• VIDEO

    Mark Rutte: Plani i Putin po dështon, ne do qëndrojmë fort për sigurinë e përbashkët

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, homologu i tij nga Holanda, Mark Rutte tha se plani i putin po dështon.

    “Rruga që ka marrë Ukraina është po e njëjta që ne kemi marrë përkundrejt Rusisë. Plani i putin po dështon dhe me këtë agresion kujtoi se do na luftonte, por ne e dimë që do qëndrojmë fort për sigurinë e përbashkët, me një mbrojtje në krahun lindor”, tha Rutte.

  • VIDEO

    Si sillen femrat dhe meshkujt në rrjete sociale? Kush pranohet dhe kush bëhet “block”? (27 qershor 2023)

    Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer... Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori. Rrjetet sociale në kohët moderne, konsiderohen si pjesë e angazhimeve dhe jetës së përditshme. Jo rrallë, është trajtuar çështja nëse këto rrjete janë me të vërtetë sociale apo asociale, sidomos te të rinjtë, por secili ka interpretuar në formën dhe mënyrën e vet, që kryesisht niset nga qëllimi për çka dhe sa kohë përdoren ato nga të rinjtë. Një shprehje me humor e kohëve të rrjeteve sociale thotë: “Më thuaj si sillesh në rrjete sociale të të them se cili je”. Dhe jo me kot, pasi shpesh njerëzit në rrjete sociale pavaresisht se konsiderohen “fake” shfaqin atë që janë në të vërtetë. Nga postimet shpesh kuptojmë natyrën e njerëzve, gjendjen shpirërore e pse jo janë një menyrë për të perçuar një mesazh diku thjesht me një foto në story apo një kengë me një Në “Esencë” rrëfyen eksperiencën e tyre Arba Gramo, Dj Endrin Naipi dhe moderatorja Xhensila Pere.

  • VIDEO

    ‘S’do lejojmë një Donbas të dytë Ballkanik’, Rama nga Holanda: Të ndalim këtë absurd që po cenon atë që kemi ndërtuar me ndihmën e BE-së

    Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij për shmangien e një “Donbasi të dytë Ballkanik”. Rama thotë se ndau shqetësimin e tij me liderët e huaj ndërsa shton se është imediate për të vepruar pasi situata në veri të Kosovës është shqetësuese.

    “Thjesht për ta bërë të qartë unë, thjesht deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real. Ne duhet ta parandalojmë duke nxitur dialogun, duke e sjellë në nivel shumë të lartë edhe me SHBA. Dhe me anë të NATO-s që KFOR për të garantuar integritetin dhe stabilitetin që mund të ndodhë për shkak të ndonjë përshkallëzimi të papërgjegjshëm. Ky është shqetësimi im, e ndava dhe e ndjeva dhe në Bruksel që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së.”- thotë Rama.

  • VIDEO

    Rama kthen në kryeçështje Kosovën në konferencën për Ukrainën: Çdo përshkallëzim do ishte katastrofë! Besimi ynë për Kievin, i palëkundur

    Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e një konferencë dedikuar Ukrainës së bashku me krerët e lartë të shteteve anëtarë të NATO-s. Rama gjithashtu u ndal edhe tek situata shqetësuese në veri të Kosovës, ndërsa bëri thirrje që procesi i dialogut të vijojë për t’u përballur me një katastrofë të mundshme.

    “Nuk mund të fsheh admirimin tim për ju si thyesi i stereotipit për vendin tuaj ku nuk hahet gjëja mirë. Pra urime për darkën. Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur. Dhe kushdo që do të vërë bast për të kundërtën ka humbur. Nuk e konfirmoj dot se çfarë u tha për Ukrainën dhe dua të shtoj se mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor pra në veri të Kosovës. Ku disa ditë e javë më parë ku ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit të ulet sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira.”- thotë Rama

  • VIDEO

    Rama konferencë me Stoltenberg! Sekretari i NATO-s: S’duhet ta nënvlerësojmë Rusinë, duhet të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën

    “Lufta e Putin kundër uk ka krijuar ndasi dhe tensione të reja në Rusi. Në të njëjtën kohë duhet të nënvlerësojmë Rusinë, duhet të vazhdojmë të sigurojmë Ukrainën me mbështetjen tonë, samiti pas disa javësh do japë një mesash të qartë të përkushtimit tonë, forcat ukrainase janë duke kryer një kundërofensive, lufta është e vështirë, por ata po bëjnë progres. Sa më shumë territore të lirojnë, aq më e fortë do jetë dora ynë në tavolinën e negociatave. Do biem dakord për një program për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, diskutuam hapat për të rritur mbrojtjen e nato-s”, tha Stoletenberg.

  • VIDEO

    Trafik droge me kamionë nga Shqipëria në Greqi, Report TV zbardh pjesë nga përgjimet e dosjes "Coast to Coast"

    Janë 105 faqe të dosjes hetimore të operacionit “Coast to coast” në kuadër të të cilit u arrestuan 20 persona ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Report TV siguron fragmente nga përgjimet që janë në dosje.

    • VIDEO

      Muxhahedini i arratisur nga kampi Ashraf për Report Tv: MEK do luftë mes Iranit dhe Shqipërisë! Do përfshirjen e NATO-s që të godasin ajatollahët

      Një nga muxhahedinët e larguar nga kampi i MEK në Manëz të Durrësit, Hassan Heyrany flet për Report Tv, pas kontrolleve të policisë në kamp dhe përplasjes me efektivët. Heyrany thotë se qëllimi kryesor i muxhahedinëve është që Irani dhe Shqipëria të futen në luftë dhe kjo të sillte përfshirjen e NATO-s që do të sillte rrëzimin e regjimit të ajatollahëve.

    • VIDEO

      Lirimi i 3 policëve të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes në Report Tv: Serbia të dënohet! Shehu: Rama romancë me Vuçiç si Romeo me Zhuljetën

      Zhvillimet e fundit kanë ende kryefjalë teneisonet në veri të Kosovës, edhe pas lirimit të tri policëve të rrëmbyer nga Serbia, ende ka një retorikë të ngrirë mes dy palëve

    • VIDEO

      Begaj në Podgoricë! Pjesë në takimin e nivelit të lartë përmbyllës të Kryesisë së Radhës të Malit të Zi në SEECP

      Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë të kryesisë së radhës së Malit të Zi të, në kuadër të samitit të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).

    • VIDEO

      SKEDA/ Tetë episodet e kapjes së drogës para operacionit të SPAK! Nga 21 arreste, nëntë u kapën më parë

      Nëntë prej anëtarëve të krupit kriminal të goditur së fundi nga SPAK gjatë operacionit “Coast to coast”, janë arrestuar më parë pasi janë kapur me sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga viti 2021 në gjashtë episode të ndryshme.
       

    • VIDEO

      VIDEOLAJM/ Rama takim ‘kokë më kokë’ me Várhelyi: Folëm gjerë e gjatë për planin e ri të mbështetjes financiare për vendet e Ballanit Perëndimor

      Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Brukseli ku ka takuar Komisionierin e BE për Zgjerim dhe Fqinjësi, Olivér Várhelyi. Rama thotë se në takim u diskutua gjerë e gjatë për planin e ri të BE për mbështetjen financiare dhe rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor.

       
    • VIDEO

      Beleri në burg, avokat Ngjela: SPAK ka prova për blerjen e votave! Ç’punë ka Greqia me punët e gjyqësorit tonë

      Avokati Spartak Ngjela thotë se SPAK e ka dokumentuar me prova arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit për blerje votash. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Ngjela tha se SPAK ka prova dhe se kjo nuk është një çështje politike, por një çështje që i përket drejtësisë

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv