-
VIDEO
Yuri Kim fjalim lamtumire: Reforma në Drejtësi po jep rezultate, çrrënjosja e korrupsionit kusht që Shqipërinë ta kemi aleat më të ngushtë
Ambasadorja amerikane në Shqipëri në një konferencë për shtyp, të fundit në pozicionin e saj si diplomate e SHBA-së në vendin tonë, tha se çështja e Reformës në Drejtësi nuk është thjeshtë çështje morale, por është që të kemi Shqipërinë një aleat më të fortë.
-
VIDEO
Sekuestrohet një sasi kanabisi dhe 2 armë gjahu, 3 të arrestuar në Korçë! Droga iu gjet në banesë
Një sasi kanabisi është sekuestruar në Korçë. Në saj të këtij operacioni janë arrestuar 3 persona, Donald Lato, Klevis Zaçellari dhe Luan Qazim
-
VIDEO
PD ndahet nga Berisha, gati rikthimi i Bashës? (20 qershor 2023)
Partia Demokratike do të mbajë garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, proces që ka nxitur një tjetër ndarje mes grupit që i rezistoi Sali Berishës.
-
VIDEO
Kontrolli i Policisë në MEK, Karamuço: Sulmet kibernetike të anëtarëve të kampit synonin Iranin! Sokolaj: SPAK u sinjalizua nga partnerët ndërkombëtarë
Policia e Shtetit ushtroi kontrolle ditën e sotme në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, pasi dyshohet se anëtarët e opozitës iraniane që strehohen aty kryenin sulme kibernetike ndaj shteteve të tjera. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv tha se anëtarët e kampit MEK kishin si objekt të sulmeve kibernetike qeverinë iraniane, ndërsa sipas tij deri më tani nuk flitet ende për shtete të tjera. Karamuço u shpreh se kjo situatë ka qenë edhe temë diskutimi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtar, që u thirr pak ditë më parë nga Presidenti Bajram Begaj.
-
VIDEO
Përfshihen nga flakët tubat e aspirimit të pallatit në Durrës! Zjarrfikësit dhe policia në vendngjarje
Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr.1 të Durrësit janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme duke rrezikuar edhe apartamentet.
-
VIDEO
Policia publikon pamjet e operacionit brenda kampit MEK
Policia publikon pamjet e operacionit brenda kampit MEK
-
VIDEO
Kontrollet e policisë në kampin e MEK në Manzë, trupi i pajetë i 65-vjeçarit dërgohet në Tiranë për autopsi
Policia e Shtetit, për herë të parë, ka zbarkuar ditën e sotme në kampin e MEK në Durrës, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. Me urdhër të SPAK, policia ka ushtruar kontrolle dhe burime bëjnë më dije se brenda kampit policia ka gjetur disa servera nëpërmjet të cilëve janë hackeruar disa institucione të huaja.
-
VIDEO
Pas 4 orësh mbyllet protesta e anëtareve të MEK në kampin e Manzës
Pas pothuajse 4 orësh përplasje me policinë, iranianët kanë mbyllur protestën. E gjithë rrëmuja u shkaktua pas një urdhër të SPAK për të zbarkuar në kampin e MEK në Manzë. Burimet e Report Tv mësuan se iranianët kishin qendra me servera që i përdornin për të hackeruar institucionet e shteteve të huaja. Nga ana tjetër ata pretendojnë se policia shqiptare i ka cenuar, por duhet theksuar se procesi është tërësisht legjitim pasi është me urdhër të SPAK.
-
VIDEO
Si u vendosën 3 mijë muxhahedinë iranianë në Manëz? Nga krijimi në 1960 tek vendosja në Shqipëri, kush është MEK
Rreth 3000 anëtarë të opozitës iraniane kanë mbërritur në Shqipëri nga marsi i vitit 2013 deri në shtator të vitit 2016, kur mbërritën 280 të fundit nga kampi “Liria” në Irak. Ata kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë shqiptare dhe vendosja e tyre këtu është vetëm për qëllime humanitare e jo politike
-
VIDEO
Kontrollet e policisë në kampin e MEK në Manzë, avokati: Viktima ka hematoma, është goditur me sende të forta! Presim raportin mjeko-ligjor
Avokati i kampit të MEK, Genc Gjokutaj pretendon se policia ka përdorur gaz lotsjellës si dhe kanë dhunuar iranianët në kampin e MEK.
“Është përdorur gaz lotjsellës dhe shkopinj gomash. Kanë kërkuar arsyet por nuk ua kanë dhënë. Kemi një të vdekur, që ka ndërruar jetë nga gazi lotsjellës dhe goditjet. Është evidente, viktima ka hematoma, është goditur me sende të forta në pjesën e ballit. Po presim raportin mjekologjit dhe i policisë.
Nuk ka pasur arrestime gjë që tregon se nuk ka pasur sulm nga ana e iranianëve.”- tha avokati, Genc Gjokutaj.
-
VIDEO
Kontrollet e policisë në kampin e iranianëve në Durrës, Ministria e Brendshme: U pranuan për qendrim humanitar, por kanë shkelur marrëveshjen e vitit 2014
Ministria e Brendshme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksionin e policisë së shtetit në kampin e MEK në Durrës.
'Operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK në Manëz të Durrësit është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk iu është përmbajtur këtyre angazhimeve duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qënë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Fatkeqësisht brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Shtetit, gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale.'- njofton ministria e Brendshme.
-
VIDEO
Kontrollet në kampin e MEK, policia: Një 65-vjeçar vdiq nga arresti kardiak
Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë nga arresti kardiak në kampine MEK në Manzë të Durrësit. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se trupi i tij po dërgohet për ekspertizë.