-
VIDEO
17 godina me serverë në kampin MEK, eksperti IT në Report Tv: U kujtuam pak vonë, duhen më tepër ekspertë! Ata mund të kenë ushtri digjitale
Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi ka dhënë një koment sa i takon zbarkimit të 1 mijë forcave policore në kampin e MEK në Manzë, për të cilët SPAK dyshon se kanë kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve të shteteve të huaja
-
VIDEO
Vlorë/ Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohen dy të rinjtë nga Tirana (Emrat)
Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi u kapën në tentativë për të transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.
-
VIDEO
U përplasën me policinë në kampin e MEK, nën hetim 6 drejtues të organizatës dhe personat që asgjesuan dokumentet
Gjashtë persona janë vënë nën hetim nga Policia e Durrësit lidhur me operacionin e ditës së djeshme në kampin e Mek në Manëz.
-
VIDEO
U përplasën me policinë në kampin e MEK, nën hetim 6 drejtues të organizatës dhe personat që asgjesuan dokumentet
6 drejtues të organizatës MEK janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit, pasi u përplasën një ditë më parë me efektivët e policisë, gjatë kontrollit të kësaj të fundit me urdhër të GJKKO-së, brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
-
VIDEO
Gjirokastër, tentuan të transportojnë 15 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave, arrestohen 2 shoferët nga Durrësi
Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kapën në tentativë për të transportuar 15 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre.
-
VIDEO
Kurbin, ktheu lokalin në sallë lojërash fati, shpallet në kërkim 45-vjeçari, pjesë e grupit të Ervis Martinajt
Artan Sula, (Jani Përskura) është shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pasi dyshohet se organizonte lojëra fati në një lokal në pronësi të tij në Mamurras. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 45-vjeçari është pjesë e grupit të Ervis Martinajt.
-
VIDEO
Green Coast ngre Flamurin Blu, plazhi i parë Blue Flag në Shqipëri
Në Green Coast u zhvillua këtë fundjavë ceremonia për dorëzimin e Blue Flag, certifikimi më prestigjioz ndërkombëtar, i cili për herë të parë e fut plazhin e Green Coast në Shqipëri mes 5036 plazheve më të pastra të hartës globale.
-
VIDEO
Yuri Kim: Në detyrën time të ardhshme do të kem përgjegjësi edhe për Shqipërinë, mbase jo të gjithë janë të kënaqur
Në detyrën e saj të re që do të marrë pasi të largohet nga Shqipëria si ambasadore e SHBA-së, Yuri Kim do të ketë përgjegjësi edhe për Shqipërinë. Kështu bëri me dije diplomatja amerikane.
‘Për çfarë e keni fjalën për punën time të ardhshme në DASH. Në fakt në pozicionin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për gjithë Evropën dhe për Shqipërinë, mbase jo të gjithë do të jenë të kënaqur për këtë, por unë jam. E shpreha edhe më herët jam prekur dhe kam ndryshuar nga përvoja ime këtu, nëse kthehem në Shqipëri ose jo, Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua.
Ambasadorja u kujtoi gazetarëve se detyra e tyre ishte të ishin të vërtetë dhe të bënin detyrën e tyre për të informuar publikun me vërtetësi
Arsyeja se pse dëshiroja të kishim së bashku këtë konferencë për shtyp ishte që ta kishim drejtpërdrejt lidhjen dhe që tu kujtoj të gjithëve për rolin kritik thelbësor themelor që një media e pavarur ka për një vend. Portalet mediatike mund të jenë biznes por gazetarët kanë përgjegjësi. Puna juaj është të bëni pyetje të vështira për vendin tuaj. Puna ime është që të t’ju përgjigjet pyetjeve me vërtetësi.’- u shpreh Yuri Kim
-
VIDEO
Tensionet në veri të Kosovës, Yuri Kim mesazh Kurtit: Lini egon personale dhe merrni në konsideratë miqtë! Është çështje kombëtare
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë një mesazh sot për Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin. Të marrin në konsideratë vendet mike dhe mos të veprojnë me ego personale sepse problemi nuk është personal, por kombëtar
-
VIDEO
Ambasadorja Kim: Vijoni me çrrënjosjen e korrupsionit, lehtësoni procedurat për të drejtën e pronësisë
Ambasadorja e SHBA-së u kujdes të thoshte se misioni i saj ka qenë për të përcjellë mesazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Është e nevojshme të vijohet për të mbajtur këto reforma siç është çrrënjosja e korrupsionit, lehtësimi i procedurave për të drejtën e pronësisë”
-
VIDEO
Fjalimi i lamtumirës, Yuri Kim: Do largohem me respektin për historinë dhe traditat e Shqipërisë
Yuri Kim ka dhënë sot një fjalim të lamtumirës si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri. Ajo madje ndau dhe një ndjesi personale që kishte krijuar me vendin tonë.
“Ne kemi vlerësuar partneritetin tuaj në mbështetjen e Ukrainës dhe në përballje e pushtimit brutal të Rusisë. Anë e mbanë botës, njerëzit u frymëzuan ndërsa kanë parë që shqiptarët kanë nxjerrë jashtë rrezikut, afganët e pa mbrojtur. Një shpalosje e jashtëzakonshme të traditës shqiptare mikpritjes dhe nderit. Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri s’kanë qenë kurrë më të forta. Kemi bërë progres historike në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Vitin e kaluar përkujtuam 100-vjetoritn e marrëdhënieve diplomatike të SHBA dhe Shqipërinë.
Kemi bërë hapa të mëdhenj për partneritetin tonë. Kemi ende punë për të bërë, por shpresoj që përparimi i 3 viteve do të na inspirojë edhe më tej që të mos dorëzohemi. Kam ndryshuar në shumë mënyra në këto 3 vite. Unë do e lë Shqipërinë me respekt të thellë për historinë, traditat, këmbënguljen tuaj. Do iki me mirënjohje për dashamirësinë tuaj. Do të largohem me simpati dhe solidaritet për padurimin tuaj për një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Do të iki me një respekt për tokën tonë të shqiponjave.”- tha Kim.
-
VIDEO
Operacioni i policisë nga MEK, Yuri Kim: Mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj! Është në dorë të saj nëse do t’i largojë
Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një konferencë për gazetarët ka mbështetur operacionin e policisë shqiptare në kampin e MEK në Manzë një ditë më parë. Ambasadorja amerikane, tha se qeveria shqiptare e ka vetë në dorë nëse duhet të vendosë që t’i largojë apo jo. Kim shtoi se mbështet, të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj’
‘Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është e qartë ne mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuar të cilat zbatohen për çdo lloj mysafiri në vendin tuaj dhe kështu duhet të bëjnë edhe ato për ju, t’ju zbatojnë.’- tha Kim.