrfikëse në terren
Një zjarr ka rënë rreth orës 12:00 në fshatin Vranisht, në Bashkinë Himarë.