-
VIDEO
Lirimi i tre policëve në Kosovë, analisti Raci: Rama luajti rol të rëndësishëm! Idrizi: Kurti të ketë kohezion me Shqipërinë
Serbia ka liruar tre policët e rrëmbyer të Kosovës. Analisti Gazmir Raci komentoi në Report Tv lirimin e policëve, ndërsa theksoi se Shqipëria ka pasur një rol të rëndësishëm duke i kërkuar në mënyrë të prerë Vuçiçit që t’i kthejë efektivët në shtëpinë e tyre.
-
VIDEO
Aksident në Berat, drejtuesi i mjetit del nga rruga e përfundon në kanal! 2 të lënduar
2 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ditën e sotme në Berat.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Berat-Dimal”, ku shtetasi F. Xh., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
-
VIDEO
Lirimi i policëve, Vangjeli në ‘Kontrast’: Rama, kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur retorikë aq të ashpër kundër Serbisë
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar lirimin e tre policëve të Kosovës, që ishim rrëmbyer prej 12 ditësh nga forcat serbe. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vnagjeli vlerësoi rolin e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje, i cili me këmbëngulje ka kërkuar nga Serbia që të lirojë tre efektivët, ose marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë do të ngrihen. Vangjeli thotë se Rama kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur një retorikë kaq të ashpër ndaj Serbisë.
-
VIDEO
Kreu marrëdhënie seksuale me Gjicin në zyrën e bashkisë, Alma: Në takimin e parë me ngacmoi seksualisht, marrëdhënien e kam kryer më dëshirë, por e filmova
Report Tv ka zbardhur se çfarë ka thënë në GJKKO, 40-vjeçarja Alma K., e cila u pa në video-skandalin e Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrat e Bashkisë.. Ajo i ka qëndruar dëshmisë që ka dhënë më parë, duke thënë se ka pasur lidhje me Gjicin. Ajo ka deklaruara para gjykatësve se herën eparë që e ka takuar Gjicin ai e ka ngacmuar seksualisht. Në takimin e dytë ajo ka thënë se ka kryer marrëdhënie me dëshirë, por vendosi që ta filmojë.
-
VIDEO
Kreu manovra të rrezikshme me motorr në autostradë dhe postoi videon në rrjetet sociale! Gjobitet 40-vjeçari në Lezhë
Kreu manovër të rrezikshme me motomjet, në autostradë, rrezikoi veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, si dhe e postoi videon e manovrës në rrjete sociale, ndëshkohet me masë administrative 20 000 lekë të rinj, 40-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve të menjëhershme procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një video-je në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një drejtues motomjeti, duke kryer një manovër të rrezikshme për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, në aksin rrugor “Fushë Milot – Thumanë”, u bë identifikimi i shtetasit D. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ndëshkimi i tij me masë administrative 20 000 lekë të rinj, për shkelje të pikave 2 dhe 3, të nenit 139 të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për denoncimet dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.
Gjithashtu, Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
-
VIDEO
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
Gjykata e Apelit zbriti një vit burg për Dritan Dajtin, duke i njohur atij të drejtën e përfitimit nga amnistia. Pavarësisht se ulja i referohet dënimit për vrasjen e një biznesmeni dhe arratisjen nga gjykata e Tiranës, ajo ka efekt edhe tek dënimi për vrasjen e 4 policëve, pasi çështjej ndaj Dajtit janë bashkuar në 25 vjet heqje lirie.
-
VIDEO
Videoskandali me Gjicin/ Avokatja e Alma K.,: Duhet të ishte pa masë sigurie, ka fëmijë dhe nënë të sëmurë! E vetmja që sjell të ardhura në familje
Avokatja e Alma K., është prononcuar për mediat ku tha se klientja e saj do duhet të ishte pa masë sigurie pasi ka fëmijë, nënë të sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura sipas avokates.
-
VIDEO
Lezhë, droni zbulon parcelat me kanabis në 4 fshatra, asgjësohen mbi 1200 rrënjë kanabis
Në Lezhë vijojnë kontrollet intensive edhe me dronë në fshatrat e thella malore në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”
-
VIDEO
Të shtëna më armë zjarri në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, plagoset 33-vjeçari, u qëllua 4 herë me pistoletë! Ende nuk dihen rrethanat
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të hënë (26 qershor) në lagjen Pavarësia në Vlorë. 33-vjeçari Tonin Ramaj është qëlluar 4 herë në pjesën e këmbëve sapo ka dalë nga banesa e tij. Autori ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri të riun dhe u largua në këmbë.
-
VIDEO
Lefter Alla kërkon sërish lirinë në GJKKO për shkak të problemeve shëndetësore: Nuk jam në gjendje të përballoj burgun
Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla vijon përpjekjet me drejtësinë për t’u liruar nga qelia, me pretendimin se është sëmurë dhe se qëndrimi prapa hekurave i rrezikon jetën. Report Tv, mëson se ditën e sotme, avokati Allës ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për lirimin nga qelia.
-
VIDEO
Safet Gjici u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë Kukës, kamera e fshehtë ishte instaluar në gotën prej kartoni
Detaje të reja kanë dalë nga skandali seksual i ish-kryebashkiakut të Kukësit, Saft Gjici, i cili u filma duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Report Tv mëson se mekanizmi përgjues ishte vendosur brenda gotës prej kartoni me pije freskuese. Gjici del sot para Gjykatës në orën 13:00.
-
VIDEO
Kërkoi leje për të dalë nga qelia për t’u betuar si kryetar bashkie në Himarë, GJKKO rrëzon Fredi Belerin
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk do të betohet si kryetar. GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për të qenë pjesë e betimit të planifikuar ditën e nesërme.